Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ambasadori i Kosovës në SHBA, më i pasur se Obama Empty Ambasadori i Kosovës në SHBA, më i pasur se Obama

Sun 30 Dec 2012 - 13:40
Ambasadori i Kosovës në SHBA, më i pasur se Obama Akan_508511011











Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),
Akan Ismaili, del të jetë më i pasur se presidenti i shtetit më i
fuqishëm në botë, shkruan gazeta “Zëri”.

Mediet në Amerikë kanë raportuar më herët se pasuria e presidentit
Barack Obama është 7.3 milionë dollarë amerikanë, apo 5.5 milionë euro,
derisa merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarëve.

Ndërsa diplomati i Kosovës në shtetin e Obamës, sipas “Zërit”, ka
para të gatshme(cash) prej hiç më pak se 7.5 milionë euro, apo 10
milionë dollarë amerikanë.

Në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër
Korrupsioni(AKK), Ismaili ka bërë të ditur se ka rreth 135 mijë euro në
bankat kosovare, mbi 3.5 milionë euro të gatshme në bankat e Sllovenisë
dhe mbi 4 milionë euro në shtetin ku është ambasador.

Përpos parave të gatshme, Ismaili ka edhe patundshmëri në vlerë prej
2.6 milionë euro, 70 mijë euro vetura dhe aksione në vlerë prej 4.1
milionë euro në 3 kompani të ndryshme.

Paratë e gatshme, patundshmëritë, veturat dhe aksionet në biznese të
ndryshme të ambasadorit Ismaili kalojnë shifrën prej 15 milionë eurove,
derisa paga vjetore e tij është 38 mijë euro, apo dhjetë fish më e ulët
se e Obamës.

Megjithatë, pasurinë e tij Ismaili e ka bërë nga shitja e aksioneve në kompaninë e telefonisë “Ipko” sllovenëve.

Pavarësisht se me dekada është në biznese ndërkombëtare, numri dy i
Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar më pak para të
gatshme se sa diplomati kosovar në Amerikë.

Pacolli gjatë vitit 2012 ka deklaruar 3.7 milionë euro para të
gatshme në bankat kosovare, ndërsa nuk i ka deklaruar paratë që i ka në
bankat e huaja.

Pas tij “xhepat” plot me para i ka edhe deputeti i AAK-së, Ramiz
Kelmendi, i cili ka në pronësi zinxhirin e hipermarketeve “ETC” në të
gjitha qendrat e Kosovës.

Kelmendi ka deklaruar rreth 2.9 milionë euro para të gatshme. Hiç keq
me cash nuk i ka punët bashkëpartiaku i Kelmendit, Blerim Shala. Ai
është politikani i katërt që ka më së shumti para të gatshme në vend,
shuma e të cilave arrin në 220 mijë euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi