Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Empty Muzeu më i madh i aviacionit në botë

Fri 14 Dec 2012 - 20:20
Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza-lajmi1412Dikur mbretër të qiejve, mbi 9 mijë avionë dhe helikopterë të prodhimit rus prehen sot në “varrezën” më të madhe të aviacionit në botë.

Duke nisur nga helikopterët ushtarakë, e deri tek krenaria e Bashkimit Sovjetik, Tupolev TU-144, një avion supersonik që në vitet 1980 konkurronte me të famshmin “Concorde”, të gjithë këto mjete janë zhvendosur në muzeun më të madh të aviacionit në Rusi, në Uljanovskun e ndodhur në krahinën e Vollgës së Mesme, pothuajse një mijë kilometra në juglindje të Moskës.

Disa prej këtyre avionëve kanë një vjetërsi mbi 90-vjeçare dhe datojnë që në fillesat e aviacionit modern.
Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza1

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza2

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza3
E veçanta është se të gjithë këta avionë, me përjashtim të vetëm një modeli, mbërritën në Uljanovsk duke fluturar në aeroportin qendror të qytetit, duke dhuruar një spektakël të veçantë me fluturimet e vazhdueshme gjatë të gjithë 2012-s.
Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza4

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza5

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza6

Modelet e dikurshme sovjetike, “Tupolev”, “Antonov”, “Ilyushin”, “Sukhoi” dhe të tjerë, dominuan fluturimet në bllokun komunist për më shumë se gjysmë shekulli.
Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza7

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza8

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza9
Megjithatë, ndonëse shumë modele mbeten në funksion në Rusi dhe kryesisht vendet fqinje, linjat ajrore zëvendësuan avionët e modelit rus me më të përparuarit “Boeing” e “Airbus”, duke bërë që shumica e industrisë aeronautike ruse të përqendrohet në qëllime ushtarake.

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza10

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza11

Muzeu më i madh i aviacionit në botë Varreza12
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi