Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dita e 28-të e grevës, rëndohet gjendja  Empty Dita e 28-të e grevës, rëndohet gjendja

Fri 19 Oct 2012 - 9:12
Dita e 28-të e grevës, rëndohet gjendja  Greva-vdekjes

Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë ka hyrë në ditën e saj të 28-të dhe megjithë urdhërin e gjykatës për shpërndajen e saj, ajo vijon të mbahet në të njëjtin ambient.

Brenda tendës së grevistëve dhe në ambientet përreth, një ditë më parë mbizotëroi një atmosferë më e qetë pas tensionit mes grevistëve, familjarëve dhe mbështetësve të tyre me policinë për shkak të urdhërit të gjykatës. Policia ka deklaruar se do të kërkojë mirëkuptimin e grevistëve për të zbatuar udhërin e gjykatës dhe se nuk do të përdorë forcën.

E ndërsa gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet, grevistët shprehen të vendosur për t’i shkuar protestës së tyre deri në fund. Ata janë në një pritje jo vetëm të qeverisë për të zgjidhur problemet e tyre, por edhe të një mbështetjeje më të madhe nga shoqëria shqiptare.

Holtkemper: Të nisë dialogu

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper ka kërkuar nga qeveria shqiptare gjetjen e një zgjidhjeje për grevën e ish-të përndjekurve politikë. Ajo ka apeluar për nisjen e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes së kërkesave të tyre.

“Ish-të dënuarit politikë kanë vuajtur shumë në kohën e komunizmit dhe tashmë ka ardhur koha që ata të dëgjohen dhe të marrin atë që u takon. Qeveria shqiptare, më e pakta që duhet të bëj për ta, është të ulet dhe të dialogojë me ta. Edhe në Gjermani e kemi kaluar këtë situatë, kemi pasur të persekutuar dhe të dënuar nga regjimi, e njoh si situatë, por u kemi dhënë zgjidhjen që u takon”, ka deklaruar për “Shqip” ambasadorja gjermane, e cila ndodhet në Pogradec për të inspektuar realizimin e disa projekteve për ujësjellësin, fond i qeverisë gjermane.

Edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth kërkoi zhvillimin e dialogut për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

Organizatorët: Të na plotësohen kërkesat

Një ditë më parë, Koordinatori i grevës Skënder Tufa u tha gazetarëve se vendimi i gjykatës do të apelohet nga Komiteti i Helsinkit që ka marrë përsipër të bëjë mbrojtjen e tyre në këtë çështje, ndërsa ftoi forcat politike në vend t'i japin një mbështetje kësaj greve.

"Këtu po luhet me jetën e qytetarëve. Opozita shqiptare duhet të jetë aktive ne veprimet e saj ne kemi mirepritur çdo politikan të flasë si qytetar", tha Skendër Tufa.

Nënkryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve shqiptare, duke e mbështetur këtë grevë u kujtoi të gjithëve, se pas nëntë ditësh që paraplegjikët kishin ndërmarrë të njëjtin veprim si ish të përndjekurit, u gënjyen nga qeveria se problemet e tyre do të zgjidheshin.

Po në ditën e 27-të Fatmir Lamaj, i cili ndodhej në spital i është refuzuar transporti me ambulancë për t’u rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa grevistët u përpoq t’i vizitojë edhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Kryetari i AK-së u pengua nga forcat e policisë, ndërsa në një deklaratë për gazetarët i kërkoi kryeministrit Berisha të japë sa më parë dorëheqjen.

“Ndërkombëtarët po testojnë nëse kemi të bëjmë me një burrë shteti apo një burracak. Nëse do të jetë e para, Berisha duhet të japë dorëheqjen”, deklaroi Spahiu.

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka akuzuar Qeverinë se është duke treguar një indiferentizëm kriminal ndaj grevistëve dhe akteve të tyre të vetëflijimit, por ka refuzuar të komentojë vendimin e Gjykatës për shpërndarjen e tyre.

Nga salla e Kuvendit, Ministri i Financave Ridvan Bode i qëndroi deklaratave të mazhorancës se për kategorinë e ish të përndjekurve politikë do të zbatohet ligji i miratuar në vitin 2007.

Sipas zotit Bode, ka nisur shpërndarja e kësteve sipas radhës. Ai këmbënguli se askush nga kjo kategori nuk do të privilegjohet, por duhet të presë radhën e marrjes së dëmshpërblimit sipas ligjit.

Por përkundër deklaratës së Bodes, ish të përndjekurit në grevë urie deklarojnë se nuk është zbatuar ligji i 2007, i cili sipas tyre parashikon shkyerjen e dëmshpërblimit në 8 këste, nga një këst për cdo vit. Ata thonë se nëse ligji do të zbatohej, do të kishin marrë të paktën 4 këste deri më tani, ndërkohë që kanë marrë vetëm një, për të mos përmendur të tjerë që nuk kanë marrë as këstin e parë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi