Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja arsyet pse çdo ditë një familje që merret me biznes del në rrugë Empty Ja arsyet pse çdo ditë një familje që merret me biznes del në rrugë

Thu 11 Oct 2012 - 0:20
Ja arsyet pse çdo ditë një familje që merret me biznes del në rrugë Petrika%20tollkuciKorçë- Viti 2012 për familjet e qytetit të Korçës që merren me biznes ka qenë një vit i mbrapsht. Gati çdo mëngjes një familje e tillë gdhihet e papunë. Zhgënjimi është i madh. Askush prej tyre nuk mundi dot të mbante gjallë aktivitetin e tij tregtar. Arsyet janë të shumta. (Do t’i rendisim më poshtë) Me këto ritme që po ecën mbyllja e bizneseve edhe ditët në vijim do të jenë të trishtuara. Të tjera subjekte do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për të kërkuar mbylljen e aktivitetit. Vetëm gjatë periudhës kohore janar-shtator në qytetin e Korçës janë mbyllur 201 biznese. Kështu kishte ndodhur edhe një vit më parë, por në krahasim me 9-mujorin e vitit të kaluar, këtë vit deri më tani janë mbyllur 40 biznese më shumë. Kjo ecuri të mbylljes së aktivitetve e bën edhe më të frikshme situatën.

Me shifrat e mësipërme të mbylljes së aktiviteteve dhe gjendjen aktuale të biznesit na njohu Drejtori i Drejtorisë të të Ardhurave pranë Bashkisë Korçë, Petrika Tollkuçi. “Mbyllja e bizneseve nuk ka prekur vetëm aktivitetin tregtar, na thotë Tollkuçi, por edhe shërbimet, edhe transportin, edhe profesionet e lira apo edhe sektorë të tjerë”.. “Në 9-mujorin e parë të vitit 2011 u mbyllën 162 biznese, shpjegon Tollkuçi, kurse këtë vit si 9 mujor u mbyllën 201, ose 40 më shumë”. Panorama e shifrave dhe fakteve flet për një biznes në vështirësi serioze të mbijetesës. 200 familje të mbetura tashmë të papuna për një qytet si Korça janë shumë.

Arsyet e mbylljes së aktiviteteve të ndryshme private janë të shumta. “Fuqia blerëse është ulur ndjeshëm, thekson Tollkuçi. Të ardhurat që sigurohen nga subjektet private po bëhen gjithnjë e më të pakta. Dyqanet e bukës dhe të ushqimeve kanë filluar të operojnë vetëm duke shënuar në listë emrat e blerësve. Mbijetesa e tyre është vështirësuar. Të gjendur në këto kushte kërkojnë mbylljen e biznesit”

“Veç sa më sipër, biznesi nuk po përballon dot konkurencën e pandershme, sqaron Drejtori i Drejtorisë të të Ardhurave pranë Bashkisë Korçë, Petrika Tollkuçi. Ka ende biznese të paregjistruara. Kemi kërkuar ndihmën e Drejtorisë së Tatimeve, pasi kapacitet e saj janë më të mëdha, por bashkëpunimi me Tatimet në mjaft raste ka qenë minamial, ashtu sikurse në raste të tjera ka qenë zero. Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve të pushtetit qendror me atë lokal, viojn të mbetet një absurd”.

“Situata për biznesin u rëndua edhe më tepër, kjo edhe për faktin se janë ndërprerë lejet e ndërtimit, kur plani urbanistik i qytetit tashmë duhej të ishte aprovuar nga KRRTRSH –ja.. Për rrjedhojë bizneset e materialeve të ndërtimit, të pajisjeve hidraulike, elektrike, të aredimit dhe shumë sektorë të tjerë pësuan rënie të ndjeshme në sigurimin e të ardhurave”.

“Zvarritja ndër vite e legalizimeve, është një tjetër arsye pse bizneset po përjetojnë këtë situatë. Të ardhurat që siguron bashkia nga ALUIZNI janë të pakta. Kjo gjë ndikon edhe te investimet”

“Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, shton më tej Tollkuçi, qeveria na privatizoi edhe merkaton e qytetit, nga e cila siguroheshin mjaft të ardhura. Të gjitha këto arsye që rendita më sipër, çuan në vështirësi të papërballueshme për privatët. Aktualisht kemi 201 biznese të mbyllura, por pavarësisht nga të gjitha këto, “themra e Akilit” për këtë situatë është kriza që ka përfshirë çdo sektor të ekonomisë, ndaj gati çdo ditë bizneset gdhihen mes dëshpërimit dhe papunësisë, përfundoi Drejtori i Drejtorisë të të Ardhurave pranë Bashkisë Korçë, Petrika Tollkuçi



\Shekulli Online\Vepror Hasani\
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi