Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kuptimi i ëndrrave Empty Kuptimi i ëndrrave

Tue 20 Nov 2012 - 2:31
Message reputation : 100% (1 vote)
Kuptimi i ëndrrave Endrra
Për vite me radhe psikologët kanë qenë një faktor ndikues në kuptim e ëndrrave apo maktheve.
Në qoftë se flemë në gjendje ankthi apo të mërzitur,shqetësuar nga diçka me shumë siguri natën do të shihnim makthe, ëndrra të frikshme.
Por kuptim kanë disa detaje në ëndërr?

Psikologët thonë se nëse shihini në ëndërr një kafshë atëherë me shumë siguri jeni duke u përpjekur të shmangini një situatë jo fort të favorshme.
Ne qoftë se ëndërroni vdekjen tregon një ndryshim dramatik në jetën tuaj.
Humbja e të gjithë dhëmbëve,gjithmonë në ëndërr, do të thotë që jeni i shqetësuar për marrëdhëniet me njerëzit.
Gjithashtu shkencëtarët insistojnë se secili prej nesh çdo natë sheh të paktën një ëndërr, por shumë pak prej tyre mund ti mbajmë mend./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Kuptimi i ëndrrave Empty Re: Kuptimi i ëndrrave

Fri 4 Jan 2013 - 13:46
Nuk di per kete,e di se disa enderra shihen ne gjume,me ate qe ndien diten.Enderrat e tilla fillojne kendshem,po zgjasin pak dhe kur te prishin gjumin,e mallkon endrren pse nuk zgjati me shume.Pas atyre endrrave,eshte e pamundur te ze gjumi
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kuptimi i ëndrrave Empty Re: Kuptimi i ëndrrave

Tue 7 Jan 2014 - 19:43
Ëndrrat erotike, kuptimi i tyre
Kuptimi i ëndrrave Erotic_dream
Shkaku më i shpeshtë i ëndrrave “të nxehta” janë dëshirat dhe fantazitë të cilat i fshehin dhe i ndrydhim, si edhe pritjet e paplotësuara.

Ëndrrat nganjëherë janë shprehje e asaj që as ne vetë nuk jemi të aftë t’i pranojmë. Në të shprehet gjendja e shpirtit tonë. Nga ana tjetër, ëndrrat mund të jenë paralajmërime, sinjale të cilat në jetën reale i injorojmë.

Edhe pse nuk është rregull, psikologët pajtohen që përsëritja e ëndrrave erotike goxha shpesh tregon problemin e caktuar në jetën seksuale apo në marrëdhëniet me partnerin.

Mbase trupi, po qe se nuk kemi mjaftueshëm seks, thjesht është i uritur për seks. Për shkak të gjithë kësaj, është shumë me rëndësi të dimë përse na ndodh të ëndërrojmë gjëra të tilla, të gjejmë se çka fshihet në prapavijë të ëndrrave dhe çka i nxit ato.

Nëse disa herë ëndërroni se si partneri ju tradhton, ndërkaq ju kaplon xhelozia e tmerrshme, kuptojeni përse ju ndodh ashtu. Psikologët thonë se ekzistojnë dy arsye:

- E para, është që tashmë keni pasur përvojë me tradhtinë. Ose e keni tradhtuar, prandaj frikësoheni se do t’ju ndodhë edhe juve ose keni qenë të tradhtuar.

- E dyta, janë dëshirat e ndrydhura apo dyshimet. Ajo që nuk duam t’ia pranojmë vetvetes ia veshim partnerit tonë, kështu që për shkak të tradhtisë së partnerit shumë shpesh mund të shfaqen dëshirat tona të fshehura, ndjenjat dhe dëshira e flakëtë për dikë tjetër.

/Shekulli Online/ E.L./
Sponsored content

Kuptimi i ëndrrave Empty Re: Kuptimi i ëndrrave

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi