Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Shqipëria merr sot drejtimin e Këshillit të Europës

Wed 23 May 2012 - 20:19
Strasburg, 23 maj 2012, NOA- Pak më parë ka nisur mbledhja e komitetit
të Këshillit të Europës në Strasburg nga ku pritet që Shqipëria të marrë
presidencën e radhës.

Të pranishëm në këtë takim janë ministrat e jashtëm të 47 vendeve
anëtare, ku ceremonia speciale në të cilën i kalon drejtimi i KiE
Shqipërisë, pritet të mbahet në orën 12.00, ku kryediplomatit shqiptar
Edmond Haxhinasto do i dorëzohet çelësi për drejtimin e këtij këshilli
nga Britania e Madhe e cila e mban aktualisht.

Siç raporton noa.al, pas marrjes së detyrës në krye të Presidencës Shqipëria do e kryezojë këtë organizatë për 6 muaj.

Për herë të parë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në 13 korrik
1995, Shqipëria do të marrë kryesinë e Komitetit të Ministrave të
organizatës, për periudhën 23 maj -9 nëntor 2012.

Pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar është edhe Ilir Rusmajli, kryetar i
delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentar të KiE-se,
si dhe Ferdinand Poni, Zëvendësministër i Brendshëm.
a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi