Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Peshkatarët e Pogradecit braktisin zanatin, shkak çmimi i naftës Empty Peshkatarët e Pogradecit braktisin zanatin, shkak çmimi i naftës

Sun 21 Oct 2012 - 21:02
Peshkatarët e Pogradecit braktisin zanatin, shkak çmimi i naftës Peshkataret%20e%20pogradecitRritja e çmimit të naftës ka bllokuar aktivitetin e përditshëm të peshkatarëve të Pogradecit. Edhe pse peshkimi është konsideruar si burim jetese për dhjetëra familje, peshkatarët e këtij qyteti janë detyruar të reduktojnë gjuetinë e peshkut në liqen.

Kjo për shkak se nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet e naftës. Shumë të tjerë u janë kthyer mjeteve artizanale për gjuetinë e peshkut. Vetë peshkatarët pohojnë se situata është tepër e vështirë në këtë sektor dhe se janë në prag të falimentimit të plotë.

Jovan Sinjaku, një prej peshkatarëve të Hudënishtit dje u shpreh se ka shkuar për të peshkuar në liqen në orët e para të mëngjesit, por nuk ka mundur të gjuajë asgjë, përveç disa cironkave të vogla, të cilat nuk justifikojnë as shpenzimin e karburantit. Sipas tij, varkat me pjesë motorike tashmë po kthehen në luks, pasi çmimi i karburantit po njeh vetëm rritje. “Është e tmerrshme, nuk arrijmë të sigurojmë as bukën e fëmijëve.

Kthehemi bosh dhe me humbje në shtëpi. Unë do e mbyll varkën me motor, nuk kam zgjidhje tjetër”,- tha Sinjaku. Sipas tij, janë rreth 400 familje në Pogradec që merren me peshkim, por rritja e çmimit të naftës ka përgjysmuar numrin e tyre.

\Shekulli Online\Përgatiti\V.H\
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi