Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nënë Terezës iu refuzua pasaporta diplomatike Empty Nënë Terezës iu refuzua pasaporta diplomatike

Fri 30 Aug 2013 - 0:04
  • Lutfi Alia, mjek në Spitalin Onkologjik të Sienas në Itali, rrëfen si e shoqëroi bamirësen e madhe gjatë vizitave të saj në Tiranë

Nënë Terezës iu refuzua pasaporta diplomatike Mother-teresa
Prof. Dr. Lutfi Alia

- Në gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Vazhdonte aktivitetet e saj me intensitet, takonte mijëra njerëz të thjeshtë dhe punonte pa pushim për fuqizimin e shtëpive të bamirësisë, që ishin plot me njerëz, të gjitha besimeve fetare, të shtresave të varfra dhe me persona të papërkrahur nga shteti e shoqëria. Nënë Tereza ishte e dashuruar me njerëzit. Ishte vetë e para që përkujdesej për të sëmurët, ishte dora saj e butë, që përkëdhelte pleqtë e braktisur, që ushqente të pamundurit dhe lebrosët, u shërbente me një devocion të admirueshëm e mbi imagjinatën tonë, i shëronte të sëmurët me dashurinë, me atë shikim të ëmbël e të qeshur, me përkëdhelje e me përkujdesjen e veçantë, që i u a ka transmetuar, ose më saktë, ua ka ngulitur dhe mbi 4000 motrave të misionit të saj bamirës, që ishte shtrirë në 120 vende të botës. Dua të theksoj një aspekt të veçantë.

Nuk ka ekzistuar dhe ekziston në botë mjek, infermier apo person, që të përkëdheli, t’i lajë e ti veshi lebrosët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka përkëdhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i lebrës, përkundrazi shëroi të sëmurë me përkujdesje hyjnore. Kjo është një mrekulli. Në këtë kohë, rezidenca e Misionit të bamirësisë ishte transferuar ne rrugën e Elbasanit, në vilën e ish kryetarit të bashkisë. Kur them vila, dua të them ndërtesa dy katëshe dhe vila e mobiluar, pasi Nënë Tereza nuk pranonte luksin. Aty nuk kishte mobilie të rënda, nuk kishte qilima, tapete, kolltukë e pasqyra, por vetëm ambiente të thjeshta me tavolina e karrige dhe një pastërti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes, si dhe një motër shkodrane. Në dy dhoma të katit të dytë kishte sistemuar dhe gratë e moshuara te marra nga azili dhe tre fëmijë sakatë, që i kishte marrë nga spitali i Shkodrës. Gjatë tre viteve në Shqipëri, aktiviteti si misionare e krishterë dhe kontributi humanitar i Nënë Terezës, tashmë ishin bërë pjesë e kulturës shqiptare.

Jeta dhe vepra e saj ishte inkurajim dhe frymëzim për shumë shqiptarë. Në muajin gusht 1992, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kongreseve, u organizua një konferencë për nder tëe Nënë Terezës, ku mori pjesë Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe Nunci Apostolik i Vatikanit I. Dias. Presidenti Berisha i uroi ditëlindjen Nënë Terezës, e përshëndeti dhe e përgëzoi për kontributin si misionare nëripërtëritjen e besimit e të kulturës së krishterë në Shqipëri dhe për punën vetëmohuese të misionit bamirës, që i kishte hapur dyert për të gjithë nevojtarët, pavarësisht nga përkatësia fetare. Kur mbaroi aktiviteti, të gjithë e takuan dhe përshëndetën Nënë Terezën, mes tyre dhe disa përfaqësues shoqatash humanitare të huaja (italiane, angleze, gjermane etj), të cilët pas prezantimit, i treguan se kishin ardhur me ndihma për popullin shqiptarë. Fjala e parë e përgjigjes e Nënë Terezës ishte mirënjohja: “falimnerit” (shprehur në dialekt) dhe më pas u tha: “nuk ia zgjidhim problemet popullit shqiptar duke i dhuruar një peshk, sa për të shuar urinë, ne duhet t’i japim mjetet e nevojshme e ta mësojmë të peshkojë vetë e përditë”. Ky ishte mesazhi i Nënë Terezës për gjithë ata, që donin të kontribuonin për atdheun e saj të dashur. Dëshiroj të rikujtoj, se gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, Nënë Tereza përshëndeste në shqip: “mirëdita, mirëmbrëma, tunjatjeta (për tungjatjeta), falimneres (për faleminderit), a pret miq” etj. Gjatë viteve 1991 - 92, në Shqipëri kishin hyrë me qindra misione fetare (ndërtonin kisha, xhami e teqe), shoqata jo fetare, shoqata humanitare (ndanin stoqet e magazinave të botës), organizata joqeveritare (premtonin shumë e nuk bënin pak), struktura qeveritare (bënin politikë) dhe shumë shoqata artistike e kulturore. Të gjithë ishin shprehur për të ndihmuar shqiptarët, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë atë që kishte bërë Nënë Tereza Bojaxhiu, asnjë prej tyre nuk fitoi besimin e respektin e popullit dhe as famën e Nënë Terezës dhe të misionit të saj bamirës. Për të vlerësu-ar forcën vepruese e konkretizuese të Nënë Terezës, mençuria popullore shqiptare krijoi një shprehje të veçantë: “Këtë e bën vetëm Nënë Tereza”. Pra populli e identifikonte si forca që bënte të pamundurën, bënte mrekullinë.

Shembulli i jetës dhe i kontributit fetar e bamirës i Nënë Terezës, u be frymëzues e kësisoj në shumë vende të botës filluan të themelohen shoqata me emrin e saj. Në fakt, Nënë Tereza, ka kundërshtuar me insistim përdorimin e emrit te saj nga shoqata e organizata te ndryshme dhe vetëm kur ajo ishte e bindur për rolin humanitar të vërtetë ka pranuar. Në Tiranë, aktorja M. Ljarja kish mbledhur një grup të gjere aktivistesh, që angazhoheshin në veprimtari shoqërore, kulturore e humanitare dhe propozoj, që kjo shoqatë të merrte emrin e Nënë Terezës. M. Ljarja erdhi disa herë e kësisoj u detyrova ta takoja Nënë Terezën e t’i lutem ta pranonte këtë propozim. E dha miratimin dhe bekimin, kësisoj dhe në Shqipëri u themelua Shoqata Nënë Tereza. Me 25 prill të vitit 1993, në ditën e festës të Zonjës të Këshillit të Mirë të shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II, vizitoi Shqipërinë. Në të gjitha aktivitet e organizuara gjatë vizitës, Papa Gjon Pali i II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e kishte kryer me asnjë figurë tjetër të kishës katolike, as me kryetare shtetesh dhe në asnjë vend tjetër të botës. Ky nderim e respekt i Papa Gjon Palit të II, për Nënë Terezën, u bë objekt i një diskutimi me dy miqtë e mi gazetar, Shaban Sinani dhe Naim Zoto, që punonin ne gazetën “Shqip”. Nga biseda jonë rezultoi një fakt i çuditshëm. Në 5 vjet, që Nënë Tereza vinte në Shqipëri,asnjë gazetar i shtypit e i televizionit, nuk e kishte intervistuar. Ndonëse duket e pabesueshme, në fakt ishte e vërtetë.

Televizioni jepte lajme për disa aktivitete të Nënë Terezës, më pak shkruanin gazetat e mbi te gjitha nuk i kishin kërkuar e nuk ishte botuar asnjë intervistë. Atëherë Shabani më kërkoi t’i propozoja Nënë Terezës, një intervistë për gazetën “Shqip”. Shkova në selinë e misionit në rrugën e Elbasanit dhe takova Nënë Terezën dhe Janette Peteriè. Ua tregova qëllimin e vizitës. Nënë Tereza po më vështronte me atë shikimin e butë e miqësor dhe pas një çasti, me tha: “Dakord, po ku i ke gazetarët?”. Nuk e prisja këtë gatishmëri e përgjigjie të shpejtë, pasi e dija mirë, se kur flitej për aspekte të tilla, që kishin te benin me ekspozimin në shtyp të personalitetit e të veprrimtarise se saj, Nënë Tereza nuk pranonte, madje i ka refuzuar me rreptësi ndaj këtyre kërkesave. Ashtu si unë dhe shumë persona të tjerë, që kanë jetuar e punuar me Nënë Terezën janë dëshmitar, si i ka refuzuar intervistat dhe me gazetarë të shquar të shtypit botëror. “Ti sjell nesër, por më thuaj orën kur ke pak kohë të lirë”, i u përgjigjja menjëherë për të mos humbur këtë shans. “Dakord, ju pres nesër në orën 11.00”, më tha Nënë Tereza. Ika shpejt e ia komunikova këtë lajm të bukur Shabanit dhe Naimit. Të dy filluan të organizohen për takimin, por dolën disa probleme të vogla e të vështira. Nuk kishin regjistrues të zërit, nuk kishin aparat fotografik. U impenjuam tërë pasditen duke kërkuar. Gjetëm regjistruesin, por ishte pa bateri e do të duhej të përdorej kordoni i karikimit, që ishte i shkurtër. Më së fundi gjetëm pjesë për ta zgjatur.

Të nesërmen në mëngjes takuam një djalë kosovar (Xh. Herri, punonte në një shoqatë bamirëse gjermane), i cili na vuri në dispozicion aparatin fotografik, madje na shoqëroi me veturën e tij. Nënë Tereza na priti në dhomën e saj, një mjedis ku mbretëronte thjeshtësia dhe rregulli, një krevat, një tavolinë dhe karriget. Shabani e përgatiti regjistratorin e po bëhej gati t’i bënte pyetjet, kur Nënë Tereza e parapriu: “Unë mendoj të mos bëjmë intervistë, nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për veten, unë jam si një pikë uji në oqean. Dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i transmetoj një mesazh popullit shqiptar”. Shabani e priti me entuziazëm këtë propozim e menjëherë ia afroi regjistratorin dhe e ftoi të fliste. Në dhomë pasoi një heshtje e shkurtër e më pas zëri i saj i ëmbël e me tonalitet kumbues, rrodhi lirshëm. Më dukej sikur thirrja e Nënë Terezës u përhap në eter ndër gjithë shqiptaret, që prisnin këshillat e saj. Mesazhi ishte i shkurtër, por me argumente për aktualitetin, ishte mësim për të gjithë.



Ylli Bufi, kryeministri që se mbajti fjalën

Detaje

Ylli Bufi, kryeministri që se mbajti fjalën

Një ditë, Nënë Tereza erdhi në zyrë e më kërkoi t'i organizoja një takim me kryeministrin Ylli Bufi. I telefonova shefit të kabinetit Shpëtim Arbana, i cili nuk kërkoi informacion për motivet e vizitës e pas një gjysmë ore më konfirmoi takimin brenda ditës.. U ndamë me vështirësi prej tyre, vetëm duke këmbëngulur se po vonoheshim për takimin me kryeministrin. Takimi me Ylli Bufin ishte i shkurtër. Nuk u dha asnjë lajm as në televizion as në shtyp, madje kryeministri nuk kërkoi as të bënte fotografi, si kërkonin të tjerët. Nënë Tereza i bëri një përshkrim të shkurtër aktivitetit të misionit e me shumë modesti i kërkoi të ndërmjetësonte në pushtetin lokal të disa rretheve, që ende nuk i kishin liruar mjediset e caktuara për misionin. Natyrisht, në këtë kohë ishte e vështirë të zgjidhje probleme të këtij karakteri, megjithatë Ylli Bufi i premtoi se do të interesohej, ndonëse në fakt nuk ndërhyri asnjëherë. Për këtë problem më pas fola me Gramoz Pashkon, ishte zv-kryeministër, i cili kërkoi ta takonte personalisht Nënë Terezën, takim që u zhvillua në atmosferë shumë miqësore. Gramozi bëri disa telefonata dhe i zgjidhi problemet me Elbasanin, Durrësin e Korçën. Brenda dy viteve, me, Nënë Tereza organizoi në Shqipëri 7 shtëpi bamirësie.



Mesazhi për shqiptarët

Mesazhi u botua i plotë, me 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, me titull të madh “E doni atdheun duke dashur njeri tjetrin: Mesazh i Nënë Terezës, drejtuar popullit shqiptar ”. Ky mesazh është ribotuar disa herë në gazeta të tjera, andaj nuk do të zgjatem, por dëshiroj të riparaqes vetëm disa pasazhe të shkurtra. - “Dashuria fillon nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë të lidhur e mirëkuptohen, kur ushqejnë dashuri për njeri tjetrin dhe Zoti ju do shumë e ju mbron nga të këqijat”. - “Fryt i dashurisë është mendimi për të bërë mirë, fryt i bamirësisë dhe i humanizmit, është paqja, ja perse bota duhet t’i falet dashurisë.” - “Të falënderojmë Zotin, për fuqinë që u fal shqiptarëve për te dashur dhe ndihmuar njëri-tjetrin. Shqipërinë do ta bëjë pajtimi i të gjithë shqiptarëve. - “Unë lutem përherë për popullin e varfër të Shqipërisë, për popullin e Kosovës që vuan”. etj, etj. Pasi përfundoi regjistrimi i mesazhit, bëmë disa fotografi dhe filluam te bisedonim shtruar. Si kuptohet në këto situata rrethi i bisedës ishte i gjerë dhe argumentet të shumta. Nënë Tereza foli për gjendjen në Shqipëri, por dhe për Kosovën. “E dua shumë Shqipërinë, prandaj vij shpesh bashkë me motrat e mia, që përcjellin dashuri dhe kujdes ne te varferit. Kam shume dhimbje ne zemer, kur shoh vuajtjejet e popullit kosovar.” Ndërkohë që po bisedonim, hyri një nga motrat e i tha se kishte ardhur V. B (shefi i protokollit i një institucioni), i cili kërkonte me insistim ta takonte Nënë Terezën. Ne menduam se tani do të mbyllej me kaq takimi, por ndodhi e papritura. Nënë Tereza i tha prerë: “I thuaj se jam në takim me miqt e mi. Nëse i kanë thënë të më takojë, duhej të më telefononte më parë, që dhe unë të programoja kohën. Nëse nuk ka nxitim të presë, ose të vijë një ditë tjetër”. Po të kish qenë dikush tjetër, do të na kishte përzënë menjëherë, por Nënë Tereza ishte nga ato burrnesha, që respektonte dinjitetin e njerëzve të thjeshte. Biseda jonë vazhdoi dhe rreth një orë e kur dolëm Janette Petriè, që na shoqëroi tha “kështu është zakoni i juaj, ta shoqërojmë mikun deri te porta”. Pra ne ishim miqtë e Nënë Terezës.



Fakti që u la në heshtje

Konfirmoj se për pasaportën e Nënë Terezës, ka kontribuar në mënyrë vendimtare N. Hito, që i dërgoi të gjitha të dhënat anagrafike në institucionet përkatëse, të cilët e përgatitën brenda afateve ligjore. Si unë dhe shumë të tjerë, që kanë pasur rastin të takohen me Nënë Terezën në atë kohë, janë dëshmitarë të gëzimit e të krenarisë që shprehte ajo, duke ia treguar të gjithëve pasaportën, sidomos të huajve, të cilëve u thoshte "kjo është pasaporta e vendit tim, shiheni sa e bukur është". Lidhur me çështjen pasaportë, ka edhe një aspekt tjetër, që është lënë qëllimisht në heshtje. Në fakt Nënë Tereza ka kërkuar një lloj tjetër pasaporte dhe për këtë qëllim i dërgoi letër Ministrit të Jashtëm e Presidentit të Republikës, të cilëve u shprehu dëshirën të pajisej me pasaportë diplomatike. Kjo dëshirë i është refuzuar. Kërkesa për pasaportë diplomatike bazohej thjesht në faktin se në udhëtimet që do të bënte në vendet e tjera, Nënë Tereza dëshironte të përdorte pasaportën diplomatike të shtetit Shqiptar e në këtë mënyrë t'i prezantonte mbarë botës përkatësinë e saj shqiptare. Përgjigjen burokratike të instancave përkatëse Nënë Tereza nuk e mirëpriti. Ju rikujtoj se në këtë kohë, disa "tregtarë" (subjekte private) shëtisnin nëpër botë me pasaporta diplomatike, ndërsa kjo e drejtë iu refuzua një personaliteti si Nënë Tereza, e cila ishte "ambasadorja shqiptare e bamirësisë në botë". Asnjë qeveri shqiptare nuk ia njohu këtë meritë.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Nënë Terezës iu refuzua pasaporta diplomatike Empty Re: Nënë Terezës iu refuzua pasaporta diplomatike

Fri 30 Aug 2013 - 15:36
Perse vertet i eshte refuzuar ...??!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi