- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Drejt mbylljes Windows Live Messenger
Tue 6 Nov 2012 - 18:55
Lëvizje surprizë e Microsoft. Gjigandi i produkteve dhe shërbimeve kompjuterike do të tërheqë nga tregu Windows Live Messenger, shërbimi historik i komunikimit të drejpërdrejtë, për të favorizuar Skype.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë kompania, por mediat amerikane dhe forumet në internet flasin për një vendim që pritet të merret brenda pak muajsh.
Përdoruesit e Windows Live Messenger do të udhëzohen automatikisht drejt përdorimit të Skype. Për këtë lëvizje, sipas specialistëve, Microsoft ka kohë që po punon nisur dhe nga rënia e përdoruesve të produktit të tij, megjithëse 80 përqind e mesazheve të drejtpërdrejtë të përdoruesve të Skype, menaxhohen nga Messenger.
“The Verge”, agjencia e informacioneve teknologjike online shkruan se vendimi për të shkrirë Windows Live Messenger brenda Skype lindi si një domosdoshmëri e Microsoft për t’i bërë ballë edhe konkurrencës së rrjeteve sociale, sidomos Facebook, edhe ky i pajisur me një shërbim të mesazheve të drejtpërdrejtë.
Skype ndodhet nën pronësinë e Bill Gates që e bleu atë për 8.5 miliard dollarë. Shkrirja e Windows Live Messenger me të do t’i jepte fund shërbimit të komunikimit online të krijuar më 22 korrik të 1999-ës. Versioni i tij i fundit (Windows Live Messenger 16.4) u hodh në treg vetëm një muaj më parë.
Re: Drejt mbylljes Windows Live Messenger
Tue 15 Jan 2013 - 3:12
Prej qe ka dal Windows 8, WLM o' kon en plane e siper m'u mbyll! Qe me update-n e fundit, keni mujt me vrejt qe WLM 2011 me WLM 2012 nuk e kishin as1 dallim/ndryshim! Mu kjo levizje e Microsoft po m`pelqen per faktin qe Skype o' shum ma i mir se msn! Ok na jena rrit me msn, po tash teknologjia dita-dites po perparon e me skype po munesh me fol me kamer edhe n'tel shum mir pa probleme! Un en 2012, qat'her ka Tetori - Nentori thom e kom fshi msn pej PC-s e kom dal en skype! Saksisht msn ka m'u mshel me 15 Mars (:
- PoetiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 825
Hobi : Dashuria
Vendndodhja : usa
Anetaresuar : 20/09/2011
Re: Drejt mbylljes Windows Live Messenger
Sat 13 Jul 2013 - 16:26
mos na fiku deren lol
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi