Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Thu 20 Dec 2012 - 2:41
Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 61689TIRANE - 3.3 milionë drita përbëjnë dekorin shumëngjyrësh të kryeqytetit shqiptar, në prag të festave të fund - vitit.
Pema e madhe e vendosur në sheshin “Skënderbej” por edhe dekori i vendosur në rrugë të ndryshme të qytetit kanë sjellë një atmosferë të veçantë festive për çdo qytetar të Tiranës.

Drejtoresha e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, Greta Deljani ka bërë të ditur se pemët e vitit të ri janë shpërndarë edhe në zona të tjera të Tiranës, në mënyrë që atmosfera të shtrihet në të gjithë qytetin.

Festimet për këtë fundvit filluan me ndezjen e dritave të pemës, secila përmban 640 dekorime dhe gjithashtu ka 25 200 drita. Më tej, dekori ka vazhduar me bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit. Si kurrë më parë, Tirana ka të dekoruara shumë rrugë, që nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, tek “Zogu i Parë”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Durrësit,” rruga e “Elbasanit”, rruga e “Dibrës”.

Gjithashtu janë dekoruar 1500 shtylla. I gjithë qyteti, sot ka 3 milionë e 300 mijë drita, në të gjithë dekorimet që janë përdorur për të gjitha rrugët

Natyrisht dekorit i janë bashkëngjitur dhe shumë aktivitete festive që do të zhvillohen përpara pemës, në sheshin “Skënderbej”, në rrugën “Murat Toptani” por edhe ambiente të tjera të kryeqytetit, si qendra “Ten”, Teatri i Metropolit etj.

Janë shumë aktivitete festive për të gjitha grup moshat , duke filluar që me fëmijët, të cilët mezi presin festat e fund-vitit, dhuratat e çdo gjë tjetër. Aktivitetet për fëmijë janë përqendruar kryesisht përpara pemës, pasi është dhe ambienti më i preferuar për ta. Gjatë ditëve të pushimit do jetë Teatri i Kukullave, Cirku, animatorë, babagjyshët.

Çdo pasdite, tek pema do të ketë animatorë edhe babagjyshë, të cilët do të bëjnë lojëra me të gjithë fëmijët që do i afrohen pemës apo do të bëjnë fotografi me ta, për ta bërë sa më të këndshme këtë atmosferë për fëmijët e pse jo, në mënyrë që ata të kenë një kujtim të bukur nga ky fund - viti.

Do të ketë një festë ditën e Krishtlindjeve. Më datë 24, në mbrëmje e deri ne orët e para të datës 25 do të ketë aktivitet tek Pedonalja, një festë për të rinjtë. Më tej, më datë 25, përpara pemës do të ketë aktivitete për fëmijë, ansambli dhe koncert me muzikë klasike, krishtlindjesh. Aktivitetet do të variojnë për të gjithë grup-moshat dhe për çdo shije.

(er.nu/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Re: Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Thu 20 Dec 2012 - 10:47
Si gjithmone gjysmake gjerat!!!

Po shqiptaret jane 33 milione dhe jo vetem 3.3 milione, c'jane keto simbolizime te mangeta qe beni!!!
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Re: Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Thu 20 Dec 2012 - 11:47
hmm prandaj po na lene ne erresir neve ketj keta
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Re: Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Thu 20 Dec 2012 - 11:55
...imagjino!
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Re: Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Tue 25 Dec 2012 - 14:00
Tirana për festat e fundvitit
Tirana qyteti i zhurmës, dhe i kaosit. Tymit dhe papastërtisë. Errësirës dhe dritës. Megjithatë një pamje e tille e zymtësisë nga betonizimi e zhdukin tërësisht këto ditë të bukura feste, të cilat i kanë dhënë një pamje tjetër. Një pamje që të emocion, të përcjell më tej atmosferën elektrizuese të festave Tejçuese të ngrohtësisë,harmonisë e sigurisht familjaritetit. Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme (Të mundësuara nga Mendo Pozitiv ) /alb-observer.com/
Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 563852_391133897637618_1223639480_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 557322_391133760970965_184600816_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 25023_391133730970968_1628831579_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 419409_391133300971011_1186584417_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 16727_391133220971019_864986013_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 307550_391133280971013_746751776_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 150947_391133664304308_1825882718_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 71731_391133077637700_516959826_n-300x199

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita 63783_391133310971010_646956484_n-300x199
Sponsored content

Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita Empty Re: Festat, dekori i Tiranës përbëhet nga 3.3 milionë drita

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi