Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria nuk e merr statusin Empty Shqipëria nuk e merr statusin

Fri 7 Dec 2012 - 13:03


Shqipëria do ta humbë edhe këtë radhë statusin e vendit kandidat në BE.
Ministrat e Bashkimit Europian nuk do t'i hapin vendit tonë driten
jeshile ne takimin e javes qe vjen.


Kete e pohuan burime
diplomatike per faqen online Euractiv, portali i pavarur i specializuar
ne problematikat e bllokut europian. Te njejtat burime shtojne nga ana
tjeter se BE-ja mund t`i jape udhe bisedimeve te anetaresimit me
Serbine, nese permbushen disa kushte siç eshte p.sh permiresimi i
marredhenieve me Kosoven. Te pakten nje vend, Holanda e ka kundershtuar
me force dhenien e statusit kandidat per Shqiperine, kujton Euroactiv,
ndersa sqaron se takimi i ministrave te ceshtjeve europiane ne Bruksel
ka ne qender pikerisht diskutimet mbi zgjerimin.

Duke cituar
diplomate perendimore, site-i thote se per momentin, nuk parashikohet
nje vendim per Shqiperine, dhe shtojne se vendit i duhet te beje me
shume per t'u kualifikuar, sidomos lidhur me 12 kriteret e nenvizuara ne
raportin e Komisionit ne tetor.

Menyra si do te zhvillohen
zgjedhjet perben nje shqetesim te vecante. Perderisa ato mbahen
qershorin e vitit qe vjen, atehere vendimi ka pak gjasa te merret
perpara se vendet e BE-se te sigurohen se zgjedhjet e 2013-tes do te
zbatojne standartet demokratike dhe se votuesit do te jene ne gjendje te
zgjedhin nje parlament dhe qeveri te re pa tensionet e situatave te
mehershme. Nga ana tjeter, ne takimin e Brukselit pritet te aprovohet
teksti per Serbine qe do te integrohet ne konkluzionet e samitit, sipas
te cilit BE-ja do te shpresoje per celjen e negocjatave me kete vend,
bazuar ne kushte qe per beogradin, nuk jane aspak nje risi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi