Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Riaktivizim i  grevës në shkolla- Empty Riaktivizim i grevës në shkolla-

Sat 10 Jan 2015 - 22:29
SASHK-u riaktivizon grevën më 20 janar, kërkon rritje të pagave deri më 25 për qind 
10/01/2015 13:42:00
Madhësia: Riaktivizim i  grevës në shkolla- Font_decrease Riaktivizim i  grevës në shkolla- Font_enlarge
Riaktivizim i  grevës në shkolla- Thumbnail.php?file=SASHK_u_14_960749313

Këshilli i SASHK-ut  ka riaktivizuar vendimin për mbajtjen e grevës së përgjithshme më 20 janar kur edhe pritet të filloj gjysmëvjetori i dytë. Kjo vjen si rezultat i  dështimit të negociatave me Ministrinë e Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale dhe atë të Kulturës. Greva, sipas Sindikalistëve do të jetë klasike që nënkupton se mësimdhënësit do të jenë në vendet e punës por nuk do të realizojnë procesin edukativo arsimor. Greva pritet të zgjas derisa të gjendet një zgjidhje e kapshme për Sindikatën.

“Këshilli sot mori vendim që ta vë në funksion grevën që u miratuar në shtator,  pra nuk ka vendim të ri por riaktivizohet vendimi i shtatorit. Kjo do të thotë se SASHK-u do të organizoj grevë të përgjithshme në veprimtarit, mbrojtja e fëmijëve, arsimi fillor dhe i mesëm dhe kulturë. Grevë kaliske ku anëtarët tanë duke filluar nga 20 janari do të jenë në grevë klasike dhe nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre”, deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Për dy kërkesat kyçe të SASHK-ut nuk kishte përafrim të qëndrimeve gjatë negociatave që zgjatën 3 muaj, rritja e pagave dhe largimi i dënimeve për rezultatet nga testimi ekstern.

“Heqjen e dënimeve dhe shpërblimeve nga testimi ekstern dhe rritja e rogës, për këto dy kërkesa kryesore nuk kemi përafrim të qëndrimeve. Dëshiroj që publikisht të informoj për kërkesën tonë në lidhje me rritjen e pagës në veprimtarin e mbrojtjes së fëmijëve, arsimi fillor dhe i mesëm si dhe në kulturë, kërkojmë rritjen e pagës për 25% , të argumentuara me shumë dëshmi ku konstatojmë se në këto veprimtari duhet të ritet paga për këtë përqindje”, u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Anëtarët e SASHK janë të vetëdijshëm edhe për presionet e mundshme që mund t’i bën pushteti qendror, lokal si dhe drejtorët e shkollave prandaj kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme duke siguruar monitorimin e grevës nga ana e ndërkombëtarëve. Nedelkov theksoi se SASHK-u ka të gatshme edhe ankesën në rast të zëvendësimit të mësimdhënësve me mësimdhënës rezervë, praktikë kjo që nuk aplikohet askund në Evropë dhe shkel Konventat ndërkombëtare të cilat i ka ratifikuar Maqedonia. Sipas tyre grevës pritet t’i  përgjigjen mbi 30 mijë anëtarët e saj. Gjyltene Rexhallari    
ALSAST M 
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Riaktivizim i  grevës në shkolla- Empty Re: Riaktivizim i grevës në shkolla-

Sat 10 Jan 2015 - 22:32
ka  protesta
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi