Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dita e 30-të e grevës së urisë  Empty Dita e 30-të e grevës së urisë

Mon 22 Oct 2012 - 9:17
Institucioni i Avokatit të Popullit e konsideron torturë ndërprerjen me ilaçe dhe lëngje ndaj grevistëve të urisë. Përfaqësuesi i tij tha për mediat se të hënën avokati do t’i rekomandojë Prokurorisë kërkesën e fillimit të hetimit nën akuzën e torturës për policinë kryeqytetase.

“Heqja e lëngjeve është e paligjshme dhe është torturë. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë vepër penale”, u shpreh Sotiraq Nushi, komisioner i Avokatit të Popullit.

Por policia ka reaguar pas kësaj deklarate duke mohuar t’i ketë ndërprerë ajo medikamentet dhe lëngjet, ndërsa sulmoi avokatin se ka futur në grevën e urisë ushqime. Policia e quajti grevën jo vetëm të paligjshme, por edhe me ndikime politike: “I bëjmë apel Avokatit të Popullit që të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipulimeve të kësaj greve të paligjshme. Të kërkojë ndjesë për akuzat e pavërteta të ushtrimit të torturës apo keqtrajtimit të grevistëve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu i bëjmë thirrje të heqë dorë nga furnitori me ushqime i atyre që pretendojnë se janë në grevë urie.”

Vetë grevistët akuzuan policinë dhe autoritet shëndetësore se kanë nxjerrë me forcë nga autoambulanca grevistin Agim Kollçaku, i cili donte të rikthehej në grevë pasi mori shërbim mjekësor: “E kanë nxjerrë me forcë nga ambulance që të lërë grevën e urisë. Nuk është veprim human, porn e jemi të qetë.”

Ndërkohë që Gjergj Ndreca ka deklaruar në lidhje me këto veprime se do të ndërmarrë një tjetër akt vetëflijimi nëse grevistët e urisë nuk do të lejohen pas shërbimit mjekësor t’i rikthehen grevës. Këtij tensioni i është shtuar edhe ai i denoncimit të koordinatorit Skënder Tufa, i cili shprehet se mbështetësit e grevistëve shtyhen dhe kërcënohen nga policia: “Policët shtyjnë të burgosurit politikë që na përkrahin. Nuk duam incidente, port a zgjidhim këtë çështje në mënyrë paqësore.”

Greva e urisë ka hyrë në ditën e 30-të të saj. Aktualisht në tendë ndodhen vetëm gjashtë prej ish të burgosurve, tre prej të cilëve janë në gjendje tejet të rënduar shëndetësore.

Skënder Tufa: Policia gënjen

“Lëngjet janë nxjerrë jashtë dhe na kanë lënë ujin. Lëngjet nuk duheshin nxjerrë jashtë nga policia sepse ne jemi në grevë urie dhe jo etjeje.”

Kështu është shprehur pasditen e së dielës Skënder Tufa, koordinatori i grevës së urisë së ish të burgosurve politikë.

Më tej ai shtoi se Agim Kollçaku është nxjerrë me dhunë nga greva: “Zoti Agim Kollçaku është nxjerrë në mënyrë të pahijshme nga greva. Nuk është lejuar ambulanca ta rifusë në grevë pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Policia i ka dhënë fund me dhunë grevës së këtij personi.”

Tufa përsëriti se greva nuk do të përfundojë, pavarësisht se çfarë ndodh: “Ne nuk do e mbyllim grevën deri në njeriun e fundit.”



Dita e 30-të e grevës së urisë  Greva-dita30
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi