Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nis gjyqi ndaj Fatmir Mediut  Empty Nis gjyqi ndaj Fatmir Mediut

Tue 6 Nov 2012 - 10:49
Nis gjyqi ndaj Fatmir Mediut  MEDIU--GJYQI--05_tn_1

Gjykata e Lartë ka nisur procesin gjyqesor në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu nën akuzën e plagosjes së rëndë.

Avokati i zotit Mediu i kërkoi Gjykatës ta pushonte këtë cështje, pasi në një shqyrtim të mëparshëm, klienti i tij nuk u fajësua në akuzat për vrasje. Sipas avokatit Visha, me te njejtat prova nuk mund te gjendet fajesi per akuzen e plagosjes se rende.

Por trupi gjykues me relator Shkelzen Selimin, vendosi ta vazhdoje kete shqyrtim gjyqesor, ndryshe nga vendimi i dhene me pare per te pushuar çeshtjen. Tre vjet me pare ajo e rrezoi kete padi, por Gjykata Kushtetuese ishte ne favor te paditesve, duke e rikthyer edhe njehere tjeter kete proces ne Gjykaten e Larte per t'u shqyrtuar.

Ishte pikerisht ky vendim i Kushtetueses qe i jep te drejten familjareve te Gerdecit te prekur nga tragjedia, te ballafaqohen me ministrin aktual te mjedisit ne nje proces gjyqesor. Ndersa avokatet e pales paditese kane paraqitur fashikujt me me shume se 400 prova shkresore, gjykata i ka kerkuar selektimin e tyre dhe paraqitjen ne nje seance te radhes.

Roxhers Durdaj dhe Alketa Harizaj e kane akuzuar Mediun si shkaktar te demtimeve te tyre, qe ne dhjetorin e vitit 2009, me akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia, neni 91 i Kodit Penal. Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi