Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

DICKA MBI MORALIN.. Empty DICKA MBI MORALIN..

Sun 14 Oct 2012 - 20:46
"Përpjekja më e rëndësishme njerëzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Baraspesha jonë e brendshme, dhe madje, m'u qenësia jonë, varet nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn

Morali është një temë e gjerë për të cilën kanë diskutuar shumë lëmi shkencore, ndër to në veçanti, këtë dukuri e ka trajtuar Filozofia, duke mos munguar as në faqet e Letërsisë e gjithashtu edhe në fushën e Psikologjisë, në studimin e karaktereve dhe personalitetit, e në shumë e shumë lëmi të tjera. Mirëpo, moralit, fokusimin e të gjithë energjisë ia kanë kushtuar religjionet, që nga krijimi i njerëzimit e deri më sot, duke e ngritur atë në një ndër virtytet bazë që mund të posedojë personaliteti i një individi. Madje në shumë vende mund të gjejmë se në fushën e moralit ekzistojnë dy rryma kryesore: Rryma laike dhe Rryma fetare.

"Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do t'i koritim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole

Moralin (lat.: moralis – doket, zakonet, veset, apo në përkthimin latin moralis – mos ves), mund ta përkufizojmë si rregull, parim apo normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerëzit e arsyeshëm. Kështu mund të përshkruhet morali në një mënyrë... ka edhe shumë shprehje të tjera, mirëpo asnjëra nga ato nuk arrin të përfshije të plotë domethënien e këtij nocioni.

"Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli

Morali pra, është ajo energjia e brendshme pozitive e cila e shpie njeriun në parajsë, qoftë në këtë jetë qoftë në tjetrën. Mirëpo të jesh i moralshëm nuk është e vështir, por as e lehtë - thjesht duhet tu përmbahesh disa gjërave dhe t'i zbatosh ato. Çka, po të na thotë dikush se deri më tani kemi vepruar në mënyrë jo të mirë, ndërsa tani e tutje, duhet të bëhemi të moralshëm!.. dhe lind pyetja: si? Përgjigja më e mirë dhe më e drjetë, për këtë pyetje, është e përmbledhur në veprat religjioze (duke mos i mbikaluar ato), të cilat bartin në vete frymën Hyjnore dhe mesazhin e pastër të së mirës. Pra, në përgjithësi, që të gjitha besimet orientojnë njerëzimin që të anojë nga ajo e cila është e mirë për të gjithë, pa e dëmtuar asnjë njeri. Veprat (njerëzit) që anojnë nga e liga duhet ndëshkuar, ndërsa veprat (njerëzit) që anojnë nga e mira duhet lartësuar.

“Kur sheh një njeri se vepron një gjë të dëmshme, ndryshoje atë me fjalë. Nëse nuk ndryshohet, atëherë bëje atë me forcë, dhe nëse prapë s'ka ndryshim, atëherë ndryshoje me zemër”. Thënie Arabe

Edhe studimet psikologjike dhe sociologjike kanë dëshmuar se morali i pastër është një mbështetje e fuqishme në aspiratat njerëzore dhe në paqen ndërmjet tyre, e sidomos në paqen e brendshme të njeriut. Një njeri i cili posedon një moral të lartë, një ndërgjegje të pastër me qëllimin pozitiv në lidhje me një veprim apo punë të caktuar, ka për disa herë më shumë energji, që do të thotë, edhe mundësi për ta përfunduar në mënyrë të paraparë atë veprim, sesa një tjetër, të cilit i mungojnë këto veti të ndritura, pavarësisht mënyrave të tij të veprimit, për të arritur deri te qëllimi. Morali është armë e fuqishme në duart e njeriut i cili aspiron të mirën. I moralshëm do të thotë që të veprosh mirë dhe me dinjitet, por njëkohësisht, edhe të largohesh nga e keqja dhe e pamoralshmja.

“I moralshëm është ai që në vështirësi tregon besnikëri”. Mirsad Kuteli

Pra, të jesh i moralshëm nuk do të thotë të jesh qyqar dhe i dobët, por përkundrazi, njeri me zemër të fort e fisnike, që as stuhitë, nuk mund të të lëkundin nga qëndrimet e fjalëve tua. Unë aspak nuk pajtohem me thënien se “qëllimi arsyeton mjetin” sepse, për arritjen e një qëllimi të lig dhe dashakeqës, nuk është e logjikshme që të përdorim gjëra të lejuara, por edhe paraqitja si i moralshëm për arritjen e një qëllimi të mirë, nuk mund të jetë arsye për shkatërrime të tjera. Me një fjalë, thotë populli, nuk mund t'i shlyej, një e mirë, njëqind të këqija, por çdo gjë, sado e keqe qoftë, mund të ndryshoj me një veprim të mirë. Nuk e shoh të udhës që të thellohemi në mënyrë shkencore se si manifestohen veprimet e tilla në mendjen e njeriut, shpirtin e tij apo edhe në trupin e tij.... apo më mirë të themi, se si janë të koduara ato në ndërdije, më saktësisht - në shpirtin e njeriut. Mirëpo vlen të thuhet se e moralshmja dhe e drejta është fuqi madhështore, ka ndikim të pakontestueshëm, sipas psikologëve, në jetën psikike të njeriut, ndërsa sipas sociologëve, është bazament i fort për ndërtimin e një shoqërie të pastër. Në mënyrë të mrekullueshme e interpretojnë edhe teologët ndikimin e moralit në jetën shpirtërore të njeriut, ndonëse në mënyrë metaforike dhe të koduar, por mënyra më e përpiktë dhe reale e manifestimit të shpirtit të njeriut. Pra, një njeri i cili largohet nga çdo gjë e cila i sjellë dëm, qoftë vetvetes apo të tjerëve, dhe vepron gjëra në përputhje me ligjet e natyrës, në përputhje me interesin individual dhe kolektiv, gjithmonë duke pasur për qëllim më të mirën, si për vete, ashtu edhe për të tjerët, ai njeri bënë maksimumin për vetën e vet, për trupin dhe shpirtin e tij, ai njeri nxjerr vetën e tij nga kthetrat e degjenerimit dhe vulgarizimit në kopshtet e të bukurës dhe të mahnitshmes.

“Butësia është mburojë e fshehtë, ndërsa mendja – shpatë e mprehtë, andaj mbuloje karakterin tënd me butësi dhe luftoje pasionin tënd me mendje”, Ali ibn Ebi Talib r.a.

Kjo thënie pasqyron gjithë atë që mund të bëjë njeriu për vetën e tij: ta mbrojë personalitetin e tij me butësi e dashuri dhe tu kundërvihet vrullshëm epsheve dhe pasioneve të ndërdijes, duke i çrrënjos ato, dhe zëvendësuar me dashuri e me gjëra të bukura. Në ditët e sotme ka shumë mëdyshje në vëzhgimin dhe kujdesin ndaj instinkteve dhe epsheve duke u konsideruar edhe si shtyse apo edhe forcë për orientim në disa veprime. Mirëpo, nëse thellohemi në këtë lëmë, do të shohim se shumica e instinkteve të cilat i vijnë njeriut, qoftë nga ndërdija e tij, apo edhe të iniciuara nga ndonjë faktorë i jashtëm, nuk e shpijnë njeriun gjithmonë në gjëra të drejta e të moralshme! Po ashtu, edhe pangopshmëria e epshit të njeriut e dëshmon këtë. Qe të dyja këto e kanë origjinën, apo burimin, në shpirtin e njeriut dhe, në rastet më të shpeshta, janë derivate të gjendjes materiale. Mirëpo, duke iu referuar mendjes (atë mund ta marrim si udhërrëfyese kryesore në procesin tonë jetësor) e cila, në qoftë se është e pasuruar me njohuritë e nevojshme, ka forcë që t'i mposht edhe instinktet edhe epshet dhe të dominoj mbi to. Mendja është udhërrëfyesja më e sigurt, e cila me burimin e vet që e ka në shpirt, ka edhe forcë të analizojë efektet pozitive dhe negative të një veprimi dhe të vendosë në raport me efektet e pastajme të veprimit.

Përfundimisht, morali i skalitur në zemrën e njeriut është dhurata më e çmueshme që Zoti i ka dhënë njeriut pas mendjes, e kur të kombinohen këto të dyja, ndodhë mrekullia dhe paqja, dhe secilit i takon ajo që e meriton.

“Njeriu i cili posedon moralin dhe dijen, dhe i kombinon këto, nuk ka derë që nuk mund ta hap në këtë jetë dhe në jetën tjetër”.
Shkruan: Leotrim MAVRAJ

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi