Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dita e parë me shi përmbyt Tiranën  Empty Dita e parë me shi përmbyt Tiranën

Sun 28 Oct 2012 - 9:26
Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm për pak orë dhe Tirana është gjendur e tëra në ujë. Ndonëse moti me shi ishte paralajmëruar nga meteorologët, pusetat dhe kanalimet nuk ishin zhbllokuar për të bërë të mundur që uji të thithej prej e tyre e të përçohej në kanalizime.Përmbytjes nuk i kanë shpëtuar jo vetëm rrugicat e kryeqtetit, por as rruge kryesore të tij.

Me problematike situata ka qene ne zone e Brryllit prane Maternitetit te ri te Tiranes, ku sa here ka reshje vershon Lana duke permbytur edhe shtepite.

Keshilltaret socialistë ne Bashkinë e Tiranes thone se e kane paralajmeruar disa here Drejtorine perkatese ne bashki pasi perveç ujit në oborr vërshojne ujërat e zeza.

Ne mesdite kryetari i Bashkise Lulzim Basha ka mbledhur Shtabin e Emergjencës, ku tha se po punohet per te mabjtur ne kontroll situatën.

Ne zonen e Maternitetit te ri Basha tha se po punohet per gërryerjen e shtratit të Lanës, ndërkohe që në zonën e Don Boskos është kryer një investim i gabuar në kolektor nga administrata e mëparshme.
Dita e parë me shi përmbyt Tiranën  TIRANA%20%20SHIU%20%20%20%20%2027_tn_0
Reshjet, probleme edhe në Durrës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe në qytetin e Durrësit, si edhe në port.

Shumë nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar kanë qenë të pakalueshme nga këmbësorët. Ndërkohë në portin detar është pezulluar përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare, ndërsa dy tragetet e linjave detare Bari-Durrës kanë mbërritur përkatësisht me vonesa 30-45 minuta.

Në qytet situata ka qenë kritike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve "Skënderbej“, “Aleksandër Goga”, “Taulantia”, kryqëzimi i stadiumit, si dhe në plazh, Shkozet e Spitallë dhe Porto Romano. Në ish-kënetë uji ka mundur të depërtojë dhe brenda disa shtëpive, ndërsa në zonën kodrinore të qytetit bregdetar është rikthyer frika nga rrëshqitjet e dheut, problem i krijuar nga shpyllëzimi i kurorës së gjelbër të qytetit dhe ndërtimet masive në të.

Përveç dendësisë së reshjeve, si dhe dherave që zbresin bashkë me ujërat e larta nëpër rrugë nga kodra e qytetit, shkak për situatën është dhe mosmirëmbajtja e sistemit të kanalizime.Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe ne qytetete te tjera te vendit.
Dita e parë me shi përmbyt Tiranën  DURRES%20PERMBYTJET%20MBULIM%20%2027_tn_8
Dita e parë me shi përmbyt Tiranën  DURRES%20PERMBYTJET%20MBULIM%20%2027_tn_9
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi