Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Dita e parë e shkollës  Empty Dita e parë e shkollës

Mon 16 Sep 2013 - 14:00
Në gjithë vendin nisi sot mësimi në sistemin arsimor 9-vjeçar dhe në atë të mesëm. Në total janë 600 mijë nxënës, ndërsa 40 mijë ulen në bankat e shkollës për herë të parë.
Dita e parë e shkollës  9girmv
Ministrja e re e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro vizituan diten e pare te shkolles liceun artistik ketu ne Tirane. Ministrja e Arsimit deklaroi se nuk kishte më bukur se sa dita e parë e punës si ministre e Arsimit të përkonte me ditën e parë të shkollës. Ajo shtoi se politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do të bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me dijen, trajnimin e mesuesve

Edhe kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha ka vizituar shkollen "Sami Frasheri", ne te cilen ka kryer edhe shkollen e mesme.

Basha tha se Bashkia e Tiranës po investon si për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, meremetimin e atyre ekzistuese dhe pajisjen me infrastrukturën e plotë me palestra, me kabinete, me laboratorë dhe aktualisht po investohet dhe do të investohet në ndërtimin e 9 palestrave të reja anembanë qytetit të Tiranës dhe 25 laboratorëve, për të bërë të mundur pra një cilësi më të lartë në mësimdhënie.

Gjirokastër, viti nis me probleme

Rreth 7500 nxënës të ciklit fillor 9-vjeçar e të mesëm kanë nisur mësimin në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Këtë vit numri i nxënësve ka shënuar një rritje të lehtë për shkak të të mbërriturve nga emigracioni por krahasimisht me një vit më parë mbërritjet janë më të pakta.

Drejtoria Arsimore Rajonale është detyruar të mbyllë disa shkolla të komunave për shkak të braktisjes së këtyre zonave dhe mosplotësimit të numrit të nxënësve. Megjithatë falë edhe transferimeve të familjeve drejt qyteteve numri i fëmijëve që janë regjistruar për herë të parë në klasën e parë ka shënuar një rritje me gati 10% këtë vit në të gjithë qarkun.

Shkollat në qytetet kryesore të qarkut përfshi edhe Gjirokastrën njoftojnë probleme të shumta si pasojë e mungesë së shërbimeve të mirëmbajtjes për një kohë të gjatë. Shumë shkolla në të 6 qytetet kryesore të qarkut e nisën vitin shkollor të palyera, me probleme të shumta me lagështinë, mungesën e instalimeve, furnizimin e rregullt me ujë, mjedisin e jashtëm të parehabilituar si dhe me mungesë të mjediseve sportive.



Top Channel
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Dita e parë e shkollës  Empty Re: Dita e parë e shkollës

Mon 16 Sep 2013 - 21:12
Pavarësisht problemeve dhe pengesave te vogla që ka në këtëfillim viti me rëndësi është se ka filluar viti shkollor,jo vetem në republikëne Shqipërisë por edhe në Maqedoni ka pas probleme të kësaj natyre por ka rëndësi se ka filluar viti i ri shkollor,ku fëmijët respektivisht nxënësit do të ulen në bankat shkollore dhe do të marrin njohurit dhe edukatën,që për çdo njeri është gjë shumë me vlerë.Sidoqoftë urime viti i ri shkollor 2013/14,sepse në Maqedonoi viti i ri shkollor ka filuar më 1 shtator
Al!ssa
Al!ssa
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 13
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/08/2013

Dita e parë e shkollës  Empty Re: Dita e parë e shkollës

Sun 22 Sep 2013 - 7:26
Tani do te dalin problemet e verteta mbi gjendjen e shkollave ne Shqiperi, sepse ne kohen e Saliut kush guxonte te prononcohej ishte i pushuar nga puna..
Sponsored content

Dita e parë e shkollës  Empty Re: Dita e parë e shkollës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi