Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës Empty Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës

Mon 24 Sep 2012 - 10:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës 58589SHBA-
Në një ditë me shi, më shumë se 300 njerëz u mblodhën në parkun
“Rockfeller” të Klivlend, Ohajo, të shtunën në mbrëmje për të festuar
ngritjen e Kopshtit Kulturor shqiptar.

Një statujë e gjatë prej
bronzi e bamirëses shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për
paqen për punën e saj me të varfrit u zbulua mes mjaft emocionesh.

I
pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe tre
fëmijë muzikantë të cilët janë adoptuar nga jetimoret e ngritura nga
Nënë Tereza.

Në ceremoni, e cila zgjati rreth 75 minuta, morën
pjesë edhe shumë shqiptarë të cilat kanë nisur një jetë të re në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, pas viteve 90, studentë shqiptarë nga
Shqipëria dhe Kosova, etj.

Pavarësisht shiut të dendur, një grup
valltarësh me veshje popullore, shoqëruar nga këngëtari i muzikës
popullore, pjesë e komunitetit shqiptar në Amerikë, Gëzim Nika argëtuan
të pranishmit.

Kopshti Kulturor shqiptar ka ende edhe dy faza të
tjera për të kaluar. Faza e dytë përshin ndërtimin e një shatërvani të
madh. Ideja është që kjo pjesë e parkut të përdoret nga shqiptarët e
Amerikës, për dasma, festa dhe piknik.

“Ne duam që të përdoret dhe jo thjesht të shikohet”- thanë përfaqësuesit e Bashkisë së Klivlendit.

Kështu
edhe Shqipëria do të ketë kopshtin e saj kulturor në Klivlend, në një
park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia,
India dhe shumë vende të tjera.

Kërkesa për vendosjen e statujës
së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti
shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës Empty Re: Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës

Mon 24 Sep 2012 - 10:54
Message reputation : 100% (1 vote)
JAMKRENAR QE JAM SHQIPETAR POPULLI QE NXORRI NGA DJEPI I TIJ DY NGA FIGURAT ME TE MEDHA BOTERORE
GJERGJ KASTRIOTI SI LUFTETARI ME I MADH QE NDALOJ PUSHTUESIT OTOMAN TE PUSHTONTE SHQIPERINE PER AQ KOHE SA ISHTE GJALLE
DHE PER NENE TEREZEN QE E MBAN TERE BOTA PER NJERIUN E PAQES

RRESPEKTE PER KETO EMBLEMA SHQIPETARE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi