Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Berisha: Rama betonizoi Tiranën Empty Berisha: Rama betonizoi Tiranën

Tue 15 May 2012 - 17:40
Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar prezantimin e projekteve të dy studiove finaliste, për zgjatimin e Bulevardit, për të shigjetuar sërish ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për betonizim të qytetit.

"Qyteti njohu do të thosha një barbari njerëzore. Por kur betoni përdoret për të asfiksuar qytetarin, për të rrënuar mjedisin, për të ngushtuar hapësirat, kur betoni përdoret për të çqytetëruar qytetin, sic ndodhi dhjetëvjecarin e fundit, atëherë rëndësia e përzgjedhjes që bëni sot, bëhet disa herë më e madhe", tha Berisha.

Nuk eshte mjaftaur me aq Kryeministri, por ka permenduar edhe rehabilitimin e sheshit "Skenderbej" nga administrata aktuale e bashkise.

"Shteti ishte i egër sa vetë egërsia ndaj kalimtarit me pafundësinë e betonit dhe te asfaltit ndaj tij. Qeveria ka qenë e gatshme të mbështesë edhe pararendësin tuaj, por ai kishte interesa të tjera dhe jo ato të qytetarëve të Tiranës", u shpreh Berisha.

Ne prezantimin e sotem studio 'DAR' ka theksuar edhe njehere se ka pasur kerkese nga bashkia per te reduktuar koston e projektit nga 30 deri ne 41 milionë euro ne 20 deri ne 25 milionë euro ne projektin e rishikuar per te cilen eshte reduktuar gjeresia e bulevardit ne 100 meter. Kjo studio ka zhvendosur kullat ne dy anet e bulevardit dhe ndertimet e saj parashikohen ne 9 deri ne 10 kate .Ndersa studio tjetër pararashikon nje bulevard me gjeresi 60 meter dhe pergjate tij 3 sheshe, ne njerin prej te cileve do te ndertohet dhe Pallati i Drejtesisë.Te dy studiot parashikojne hapesira te gjelbra dhe rruge te dedikuara kembesoreve.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi