Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Absurditet në Shqipëri! Qeveria nxjerrë në rrugë me forcë me dhjetëra familje për ish-pronarin!  Empty Absurditet në Shqipëri! Qeveria nxjerrë në rrugë me forcë me dhjetëra familje për ish-pronarin!

Fri 1 Mar 2013 - 23:11
Nuk mund të përshkruhen pamje të tilla teksa shikon nënat dhe motrat e këtij vendi të lotojnë dhe rënkojnë, pasi është pikërisht shteti që i shkelmon dhe i hedh në rrugë!
Janë po ato nëna dhe motra të cilat pastrojnë rrugët e qytetit, punojnë për bukën e gojës, kontribuojnë për këtë vend, ndërsa ky shtet, për shpërblim i hedh në rrugë, pa ia ditur se ku do të shkojnë dhe ku të strehohen.
Ndërkohë, fotoreporter të Fokus TV, të qytetit të Vlorës, kanë regjistruar me kamerat e tyre pamjet më të ashpra të realitetit shqiptar.
Edhe pse jetojnë për më shumë se 40 vjet në ato shtëpi, gjykata vendosi ti hedh në rrugë, ndërsa zyra e përmbarimit insiston që të boshatisin ndërtesat sa më shpejtë të jetë e mundur!
A ka koment për këtë nënë?
A mund të përshkruhen rënkimet dhe lotët e këtyre bashkëqytetarëve, të cilët papritur shteti vendosi t’i nxjerri në qiell të hapur?
Zotërinj pushtetar, po sikur këto nënë të ishin tuajt a do t’i nxirrnit në rrugë?
Ngjarja e sotme e qytetit të Vlorës, është e paprecedent, pasi shteti vendosi t’i nxjerrë në rrugë pa u interesuar nëse ata kanë ku të shkojnë veç, qiellit të hapur. Ndërkohë që mësohet se fatin e këtyre familjeve do ta kenë edhe 220 familje të tjera!/alb-observer.com/
Ju këshillojmë pamjet janë vërtet tronditëse dhe shokuse!
http://www.alb-observer.com/2013/03/absurditet-ne-shqiperi-qeveria-nxjerre-ne-rruge-me-force-me-dhjetera-familje-per-ish-pronarin-kujdes-pamje-te-ashpra-video/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi