Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 24 Dec 2012 - 17:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 150598_573657552661256_799886307_a
Besimtarët të cilët si zë hapësira brenda xhamisë, janë ulur para portës, përgjatë një trotuari të mbuluar me sexhde. Zëri i klerikut dëgjohet përmes tyre deri në rrugë.
Në lutjet e të xhumasë në xhaminë kryesore në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, nuk ka më vend për të gjithë besimtarët, të cilët kishin ardhur ta dëgjojnë predikimin e imamit.

Armiqtë e Allahut po e prishin rininë myslimane”, paralajmëron kleriku. Ai përmend alkoolin, drogat dhe ndikimin e rrezikshëm të internetit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për “të penguar hovin e Islamit”.
“Imoraliteti është në ngritje”, ua kujton, ai dëgjuesve. “Kjo s’duhet lejuar. S’mund t’i mbyllim sytë karshi kësaj dukurie”.
Nuk ka nevojë të ecet shumë larg për të kuptuar shenjat e imoralitetit, të cilit i referohet kleriku. Jo shumë larg nga xhamia, kafeteritë moderne janë të mbushura përplot me të rinj e të reja, të përzier, që pinë kafe e birra.
Aty afër janë përmendoret që tregojnë historinë jo të largët të Kosovës. Një statujë e madhe bronzi e Bill Clintonit, me dorën e ngritur në triumf ose përshëndetje, stolis bulevardin që mban emrin e tij. Ish-presidenti amerikan është hero këtu, i brohoritur për nisjen e avionëve të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Një skulpturë tjetër, model gjigant i fjalës angleze “Newborn” [I Porsalindur], feston një gurthemel në procesin e vënë në lëvizje nga ato sulme ajrore të NATO-s – shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Mirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara – dhe aleatëve të saj në fushatën e bombardimeve – mbështet vizionin e këtij territori si komb i lirë në vete. Por, një tjetër pasojë indirekte e atij konflikti tani po shihet me dyshim.
Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 537547_573657179327960_1922956139_n
e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave.
Zyrtarë të sigurisë i thanë Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që format më të rrepta të besimit kishin zënë rrënjë pas luftës, duke ndjekur fluksin e organizatave islamike të ndihmave dhe shkollimin e klerikëve vendas në vendet arabe.
Të intervistuar nën kushte anonimiteti, zyrtarë të sigurisë thanë se ata besojnë së deri në 50 000 njerëz në vend, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit.
Nuk ka mënyrë të pavarur të konfirmohet kjo shifër, që përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, e llogaritur të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Rritja e konservativëve i ka alarmuar kosovarët sekularistë si dhe klerikët e rrymës më të moderuar Islame. Megjithatë, konservatorët gjithashtu ankohen se kundërshtarët e tyre shumë lehtë të gjithë – dhe gabimisht – i akuzojnë ata për lidhje me ekstremistët e dhunshëm.
BIRN-i mund të konfirmojë që disa nga klerikët dhe besimtarët kanë tërhequr vëmendjen e agjencive të brendshme të inteligjencës. Por, nuk ka parë ndonjë dëshmi që të sugjerojë se ata përfaqësojnë ndonjë kërcënimi për sigurinë e vendit.
“Standardet Europiane”
Brezi i ri i konservativëve fetarë thonë se kushtetuta laike e Kosovës diskriminon besimtarët e devotshëm. Ata kanë kritikuar ligjet që e pengojnë shprehjen e Islamit në arsim.
Ata duan edhe lehtësimin e kufizimeve të simboleve fetare në shkollat publike, që i pengojnë vajzat dhe gratë myslimane të mbajnë mbulesë.
Klerikët konservativë po kërkojnë të drejtën e praktikimit të besimit të tyre lirisht. Pasuesit e tyre, ndërkohë, thonë se përballen gjerësisht me diskriminim në shoqëri, veçanërisht në tregun e punës.
“Pas luftës, fillova të mësoja më shumë për Islamin”, thotë një vajzë e re, e cila mbante mbulesë teksa udhëtonte në një autobus lokal të Prishtinës, por e cila nuk pranoi t’i bëhej publik emri.
Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 399250_573657309327947_642261943_n
“Mendoja se jam e lirë nga regjimi serb dhe mund ta praktikoj besimin tim pa frikën e paragjykimit”, thotë ajo. “Por njerëzit prapëseprapë më ngulin sytë për shkak se mbaj mbulesë. Është e vështirë të gjej punë, apo të aplikoj për ndonjë vend pune në sektorin publik, për shkak të mbulesës”.
Megjithatë, ankesat e konservativëve i kanë bezdisur shumë gra me botëkuptim laik.
“Jam myslimane, siç kemi qenë gjithmonë”, thotë Linda, 27-vjeçare e ulur në një kafeteri në qendër të Prishtinës, e cila tregoi vetëm emrin. “Por nuk shkoj në xhami. Jam vërtet e shqetësuar për këtë Islam të ri që erdhi pas luftës”.
“Nuk kishim parë të rinj me mjekra dhe pantallona të shkurta deri atëherë”, thotë ajo, duke iu referuar pamjes dhe veshjes së aplikuar nga shumë besimtarë të formave më strikte të besimit.
Marrëdhënia mes shtetit dhe konservativëve karakterizohet nga pasiguria dhe trazimi. Të dyja palët kanë nxjerrë në tavolinë dispozitat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ose si mbrojtje për pozicionin e vet, ose si pengesë kundër veprimit.
“Nëse dikush thotë se ne kemi liri fetare, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Shefqet Krasniqi, kleriku udhëheqës, apo imami, i xhamisë kryesore në Prishtinë. “Ne kërkojmë të njëjtat të drejta që kanë myslimanët në Londër apo ShBA”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thotë se shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut i kanë penguar përpjekjet e tij për të frenuar veprimtaritë e fanatikëve të dyshuar islamistë. Ai i tha BIRN-it se është përpjekur të promovojë një ligj kundër “sekteve radikale”, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i vendit, nëntë vjet më parë.
Por, ai tha se iu pre rruga nga “ndërkombëtarët” – zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara që administroi Kosovën nga viti 1999 deri më 2008.
“I pyeta ata se a do t’i toleronin sektet fetarë të rrezikonin shtetin e tyre. Ata u përgjigjën se këto ishin standardet evropiane”.
Zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë thonë se në atë kohë nuk ka pasur nevojë për masa të tilla.
“Bazuar në një vlerësim sigurie nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për atë kohë, nuk ka pasur nevojë për ligje kundër grupeve radikale myslimane”, thotë Olivier Salgado, zëdhënës i misionit.
Behxhet Shala, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj), tha se rreziku i ekstremizmit është nënvlerësuar nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
“Ndërkombëtarët janë këtu sot, por do të ikin nesër. Ata po na e lënë bombën e pashpërthyer”, ka thënë Shala për BIRN-in. Sipas tij, varfëria dhe kufijtë lehtë të kalueshëm të Kosovës e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për radikalizëm.
Megjithatë, zyrtarët e huaj sugjerojnë që kërcënimet e mundshme të sigurisë të mos mbivlerësohen që të rrezikojnë shkeljen e lirive individuale.
Jean-Francois Fitou, ambasadori francez në Prishtinë, thotë se këto kushte nuk janë unike vetëm për Kosovën. Ai tha se të gjitha kërcënimet e mundshme duhen marrë shumë seriozisht. Por, shtoi se, edhe përgjigja duhet të peshohen kundër çdo dëmi të mundshëm ndaj lirive individuale.
“Është gjë e ndërlikuar. Gjithmonë është çështje balanci”, i tha ai BIRN-it, duke vënë re se edhe Franca – vendi me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore – kishte provokuar debate të ashpra pas miratimit të ndalimit të bartjes së mbulesës nëpër shkolla.
Rezistimi ndaj “sekularizmit”
Shpërbërja e Jugosllavisë socialiste u shoqërua nga një ringjallje fetare në rajon. Kishat katolike dhe ortodokse në Kroaci e Serbi tani janë më të forta nga ç’ishin para luftërave të viteve 1990-të.
As Kosova s’është përjashtim. Anembanë vendit janë ndërtuar xhami të reja, shpesh të financuara nga donatorë prej vendeve islamike.
Por, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, nacionalizmi i ka dhënë formën të shkuarës së afërt, më fort sesa besimit. Popullsia etnike shqiptare, më e madhja në Kosovë, shpesh e shihte veten si pakicë të persekutuar brenda Jugosllavisë së sunduar nga serbët.
Në fund të viteve1990-të, ata në mënyrë masive mbështetën një luftë guerile kundër serbëve. Ndërhyrja e NATO-s i zgjeroi synimet e asaj përpjekjeje dhe bindi shumë shqiptarë se aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Washington dhe Bruksel.
Shumica e kosovarëve janë myslimanë dhe praktikojnë një formë të butë të Islamit, me ngjyra nga tradita otomane dhe sufiste mistike. Shumica prej tyre duan ta shohin vendin e vet si një vend laik brenda Bashkimit Europian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Për ata që nuk shohin ndonjë kontradiktë mes besimit dhe vlerave liberale, shtimi i fanatikëve fetarë është trazues.
“Është e turpshme që të thuhet se kemi radikalë në mesin tonë, sepse shumica e kosovarëve nuk i mbështesin të tillët”, thotë Luljeta Shala, ekonomiste në Prishtinë. “Jemi pro-amerikanë, siç e dinë të gjithë”.
Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 281750_573655592661452_158770632_n
Fanatikët duket se ndikohen më shumë nga interpretimet arabe të besimit, sesa nga traditat osmane, që janë më të zakonshme në Kosovë. Ata shpesh quhen vahabistë apo salafistë, megjithëse shumica e tyre i hedhin poshtë këto etiketime.
Këta terma rrjedhin nga sektet e Arabisë Saudite që janë bërë sinonime të Islamit puritan. Fanatikët priren ta përshkruajnë vetveten si mbrojtës të besimit që i kundërvihen imponimit të sekularizmit “perëndimor” mbi Kosovën.
Fuad Ramiqi, përfaqësues i lëvizjes “Bashkohu”, thotë se grupi i tij favorizon protestat publike dhe rezistencë jo të dhunshme për të theksuar kërkesat e veta. Ata janë ankuar për ndalimin e mbulesës në shkolla, si dhe për rëndësinë që u jepet përmendoreve të krishtera në Prishtinë.
“Ne i kërkojmë klasës politike… të respektojë të drejtat e shumicës myslimane në Kosovë”, i tha ai BIRN-it. “Ata po diskriminojnë shumicën, duke u përpjekur ta paraqesin veten si pro-perëndimorë”.
“S’mund të jetë demokratik një shtet që ma imponon sekularizmin”.
Ramiqi thotë se së pari e konsideron vetveten si mysliman, e pastaj si kosovar. Ai ka luftuar në Bosnjë gjatë viteve 1990-të dhe ishte në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u zbulua nga ushtria izraelite në vitin 2010, teksa dërgonte furnizime humanitare te palestinezët në Gaza.
Ramiqi është tejet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Megjithatë, ai këmbëngul që grupi i tij nuk e pranon dhunën dhe nuk përbën kërcënim për askënd.
“Jemi të kujdesshëm, sepse armiqtë tanë duan të na portretizojnë si faktor destabilizues për rajonin”, thotë ai. “Nuk ka absolutisht asnjë rrezik në dhënien e të drejtës dhe lirisë njerëzve për të praktikuar besimin e tyre fetar”.
Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 548853_573657415994603_408433538_n
Lexo të plotë: http://www.gazetatema.net/web/2012/12/24/shtimi-i-islamisteve-konservative-alarmon-kosovaret/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 24 Dec 2012 - 17:16
Message reputation : 0% (1 vote)
Arbana Xharra dhe BIRN-i sorosian nxisin urrejtje kunder besimtareve kosovare qe kerkojne liri dhe demokraci perkunder diktatures laik-katolike kosovare. Autorja qe eshte paguar per te bere kete shkrim nga organizatat gjermano-austriake Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, i quan protestuesit "fanatike dhe radikale." Arbana Xharra, paredhenesin e saj kristian-demokrat Erhard Busek qe eshte drejtor i ERSTE fondacionit, nuk do te guxonte qe ta quante ndonjehere fanatik dhe radikal, apo jo, ndersa musliman-demokratet kosovare i fyen me nje gjuhe te poshter:

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 24 Dec 2012 - 17:24
Message reputation : 100% (2 votes)
Sa shume qenkan shtuar mjekeroshat. 500 vjet perdhunim total nga Turqia nuk u ngopen? Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 2585209286
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 24 Dec 2012 - 19:05
Mendoja se jam e lirë nga regjimi serb dhe mund ta praktikoj besimin tim pa frikën e paragjykimit”, thotë ajo. “Por njerëzit prapëseprapë më ngulin sytë për shkak se mbaj mbulesë. Është e vështirë të gjej punë, apo të aplikoj për ndonjë vend pune në sektorin publik, për shkak të mbulesës”


Mund te shkojne edhe ne Serbi,eshte e drejte e tyre.Kosova është vend i hapur demokratik,ku secila fe ka mirëkuptim.Ky lloj sekti eshte i ri në Kosovë,mos të themi i krijuar nga talibanët.Është dhënë leje edhe për ndërtimin e një xhamije enkas për ta.Në demokraci lejohen vepra demokratike,por nuk lejohet të bëjë kush çka i teket.....
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 24 Dec 2012 - 19:40
Message reputation : 0% (1 vote)
Ariana shkruajti:Sa shume qenkan shtuar mjekeroshat. 500 vjet perdhunim total nga Turqia nuk u ngopen? Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët 2585209286

Heheh tju a kujtoj se Arnoldi Tuinbi ne librin e tij "ISLAMI,PERENDIMI DHE ARDHMERIA" Thote:

"Uniteti i popujve Islam eshte ne gjume, por ne duhet te kemi parasysh se ai qe eshte sote ne gjume, nje dite do te zgjohet"
Andaj si duket ka ardh koha qe antaret e perkatsis islame ju ka ardhur koha te Zgjohen nga gjumidhe te jen te vetdijshem se cfar duan dhe cfar kerkojn.

por nuk ka nevoj per ndonji shqetsim mos ju besoni mediumeve qe jan ne duart e masoneris dhe deshirojn te shtin huti tek njerzit...muslimanet jan njerez human, jan njeres te Paqes, qe kan vlera, dhe din te ruajn familje, din ta ruajn vatanin, dhe te vlefshem per shoqerin..
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 8 Dec 2014 - 11:50
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 8 Dec 2014 - 11:59
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 8 Dec 2014 - 12:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Vllezer mos e humbni veten tuaj me mosbesim...duajeni vllaun tuaj si veten tuaj.Te gjith njerzit vijn nga  nji baba dhe nji nëne.Mos e ngatrroni besimin tuaj me qeshtje qe do te ju humbin e diten qe do te dilni para Zotit tuaj te dilni te turpruar.Mos fyerni pejgamberin Isain as sepse Vet Pejgamberi e ka cilsuar si te dashurin,pejgamber dhe i afert me Zotin.
Dhjetra hadithe(shkrime) ne Kur'an dhe synet permendet nena me e ndershme mbi faqen e Tokes Merjem,nena e Isait as,Jezusit qe jihet me kte Emer ose epitet,por qe ka humbkuptimin sepse kshtu ndodh kure politika perzihet ne besim e fe.
Vertet ,i miri per te keqin gjithmon ka qen i keq,kshtu ndodh me disa njerz siq ka ndodh edhe me profetet e Zotit.Ne Kosove fatkeqsisht jonndal ca rryma e sekte te cilat i bejn demshoqris por edhe fes,prandaj duhet te sillemi te pergjegjshem.Shkuarja per te fikur shtepin e fqiut ,kure edhe shtepin e ke ne flak dhe me plot kalamaj brenda ,nuk besoi se ka llogjik.
Qeveria po i kontribon shum atyre rrymave dhe ne anen tjeter varferia e qytetarve po i shtyn shum prej kosovarve te shkojn e te vdesin ne nji toke te huaj ,ne nji tok ku lufta behet mes muslimanesh dhe qeverive te ardhur po nga ndihma e muslimanve.
Aty ku ska gadishmeri per ta ndryshu gjendjen ne paqe ,veshtir qe ka hapsir per t'u ndryshu gjendja.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mon 8 Dec 2014 - 20:19
Message reputation : 0% (1 vote)
Feja Islami esht feja e Zotit  dhe  muslimanet besojn ne nje  Zote               a  katoliket dhe ortodokset  besojn  ne Jezusin si ata e quajn    djali  Zotit suphane  allah Ju te pa bes luptone se esht vetem  nje krijus si I krijoj qijet token njerzit dhe gjithqkaje aj esht Zoti  I vetmi I urti
Sponsored content

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët Empty Re: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi