Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vetëvendosje kundër Jahjagës Empty Vetëvendosje kundër Jahjagës

Wed 7 Nov 2012 - 8:26
Vetëvendosje kundër Jahjagës Vetevendosja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kritikoi ashpër presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga duke e cilësuar si të njëanëshme në qendrimet e saj për protestat e 22 dhe 23 tetorit, por edhe si manipuluese të opinionit publik kur flet për bisedimet me Serbinë.

Kurti në letër i ka adresuar Jahjagës disa pyetje.

“Zonja Presidente Jahjaga, Serbia nuk mund dhe nuk duhet të jetë “alternativa e vetme” në Kosovë, në asnjë pjesë të territorit, as në veri, me strukturat e saj ilegale që ju keni rendur t’i takoni. Çfarë keni biseduar ju me përfaqësuesit e strukturave ilegale të Serbisë në Veri, Zonja Presidente? A nuk ju kanë treguar se e gjithë struktura, përfaqësuesit e së cilës ju keni takuar është kriminale? A nuk e dini se për një përfaqësues të institucioneve “e vetmja alternativë” ndaj strukturave kriminale është shuarja e tyre, e jo legjitimimi përmes takimeve të fshehta?“Përmes këtyre qëndrimeve, Zonja Presidente, jeni ju ajo që po manipuloni mbarë opinionin publik, duke u bërë këmbëngulëse në praktika të ngjashme formalisht dhe moralisht me atë që solli në vendosjen tuaj në krye të institucionit” thuhet në letrën e Kurtit.

Duke i kujtuar deklaratën e presidentes Jahjaga se lëvizja Vetëvendosje po manipulon me masën duke e nxjerrë në protesta Kurti në letër i thotë Jahjagës se “Si një presidente e dalë nga zarfi, ne kemi pritur që në aktivitetin tuaj të mëvonshëm, për të balancuar mëkatin fillestar, ju do të respektonit pak më shumë frymën institucionale, Kushtetutën, rregulloret dhe ligjet. Ne menduam se ju do të bënit çmos që zarfi të harrohej. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu”, vijon letra e Kurtit drejtuar Jahjagës.

Me tej kurti kritikon Presidenten që nuk mbajti asnjë qendrim për arrestimin e padenjë të grave në proteste. “Ndër to janë keqtrajtuar edhe disa deputete të Kuvendit të Kosovës, asnjë fjalë nuk e thatë në solidarizim me ato qytetare e as me shtetasen gjermane e cila nuk përballoi dot tronditjen e dhunës”, shkruan Kurti.

Me tej lideri i vetevendosjes i kujton presidentes jahjaga disa nene te kushtetutes ku thuhet se presidenti “ “garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të themeluara në këtë Kushtetutë”. E ju, duke justifikuar policinë, dhunën e egër të së cilës e denoncuan edhe Amnesty International, Avokati i Popullit, KMDLNj etj.

Presidentja Jahjaga nuk e permbushe aspak kete nen thuhet ne letren e Albin Kurtit derguar Atifete Jahjages kete te marte.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi