Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedia në Krujë Empty Tragjedia në Krujë

Sun 28 Oct 2012 - 9:52
Tragjedia në Krujë 32423_174

MAMURRAS- Dy femra kanë humbur jetën nga helmimi në Mammurras.
Viktimat janë Prena Gega 45-vjece dhe Drenusha Prendi 40-vjece, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se 2 femrat janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë ditës së djeshme në një dasëm.
Femrat janë dërguar menjëherë në spital, ku, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka nisur heimet, ndërkohë që do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do mund të japë më tepër detaje mbi shkaqet e vdekjes së dy femrave.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedia në Krujë Empty Re: Tragjedia në Krujë

Mon 29 Oct 2012 - 12:24
Dhëndri: Dyshoj për një vrasje

Nusja 21-vjeçare Pashke Gega, e cila u helmua në ditën e saj të dasmës, ende ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët thonë se ajo mund të shpëtojë, por ende nuk bëjnë të qartë shkaqet e helmimit, që shkaktoi dy viktima Mrika Gegën, nusja e xhaxhait të Gegës dhe Prenusha Prendin, vjehrra e vëllait të nuses.

Familjarët e dasmorëve, janë shumë të paqartë për këtë situatë, duke hedhur alibinë se ata mund të jenë helmuar qëllimisht në dhomën në të cilën ato të trija po flinin. Dhëndri, Kreshnik Pula kërkon zbardhjen e ngjarjes nga organet e drejtësisë, sepse tragjedia që goditi familjen Gega, është shumë e mistershme dhe e dyshimtë. Pula hedh poshtë, idenë se dasmorët, mund të jenë helmuar nga ushqimi i restorantit.

Si ndodhi ngjarja?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht. Familjarët e Pashkës, më morën në telefon dhe më thanë që të shkoja në shtëpinë e tyre, sepse diçka e rëndë kishte ndodhur. Më thanë që nusja nuk ndihej mirë, por jo që situata kishte arritur deri në këtë pikë. Kur mbërrita atje, pashë një tmerr me sy. Mrika Gega, 45 vjeçe, e cila është nusja e xhaxhait të nuses sime dhe Prenusha Prendi 55 vjeçe, vjehrra e nuses së vëllait të Pashkës, së bashku me këtë të fundit ishin në gjendje të rëndë. Nuk humbëm kohë dhe i nisëm direkt drejt Tiranës. Kam që në orën 6:00 të mëngjesit që pres pas derës së spitalit, për të marrë një lajm nga mjeku.


Dyshoni se janë helmuar me ushqim, në restorantin që u bë dasma?

Nuk dyshoj aspak te lokali, ku u bë ceremonia e dasmës. Të gjithë dasmorët në të njëjtin vend hëngrën dhe nuk patën asnjë problem me organizmin. Asnjë nga dasmorët e tjerë nuk është helmuar.

Ç’do të thuash?

Nusja ime ka fjetur në dhomën e saj së bashku me Mrikën dhe Prenushën. Fakti që janë helmuar të njëjtët persona që ishin në të njëjtën dhomë, bën të dyshosh se vrasja e tyre mund të jetë bërë qëllimisht. Ajo që ka ndodhur në atë dhomë, mbetet mister dhe këtë e dinë vetëm ato të tria. Nuk di çfarë të them realisht dhe nuk mund të vë gishtin tek askush, por edhe policia duhet të bëjë punën e saj, për të zbardhur ngjarjen. Dasma e Pashkës u kthye në mort, duke shënuar dy viktima dhe jeta e saj është ende në rrezik. Nuk mund të kalojë kaq lehtë kjo gjë. Jam shumë i tronditur.

Kush i gjeti viktimat?

Në mëngjes, vëllai i nuses, Alfred Gega, shkon tek e motra dhe shikon që të tria ishin në gjendje të rëndë. Më keq ka qenë Mrika dhe e vjehrra e tij, Prenushja. Ato ishin mbuluar me djersë, kishin vjellë, ishin të pafuqishme dhe pothuajse në gjendje të fikëti. I nisëm direkt për në spitalin e Tiranës. Ato të dyja nuk mundën që të jetonin dhe vdiqën rrugës. Ndërsa nusja ime, ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Alfredi është shumë i tronditur, për atë që ka parë në dhomë dhe se vajza e xhaxhait së bashku me vjehrrën, vdiqën. Ndërsa shëndeti i motrës e shqetëson tej mase.

Ç’thonë familjarët e viktimave?

Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje. Dita më e bukur e jetës së Pashkës, u kthye në ditë zie. Edhe ata dyshojnë që helmimi, them helmimi sepse akoma nuk e dimë se çfarë është në të vërtetë, është i qëllimshëm. Ideja e një asfiksie në dhomë, bie poshtë sepse Fredi thotë që në dhomën ku po flinin viktimat, nuk ka pasur pajisje për ngrohje. Dua të theksoj se diçka e mistershme, ka ndodhur mbrëmë në dhomën ku po flinin ato.

E keni takuar nusen?

Ajo ndodhet në reanimacion dhe mjekët nuk ka kanë lënë që të futemi brenda. Na thonë se do të shpëtojë dhe se është më mirë, por po s’e pashë me sytë e mi, nuk e heq dot merakun. Kam shumë frikë, sepse dy persona humbën jetën. Që prej orës 6:00 të mëngjesit presim pas dere. Jemi të gjithë të shqetësuar dhe me zemër të ngrirë se ç’bëhet pas asaj dere të spitalit. Dyshoj se mjekët po përpiqen që të na qetësojnë.

Polica ka shkuar në banesë?

Menjëherë pas ngjarjes polica shkoi te shtëpia e nuses. Mori deklaratat e familjarëve. Bëri kontroll në dhomën e tyre, duke mbledhur prova, por deri më tani nuk ka ndonjë ide të qartë se çfarë ka ndodhur.

Vutë re ndonjë shqetësim nga nusja, natën e dasmës?

Jo asgjë. Ishte shumë e lumtur, sepse ishte veshur me të bardha dhe këtë ditë mezi po e priste. Sonte do të kurorëzonim martesën tonë, por ngjarja e rëndë që ndodhi anuloi gjithçka. Me padurim, po prisja që Pashka të hynte në shtëpinë time përgjithmonë. Shpresoj shumë që kjo të realizohet, por e di që ajo do të jetë shumë e mërzitur për atë që ka ngjarë. Deri më tani, askush nuk ka mundur që t’ia thotë, por edhe nëse pyet për ato, ne nuk mund t’ia themi, sepse do ta përjetonte shumë keq, sidomos në gjendjen shëndetësore që ajo ndodhet.

Cfarë kërkon?

Çfarë kërkoj? Nuk di çfarë të them, çfarë të mendoj. Jam shumë i turbulluar, sepse në ditën më të bukur të jetës sime, humba shumë. Dasma m’u kthye në mort dhe nusja, po rrezikon jetën. Ka 20 orë që ndodhet në reanimacion dhe mjekët ende nuk e kanë të qartë se, çfarë është ajo që e çoi Pashkën dhe dy të tjerat në këtë gjendje. I kërkoj policisë që të hetojë ngjarjen, sepse dyshoj që është e qëllimshme. Kurrsesi nuk është helmimi nga ushqimi i lokalit

Krujë, vdesin dy dasmore, nusja në gjendje të rëndë

Ishin ftuar për gëzim, po humbën jetën të helmuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës në rrethin e Krujës dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Paraprakisht mësohet se Mrika Gega, 45 vjeçe, nga fshati Dukagjin dhe Nusha Ndoja, 55 vjeçe me banim në Pukë, kanë qenë në një dasmë. Ato kanë fjetur në një dhomë bashkë me nusen, 21-vjeçaren Pashke Gega. Mëngjesin e të dielës, familjarët e kanë gjetur nusen dhe dy gratë që ndodheshin në dhomë, në gjendje të rëndë. Tre gratë janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por megjithë përpjekjet e mjekëve dy gratë kanë humbur jetën, ndërsa 21-vjeçarja që do vishte fustanin e nusërisë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po vijon këqyrjen e vendit të ngjarjes pranë banesës, lokalit ku u zhvillua darka, si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit. Helmimi nga ushqimi paraprakisht është përjashtuar, pasi dasmorët e tjerë nuk kanë shfaqur probleme. Një pistë hetimi është dhe ajo e një helmimi të qëllimshëm për të ndërprerë dasmën në familjen Gega. Priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së dy grave.


Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedia në Krujë Empty Re: Tragjedia në Krujë

Mon 29 Oct 2012 - 13:06
Përmirësohet gjendja e nuses së helmuar

Tragjedia në Krujë Permiresohet-nusja-e-helmua

Është përmirësuar gjendja shëndetësore e nuses 21-vjeçare Pashke Gega, që mbeti e helmuar një ditë përpara se të martohej.

Sipas informacioneve të dhëna nga mjekët e QSUT, 21-vjeçarja ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën, duke lënë kështu reanimacionin për t’u shtruar në pavijonin e toksikologjisë të QSUT ku do të vijojë trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, në të njëjtën ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së shtunës , mbetën të vdekura dy gra të afërme të 21-vjeçares, Mrika Gega 45 vjeçe dhe Prenusha Prendi 55 vjeçe, dhe policia po heton lidhur me shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas policisë, dyshohet se shkaku i vdekjes së dy grave ka qenë helmi i barit të miut dhe bar moli që është gjetur brenda dhomës ku flinin tre gratë, të cilat kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore në orët e para të mëngjesit.

Të afërmit e tyre më herët kishin ngritur hipotezën e një helmimi të qëllimshëm për tri gratë, ndërkohë që përjashtohet pista e helmimit nga ushqimi në dasmë, pasi asnjë nga dasmorët e tjerë që kanë ngrënë njësoj me 2 viktimat dhe të sëmurën, nuk kanë pasur shqetësime shëndetësore.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tragjedia në Krujë Empty Re: Tragjedia në Krujë

Tue 30 Oct 2012 - 16:41
Flet nusja: U shtriva në dhomë dhe u zgjova në spital

Dasma në Thumanë të Krujës, e kthyer në ditë zie, sepse në të humbën jetën dy persona dhe një i tretë rrezikoi jetën, mbetet ende një mister i pazgjidhur për grupin hetimor. Policia së bashku me ekspertët e mjekësisë ligjore, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila edhe pas kaq ditësh, mbetet një “ekuacion” që duhet zgjidhur.

Familjarët, përveçse të shokuar nga ngjarja e rëndë tragjike, janë edhe të habitur, për atë çka ka ngjarë në dhomën në të cilën flinin viktimat së bashku me 21-vjeçaren e mbijetuar.

Fatmirësisht, Pashke Gega, nusja e cila u “helmua” ditën e saj të dasmës, duket se ka dalë nga rreziku për jetën. Mesditën e së hënës, ajo ka dalë nga reanimacioni dhe është shtruar në pavijonin e toksikologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Në këtë pavijon do të qëndrojë për disa ditë, ku do të vijojë trajtimin intensiv mjekësor, sepse gjendja shëndetësore e saj mbetet ende delikate.

Personeli i mjekëve nuk di të thotë se cilat janë arsyet që shkaktuan vdekjen e dy personave dhe rrezikimin e jetës së Pashkes. Gjatë 48 orëve të fundit, mjekët i kanë marrë kampione gjaku, për t’i bërë të gjitha analizat, ku do të shohin nëse në gjak ka apo jo helme. Ata hedhin poshtë faktin se femrat që kanë fjetur në të njëjtën dhomë me nusen janë helmuar nga ushqimi. Gjithsesi, mjekët nuk arrijnë të japin një version të saktë për shkaktimin e dy vdekjeve, duke ia lënë në dorë mjekësisë ligjore. Mësohet se Pashke Gega është koshiente, madje ka treguar për familjarët dhe personelin mjekësor se nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur natën e dasmës së saj. “U shtriva për të fjetur në dhomë pas dasmës dhe jam zgjuar në reanimacion. Nuk e di çfarë ndodhi” mësohet se ka deklaruar nusja. Ajo ende nuk e di, se dy personat që e shoqëronin në dhomë atë natë, kanë humbur jetën dhe se mëngjesin e së hënës, janë dërguar për në banesën e fundit. Familjarët kanë dëshiruar që t’ia mbajnë të fshehtë këtë fakt, sepse mendojnë se ajo nuk është në gjendje që të përballojë një lajm kaq të hidhur. Dhëndri, Kreshnik Pula, prej dy ditësh nuk lëviz prej spitalit, duke u kujdesur deri në detaj, për nevojat e nuses së tij. Bindja e Pulës, se Pashka nuk është helmuar nga ushqimi, është vërtetuar edhe nga institucionet mjekësore, por ende ai nuk ka marrë një përgjigje të saktë rreth ngjarjes.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore ka marrë mostrat nga dy trupat e pajetë dhe nuses së tij, Pashkes. Pas 17 ditësh, pritet që të dalin edhe analizat e sakta, duke qartësuar mjekët dhe familjarët se çfarë ka ndodhur me organizmin e tyre. Menjëherë pas ngjarjes, policia deklaroi se shkaku i vdekjes së dasmoreve ka qenë prej helmimit nga ushqimi, por hipoteza është hedhur poshtë nga të afërmit. Ata e kanë përjashtuar këtë pistë, sepse asnjë nga dasmorët e tjerë që kanë konsumuar të njëjtin ushqim, me 2 viktimat dhe të sëmurën, nuk kanë pasur komplikacione me shëndetin. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, dasma e kthyer në ditë zie, do të mbetet mister. Kjo duket se do të zgjasë të paktën dy javë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedia në Krujë Empty Re: Tragjedia në Krujë

Wed 31 Oct 2012 - 16:31
Drama në dasmën e Mamurrastit, burri Prendushës: Morëm lekë borxh për të shkuar në dasmë

Tragjedia në Krujë 535
Bashkëshorti i gruas që humbi jetën në dasmën e Mamurrasit ka treguar se nuk donin të shkonin në dasmën e krushkut, por më vonë morën lekë borxh dhe shkuan. Varfërisë së tejskajshme që mbizotëron në këtë familje, në fshatin Dedaj të komunës Qelëz në Pukë, tashmë i është bashkuar dhe vdekja e të zonjës së shtëpisë. Katër fëmijët që ndoshen në shtëpi janë ende shumë të vegjël për ta kuptuar humbjen e nënës së tyre. Burri i Prendusha Prendit, Çesku shprehet se “Njeriu qenka më i fortë se guri. Prendusha ishte gruaja ime, por ajo ishte dhe shtylla e shtëpisë”./alb-observer.com/
Sponsored content

Tragjedia në Krujë Empty Re: Tragjedia në Krujë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi