Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Spahiu: Berisha blen mbështetje nga jashtë Empty Spahiu: Berisha blen mbështetje nga jashtë

Sat 15 Sep 2012 - 18:31
Kreshnik Spahiu ka rritur tonet e akuzës ndaj Kryeministrit Sali Berisha për shitje të pasurive të nëntokës dhe territoreve shqiptare.

Spahiu tha se Berisha po blen mbeshtetjen nderkombetare ne procesin korruptiv te shitjes se 'Alpetrolit'.Kreu i Aleances vijoi me tej me ate, qe cilesoi si rrezikun grek ndaj kufirit ujor, por edhe territoreve shqiptare ne jug, per te cilat akuzoi serish Berishen per nenshtrim dhe bashkepunim ndaj pretendimeve te Athines.

"Jemi këtu për të thënë, që nëqoftëse tankistët e Qeverisë të shtetasit Berisha, nuk marrin përsipër që sot të jenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, për të mbrojtur territoret e Shqipërisë ne do të marrim masa për të mbrojtur jugun e Shqipërisë, përndryshe do të kemi një situatë që do të destabilizojë Shqipërinë dhe të gjithë rajonin. Kufijtë e Shqipërisë nuk mund t'i ndryshojë shtetasi Sali Berisha", tha Spahiu.

Ai tha se nuk bashkepunim as me opoziten shqiptare, me te cilen Spahiu tha se ka nje dallim.

"Nëse opozita parlamentare sot e njeh Berishën si Kryeministër të Shqipërisë, ne nuk e njohim atë, ai është thjesht një shtetas, që duhet të jetë i pandehur", tha Spahiu.

Spahiu beri deklaratat gjate mbledhjes se Keshillit Drejtues te Aleances, e cila shpalli shpalli fillimin e organizimit te zgjedhjes se strukturave vendore te kesaj force politike.

top-channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi