Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Menduh Thaçi nuk lejohet të hyjë në Greqi, i shkruan Samarasit Empty Menduh Thaçi nuk lejohet të hyjë në Greqi, i shkruan Samarasit

Wed 10 Oct 2012 - 0:54
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk është lejuar nga autoritete greke që të kalojë nëpër Greqi, me arsyetimin se shoferi i tij nuk ka pas patentë ndërkombëtare. Pas këtij incidenti ai i shkruan Kryeministrit të Republikës së Greqisë, Andonis Samaras. Në vazhdim teksti integral i lëtrës.

Z.Kryeminister

Përkundër vullnetit dhe dëshirës sime të mirë që përfaqësuesit e Ambasadës së shtetit Tuaj në Shkup të më jepnin sqarime lidhur me një incident që ndodhi ne kufirin e shtetit Tuaj, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Gjatë kthimit tim nga një udhëtim zyrtar në Ankara, ku kisha nderin të jem mysafir në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, z.Rexhep Tajjip Erdogan, nëpunësit e pikës kufitare të shtetit Tuaj më mohuan të drejtën për të hyrë në Greqi me pretekstin se shoferi im nuk posedon “leje internacionale për vozitje”.

Të Ju përkujtoj z.Kryeministër se unë jam kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, partisë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni dhe njëherazi deputet në Parlament.

Mbase mund të kem mirëkuptim për frustacionet dhe vështirësitë që kalon qeveria dhe shteti Juaj në këtë krizë që ju ka kapluar, megjithatë incidente të këtilla nuk kontribuojnë në imazhin e shtetit Tuaj.

Z.Kryeministër,

Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona “non grate” gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon ¬çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve.

S’do mend se kjo qasje e qeverisë së Juaj, është në kundërshtim me parimet themelore të njerëzimit dhe demokracisë së mirëfilltë.

Përderisa ne si komb hapërojmë sigurt drejt familjes së madhe europiane, duke i kultivuar vlerat pozitive të saj qeveria dhe kombi Juaj fatkeqësisht shkojnë në kahje të kundërt duke u bërë një shembull i keq jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë civilizues dhe demokratik.

Në fund, z.Kryemistër pa asnjë respekt për Ju dhe qeverinë Tuaj fatkeqësisht jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në mbamendjen tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjërë.



Kopje e kësaj letre publike i është dërguar edhe:



- Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Greqisë dhe

- Ambasadës së Republikës së Greqisë në Shkup





Tetovë, 09 Tetor 2012 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

Menduh Thaçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi