Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Edhe Sali Berisha dha dorëheqje, çfarë pret Menduh Thaçi? Empty Edhe Sali Berisha dha dorëheqje, çfarë pret Menduh Thaçi?

Mon 1 Jul 2013 - 21:09
"Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike".

Ky ishte thelbi i fjalimit të Sali Berishës në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes. Ishim të shumtë ata që e kundërshtuan një vendim të tillë të liderit të Partisë Demokratike. Mirëpo, Berisha nuk u zmbraps nga vendimi i tij, përkundrazi e përforcoi qëndrimin e tij duke dëshmuar se ka arritur atë pjekuri politike, dhe ashtu siç kishte thënë edhe vetë se humbjen e pranojnë vetëm ata që kanë besim te vetja dhe kauza që mbrojnë, ata të cilët e konsiderojnë humbjen një sfidë, për të arritur suksesin e radhës.

Mirëpo, kjo rrugë nuk u ndoq nga humbësi i zgjedhjeve në Maqedoni nga tabori shqiptar.

Pas humbjes në zgjedhjet e kaluara lideri i PDSH-së Menduh Thaçi kishte deklaruar se do të jepte dorëheqje nëse e kërkojnë mbi 90 mijë luana (aktivistë të PDSH-së) dhe jo të tjerët të cilët votuan kundër kësaj platformë. Mirëpo, kryesia qendrore e PDSH-së pati refuzuar të debatojë për dorëheqjen e kryetarit të partisë Menduh Thaçi, dhe ka hjekur prej rendit të ditës këtë pikë. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Menduh Thaçi, gjatë një prononcimi për media."Kryesia qendrore e PDSH-së ka refuzuar të diskutojë për dorëheqjen time.

Jo shumë kohë më pas, në një intervistë ku sidomos zbrazte vrerin e tij ndaj tetovarëve për humbjen e PDSH’së në Tetovë, ai e kishte pranuar se me dorëheqjen e tij i ka mashtruar shqiptarët që nuk e kanë votuar.

“Dorëheqja ime ishte vetëm mashtrim për shqiptarët dyftyrësh që votuan kundër neve. Pak bëra hajgare me ata. Absolutisht nuk ndjejë asnjë përgjegjësi ndaj atyre që u shitën, e ata janë shqiptarët e Tetovës të cilët kanë votuar për Ahmetin pa asnjë arsye”, pati thënë Thaçi.

Përndryshe, pas humbjes në zgjedhjet e fundit, të njëjtin veprim sikurse Berisha e kishte aplikuar edhe lideri i Partisë Social Demokrate Maqedonase, Branko Crvenkovski, i cili paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra e kryetarit të partisë dhe konfirmoi se nuk do të garojë për një mandat të ri si kryetar në kongresin e ardhshëm partiak, gjë që përshpejtoi mbajtjen e kongresit të partisë më të madhe opozitare në taborin maqedonas, i cili vendosi që në krye ta ketë kryetarin e ri, Zoran Zaev.

Të jesh humbës sigurisht se është e dhimbshme dhe vështirë se mund t’ia pranosh vetës. Por, në momentin që arrin pjekurinë që të reflektosh me një analizë të thellë dhe të gjithanshme do të dëshmosh se ke parime dhe vlera. Se je besnik ndaj parimeve demokratike dhe korrekt me votuesit që përfaqëson. Mirëpo, një politikan ose ka dinjitet ose nuk ka. Nëse Sali Berisha dha dorëheqje nga pozita e të parti të PD’së, nëse “luanët” e tij brenda dhe jashtë kufirit nuk mundën ta ndalojnë veprimin e tij, nuk ka asnjë shpjegim dhe arsyetim demokratik që këtë ta bëjë edhe Menduh Thaçi.

E derisa lideri i PDSH’së vazhdon të thotë se tallet me të gjithë ata që e kërkojnë dorëheqjen e tij, është çështje kohe kur do ta kuptojë se ai që tallet me parimet demokratike, mbi të gjitha është tallur me vetveten. /Almakos
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi