Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës Empty Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës

Fri 19 Oct 2012 - 13:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës Nene_tereza-229x300“Në emër të të varfërve e të dashurisë për zotin” ishte motivi që mijëra besmitarë e dhjetra personalitete të mblidheshin në festimet e organizuara në sheshin e Shën Pjetrit me këtë rast. Pjesëmarrësit të cilët ishin 300.000 midis të cilëve 3000 të sëmurë dhe të pastrehë, të mbledhur nën autoritetin apostolik të Papes, festonin hapin e parë të hedhur drejt shenjtërimit të bamirëses së madhe.Gruarja me shtat të shkurtër por me shpirt të madh gjithë jetën e saj ia kushtoi të varfërve. Ajo është vlerësuar në vitin 1979 me çmimin “Nobel” për Paqen.Nënë Tereza u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.Nënë Tereza, e veshur gjithnjë me mantelin e bardhë, më shirita blu të urdhërit të Misionareve të Bamirësisë, që ajo kishte ngritur në vitin 1950, kishte zakon të thoshte se vepra e jetës së saj nuk ishte veçse “një pikë lehtësimi në një oqean vuajtjesh”, por, shtonte ajo, “nëse kjo pikë nuk ekzistonte, ajo do t`i mungonte detit”.Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator të 1997 në moshën 87-vjeçare dhe prehet në selinë e urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta të Indisë. 19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës Empty Re: Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës

Fri 19 Oct 2012 - 15:41
Message reputation : 100% (1 vote)
Nji thenje e pavdekshme nga nan tereza

Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet,
flokët thinjen
e ditët bëhen vite.

Megjithatë ajo çka është e rëndësishme nuk ndryshon
forca dhe besimi yt nuk kanë moshë.
Shpirti yt ështe ngjitësi i çdo rrjetëze merimangash.

Pas çdo linje të mbërritjes është një linjë nisjeje.
Pas çdo suksesi është një tjetër zhgënjim.

Përsa kohë je i gjallë, ndjehu i gjallë.
Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu ta bësh.
Mos jeto me fotografi të zverdhura,
këmbëngul edhe pse të gjithë presin të braktisësh.

Mos lejo të ndryshket hekuri që është në ty.
Bëj që në vënd të mëshirimit të të respektojnë
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës Empty Re: Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës

Fri 19 Oct 2012 - 19:41
eh pushim sot............
Sponsored content

Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës Empty Re: Nëntë vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi