Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Barça mbyll vitin me fitore Empty Barça mbyll vitin me fitore

Sun 23 Dec 2012 - 14:34
Barça mbyll vitin me fitore Vdj0q0
Barcelona vazhdon të fitojë ndeshje në Primera Division. Në takimin e javës së 17, skuadra katalanase mundi Vajadolidin me rezultatin 3-1, fitore të cilën ata ia dedikuan trajnerit të tyre Tito Vilanova.

Edhe pse nuk zhvilloi lojën e saj më të mirë, Barcelona arriti të marrë 3 pikë duke rivendosur diferencën prej 9 pikësh me Atletiko Madrid. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Barcelonën me gol të shënuar nga Xavi Hernandez pas një pasimi të Jordi Albës, ndërkohë që më parë Messi kishte goditur shtyllën.

Në pjesën e dytë ishte pikërish argjentinasi që i dyfishoi shifrat duke shënuar golin e tij të 91 për vitin 2012 dhe të 26 në kampionat. Vajadolid shkurtoi diferencën në minutat e fundit me Javi Guerra, por Cristian Tello mbylli përfundimisht të gjitha llogaritë e kësaj përballjeje.

Malaga shton problemet për Realin e Madridit. Skuadra e drejtuar nga Pelegrini fitoi ndaj kampionëve të Spanjës në La Rosaleda me rezultatin 3-2 duke e ngushtuar diferencën e pikëve me ta në 2 pikë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, por Reali i Madridit i kishte 2-3 raste të mira për shënim me Ronaldon dhe Di Marian, por ishte Isko që kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Madrilenët barazojnë përkohësisht me autogolin e Sanchez. Ekuilibri nuk zgjati shumë dhe Malaga u rikthye në avantazh me Santa Kruz. Paraguajani pak momente më vonë shënoi edhe golin e tretë për Malagën duke thelluar krizën tek Reali. Gjithsesi këta të fundit me Benzema arritën të shkurtonin diferencën në 3-2, por në fund nuk ia dolën mbanë dhe tashmë Reali e sheh veten 7 pikë larg Atletikos dhe 16 pikë larg Barcelonës, një rekord ky për kampionatin spanjoll.

Në ndeshjet e tjera të Primera Division, Real Betis u mund në fushën e vet nga Majorka 2-1. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Granada ndaj Osasunës në përballjen që vlen për mbijetesë në La Liga.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi