Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Rama: Berisha po blen deputetët e PS  Empty Rama: Berisha po blen deputetët e PS

Tue 15 May 2012 - 17:44
Rama: Berisha po blen deputetët e PS  AKUZAT-E-RAMES-15_tn_32Pas një mbledhje urgjente me kryesinë e PS, që ka zgjatur tre orë, Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të opozitës ka parashtruar dy qëndrime në lidhje me zgjedhjen e Presidentit dhe reformën elektorale.

Kryetari PS-së, Rama ka akuzuar Kryeministrin, se ka nisur blerjen e deputetëve të opozitës, për të votuar pro kandidaturës së Partise Demokratike për President.

“Të shtunën mbrëma dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës, në para, të të dërguarve të Kryeministrit, për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për postin e Presidentit. E them publikisht këtë fakt, jo se është diçka e re, ka ndodhur po kështu, kur Kryeministri kërkonte të cante me


para në dorën grupin tonë parlamentar gjatë periudhës së bojkotit të Parlamentit. Ka ndodhur po kështu edhe kur duhej të zgjidhej presidenti i Republikës në vitin 2007. Do të ndodhë përsëri kështu, deri kur Kryeministri i sotëm, të ketë nevojë për vota që nuk i ka, deri në ditën e fundit të qëndrimit të tij në atë karrige, aq më tepër sot, kur ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të tij të vjedhur, për të vjedhur Shqipërinë", tha Rama.

Ndërkaq, po për çeshtjen e presidentit Edi Rama u shpreh se PS, nuk do të pranojë asnjë kandidat nga PD-ja për President, por as nuk do të ngulmojë për një kandidat nga ana e opozitës.

"Nuk pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike dhe nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga PS, sepse nuk duam thjesht një President, që të mos jetë nxjerrë nga barku i oborrit të Saliut, por duam një President që të mos jetë noter i cilësdo parti, përfshi edhe Partinë Socialiste. Duam një President për të gjithë ju, për këtë komunikojmë me cdo forcë politike që është në parlament, me votat tuaja dhe për këtë do të mundohemi deri në fund të këtij procesi kushtetues", tha Rama.

Kryesocialisti Rama është shprehur optimist se reforma zgjedhore do të përfundojë me sukses.

"Në këndvështrimin tonë, procesi i reformës i ka patur dhe i ka të gjitha gjasat të mbyllet me sukses, në të mirë të vendit, në të mirë të të gjitha forcave elektorale, që pastaj mishërohen në forca parlamentare. Kompromisi për konsensusin është i mundshëm dhe urojmë që të realizohet për të mundur të realizojmë reformën zgjedhore të plotë, integrale dhe të pakontestueshme. Nuk dua të bëj komente, të cilat cënojnë frymën e domosdoshme konstruktive që duhet të vazhdojmë të ushqejme, pavarësisht komenteve krejt të pavend, krejt pa etikë dhe krejt të padobishme të kryeministrit një ditë më parë", tha Rama.

PD: Nëse PS ka prova t'i denoncojë

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së Ramës, duke thëne se nese zoti Rama ka prova lidhur me perpjekjet per blerjen e deputeteve duhet t'i denoncoje ato.

"Sot Edi Rama lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekje që sipas Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetët e tij. PD duke hedhur poshte këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon Ramës që çdo provë, fakt apo të dhënë për cilindo ta paraqesë në Prokurorinë e Shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim", tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi