Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësoi për vdekjen e vajzës nëpërmjet Facebook-ut Empty Mësoi për vdekjen e vajzës nëpërmjet Facebook-ut

Fri 21 Sep 2012 - 17:11
Dhimbje ka shkaktuar lajmi që një nënë mësoi për vdekjen e vajzës së saj nëpërmjet Facebook-ut. Ajo hyri në llogarinë e saj dhe pa që miqtë e saj shkruanin R.I.P Carla! (U prefsh në paqe Karla!).Ky lajm ka bërë zhurmë në Britani. Kjo nënë tragjike, 49-vjeçarja Cheryl Jones, jo vetëm që humbi të bijën e saj, por u njoftua për vdekjen nëpërmjet rrjetit social dhe jo nëpërmjet policisë, siç edhe duhej të ndodhte.Vajza e saj, 30-vjeçarja Carla James që punonte si modele, kishte vdekur dhe ajo s’e kishte marrë vesh.

Nëna e shokuar kur lexoi mesazhet ngushëlluese nga njerëz që shprehnin dhimbjen për vdekjen e të bijës, nuk dinte si të reagonte. Ajo i ra numrit të celularit të Carla-s, por nuk dëgjoi zërin e vajzës, por të një polici, i cili i tha se do të komunikonte me të më vonë.

Pas një ore plot ankth e agoni, policia i telefonoi dhe i tha se vajza e saj kishte tre orë që kishte vdekur. Nënës i ra të fikët dhe nuk mund ta besonte dot.

“Si është e mundur! Vajza ime kishte vdekur, e dinin dhe askush nuk më njoftoi. Jam nëna e saj, njeriu më i afërt në botë. Përse nuk më njoftuan dhe duhej ta mësoja në këtë mënyrë?”, thotë Cheryl duke qarë.

Shkaqet e vdekjes së 30-vjeçares nuk janë bërë akoma të qarta, por sipas burimeve, mësohet se Carla kishte probleme me zemrën. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi