Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zaman": Të huajt me pasaporta diplomatike i kanë nxitur në dhunë demonstruesit në Turqi Empty Zaman": Të huajt me pasaporta diplomatike i kanë nxitur në dhunë demonstruesit në Turqi

Thu 6 Jun 2013 - 18:14
Gazeta turke "Zaman" sot shkruan për provokuesit të cilët kanë dëshiruar në gjak t'i zhytin aktivitetet protestuese në Turqi.

Në rrugën Bejollu në Taksim janë kapur gjashtë shtetas të huaj me pasaporta diplomatike, të cilët demonstrantët i kanë nxitur në dhunë. Ka dyshime se këta persona, të cilët janë shtetas të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Francës dhe Greqisë janë agjentë të huaj. Katër prej tyre janë në paraburgim.

Nga vendi ku ata janë arrestuar, janë marrë materiale dhe bomba me gaz, që supozohet se është dashur të aktivohen në moment të qëlluar në demonstrata, shkruan "Zaman".

Në Izmir janë arrestuar tre të rinj, të cilët kanë bërë tetë bomba të zëshme. Konsiderohet se ato është dashur të aktivohen gjatë kohës së demonstratave në shesh.

Gjithsej 15 të huaj janë arrestuar në protestat në tërë Turqinë, informon "Zaman".

Në ditën e nëntë të protestave për mbrojtje të parkut Gezi në Stamboll, në sheshin qendror Taksim mbisundoi mendje e shëndoshë, shkruan gazeta "Aksham". Demonstrantët kanë ndarë gjevrekë me rastin e festës Miraç Kandil (sipas besimeve islame në këtë natë profeti Muhamed është ngjitur deri te Allahu), duke bërë thirje të mos përdoret alkooli dhe të ruhet mendja e shëndoshë.

Në hyrje të parkut Gezi është hapur "Tregu revolucionar" prej të cilit ata që kanë nevojë falas mund të marrin çka të dëshirojnë. Artikujt janë siguruar nga vullnetarë. Në park është formuar edhe bibliotekë, ndërsa numri i librave shpejtë rritet, e përshkruan situatën gazeta "Aksham".

Një grup demonstrantësh, megjithatë, u përfshinë në ndeshjen e futbollit në terrenin e improvizuar në shesh me top nga letra dhe copa për të ngjitur, ndërsa ekipit ia dhanë emrin "Mejdan spor" (Sheshi sport).

"Së pari gjevrekë, pastaj gaz lotsjellës". Në këtë mënyrë gazeta "Huriet" e pa situatën në sheshin e kryeqendrës, Kazallaj. Në Ankara demonstrantët policëve u ndanë gjevrekë me susam me rastin e Miraç Kandilit, ndërsa ata megjithatë, me ta e ndanë ushqimin e tyre. Kjo frymë pozitive, megjithatë, është ndërprerë nga intervenimi i forcave për reagim të shpejtë, të cilët kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve, plotëson gazeta.

Gazeta "Radikal" shkruan se demonstruesit i kanë informuar autoritetet dhe shoqërinë për kërkesat e tyre: Së pari, të marrin premtim zyrtar se në parkun Gezi nuk do të ndërtohet kurrfarë ndërtese. Së dyti, ata gjithashtu insistojnë të ndërpritet procedura për ndërtim të qendrës kulturore "Ataturk", ndërsa urdhërdhënësit e shtypjes së dhunshme të protestave, që solli deri në vdekjen e dy personave dhe lëndimin e mijëra tjerë, të largohen nga detyra. Demonstruesit gjithashtu, dëshirojnë të ndalohet përdorimi i gazit lotsjellës, të lirohen të gjithë qytetarët të cilët janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protesta dhe kundër tyre të mos ndërrmeret hetim, dhe t'i vihet fund ndalesave për shfrytëzimin e shesheve turke, ndërsa mes tyre edhe në sheshin Taksim të Stambollit, dhe Kazallajit të Ankaras, për tubime publike, demonstrata dhe protesta.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zaman": Të huajt me pasaporta diplomatike i kanë nxitur në dhunë demonstruesit në Turqi Empty Re: Zaman": Të huajt me pasaporta diplomatike i kanë nxitur në dhunë demonstruesit në Turqi

Thu 6 Jun 2013 - 18:14
Gazeta “Radikal” në lajmin me titull “Davutollu i kthen përgjigje Kerry-it për ‘Gezi” thotë se Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu i ka telefonuar homologut amerikan Xhon Kerri dhe i ka shprehur reagimet lidhur me deklaratat që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për protestat në parkun “Gezi” në Stamboll.

“Turqia nuk është një demokraci e klasit të dytë” mësohet ti ketë thënë Davutollu Kerrit.

Në lajmin e saj lidhur me protestat në parkun “Gezi” e përditshmja “Milliyet” përdor titullin “Vëllezërit Myslimanë në përkrahje të Erdoanit”, ku thotë se Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan i ka ardhur përkrahje nga vëllezërit myslimanë në Egjipt.

Gazeta citon Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirive dhe Drejtësisë e varur nga organizata Vëllezërit Myslimanë, Husejin Ibrahim “të ketë akuzuar grupet e huaja për manipulim të protestuesve”, kurse këshilltari i kësaj partie për median, Murat Aly ka thënë se “po bëhen përpjekje për të reflektuar si të dështuar një regjim të suksesshëm islamik”.

Në lajmin me titull “Sulm ekonomik” gazeta “Yeni Şafak” shkruan se mediat angleze dhe amerikane kanë nisur një fushatë për të sfilitur ekonominë e Turqisë duke treguar si pretekst për këtë protestat “Gezi”.

Agjencia “Reuters” e lajmeve pa pasur në dorë asnjë të dhënë konkrete pretendoi për rënie të interesit të investitorëve të huaj ndaj sektorit të patundshmërive në Turqi. Kurse kanali CNBC dha një lajm nën titullin “Kriza do të sjellë rritjen e çmimeve të naftës në botë”.

Ditorja “Zaman” në faqe të parë boton një lajm nën titullin “Kusejr ra në duart e forcave të Esadit, ka shqetësime për masakër”, ku shkruan se qyteza Kusejr në kufirin Siri-Liban dje ka rënë në duart e forcave të Esadit pas një bombardimi të rëndë prej 3 javësh të forcave të regjimit të Damaskut dhe militantëve të Hisbullahut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Angli shprehet i shqetësuar për fatin e më shumë se 1 mijë të plagosurve në luftimet e gjata në këtë qytezë, ndërsa shton se janë të frikësuar për mundësinë e fillimit të një masakre kundër civilëve dhe të plagosurve në qytezën me rëndësi strategjike.

Gazeta “Vatan” në lajmin me titull “Do të marrë fund sundimi yt” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar me forcë sulmin e forcave të regjimit të Esadit në qytezën kufitare Kusejr.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni (Jay Carney) në një deklaratë me shkrim thotë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin e regjimit të Esadit në qytezën Kusejr, sulm që shkaktoi vdekje të panumërta në radhët e civilëve dhe dhimbje njerëzore të përmasave shumë të mëdha”.

“Protesta më e madhe opozitare në Iran” mban titullin një lajm i të përditshmes “Sabah”. Sipas lajmit të gazetës ceremonia e varrimit të Ajetullah Xhelalaedin Tahirit, një nga liderët fetarë opozitar që humbi jetën ditën e diel në Iran, u kthye në një protestë të mijërave njerëzve që manifestuan dhe shprehën reagimin e tyre kundër regjimit.

Sipas lajmit të korrespodentit të BBC-së në Iran ceremonia e varrimit u shndërrua në një marshim protestues kundër regjimit iranian dhe në veçanti kundër liderit fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamanej. Por udhëheqja e Teheranit duke qenë e shqetësuar për një zemërim të popullit për shkak edhe të zgjedhjeve presidenciale urdhëroi policinë për të mos ndërhyrë ndaj manifestuesve./Lajm
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi