Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin Empty OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin

Tue 29 Jan 2013 - 21:57
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë dje një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste.

Mediat mbarë botërore e përcollën lajmin me shqetësim, pasi vetë grupi i studiuesve që i ka dhënë këtë këshillë OKB-së, është një grup serioz mendimet e të cilit OKB-ja e Ban Ki Munit i zbaton në projekte konkrete. Presidentja e këtij grupi, Valentina Sereni, deklaroi për mediat ndërkombëtare se “vepra epike e Dantes është ofensive dhe diskriminuese, e për këtë arsye nuk ka vend për të në klasat moderne”.

Lajmi për ndalimin e Dantes nëpër shkollat mbarëbotërore, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ka gëzuar vetëm muslimanët, të cilët janë të njëjtit mendim sa i takon kryeveprës “Komedia Hyjnore”. Agron Hoxha, përfaqësuesi i komunitetit musliman, u shpreh dje se “kjo këshillë është me vend pasi Dante në “Komedinë Hyjnore” ironizon të gjitha fetë monoteiste, si krishtërimin ashtu dhe islamin”.

Sipas Hoxhës, Dante i ka njohur mirë religjionet, mes tyre edhe islamin, pasi mësuesi i tij Bruno Latini u pat shkolluar në Anadaluzinë muslimane. “Dante Aligeri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” ka përdorur aspekte të vetë islamit për të ironizuar dhe demonizuar fenë. Në këtë kontekst ne e shohim si një këshillë me shumë vend”, - shprehet më tej Agron Hoxha. Sipas tij, çdo gjë që cënon harmoninë, dialogun, frymën e mirëkuptimit mes popujve dhe mes besimeve, qoftë në kontekstin kombëtar apo edhe atë global duhet penguar. “Duhen gjetur mënyrat për t’u penguar këto vepra që cënojnë pikërisht këtë ekuilibër, nuk duhen promovuar. Çdo gjë që shtyn njerëzimin drejt intolerancës duhet të pengohet, prandaj e theksoj edhe njëherë se kjo këshillë është shumë me vend, edhe pse vepra e Dantes është një vepër e Mesjetës”, - theksoi dje Hoxha.

Ndërsa intelektuali dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupja thekson se një këshillë e tillë e kësaj agjencie, e bërë OKB-së, është një këshillë e gabuar. “Jam rritur me “Komedinë Hyjnore” të Dantes, jam ushqyer më të dhe tani nuk mund ta pështyj dot, pasi kjo vepër, si shumë vepra të tjera, jo vetëm ka kontribuar në formimin tim intelektual, por edhe më ka mësuar ta njoh më mirë njeriun, pra, edhe vetveten. Si intelektual i lirë, gjykoj se “Komedia Hyjnore” ka vlerat e një kryevepre. Mendoj se kjo këshillë që i është dhënë OKB-së, është një këshillë e gabuar, madje e rrezikshme do të shtoja, sepse shumë mirë mund të ngrihen të krishterët dhe të kërkojnë të heqin, fjala vjen, Firdusin apo Omer Khajamin, që mund të kenë ose kanë edhe ata ngjyresa fetare në veprat e tyre. Unë për vete jam ateist, por mendoj se vlerat e veprave të tilla si ajo e Dantes mbeten në themelin e shoqërisë sonë në shkallë planetare dhe këtë e ka treguar dhe e ka vulosur koha”.

Sereni: Trupi i gjymtuar i profetit përshkruhet si fuçi vere

Në këngën XXVIII të Ferrit Muhameti, profeti i muslimanëve, është përshkruar si përçarës dhe Islami si një herezi. “Profetit vetë iu dha një dënim i tmerrshëm; duke ia ndarë trupin nga mjekrra deri në pjesën e pasme, në atë mënyrë që zorrët t’i varen nga këmbët, imazh që fyen kulturën ismalike. Ndërsa Aliut, pasardhësi i Muhametit, e ka të çarë kokën nga mjekrra deri te flokët. Fyerja është më e dukshme, pasi trupi i çarë dhe i gjymtuar i Muhametit është krahasuar me një fuçi të thyer, vetë fuçia është objekt që mban verën, që është e ndaluar nga kultura islame”, është shprehur dje për mediat ndërkombëtare presidentja e Gherush 92, Valentina Sereni. Sipas saj, për përshkrimin e figurës së Muhametit janë përdorur terma vulgarë dhe imazhe të tmerrshme që janë lënë jashtë përkthimit në gjuhën arabe, të cilën e ka bërë Hassan Osman, një filolog i njohur, pasi këto konsideroheshin si vepër penale. Sereni shprehet se “Komedia Hyjnore” përçon mesazhe antisemite. “Kënga XXXIV, është pjesë e këtij studimi që kemi bërë ne.

Personazhi dhe përcaktimi Judës dhe judejve janë pjesë integrale e kulturës së krishterë. Domethënia negative e judaizmit ka përfshirë të gjithë popullin hebre. Juda i Dantes është përfaqësimi i Judës te Ungjillët, burim i antisemitizmit”, - shton Sereni. Sipas saj, duke studiuar “Komedinë Hyjnore” të rinjtë janë të detyruar, pa ndonjë shpjegim të detajuar, të vlerësojnë një vepër që shpif ndaj popullit hebre, ata mësojnë që ta vlerësojnë mesazhin antisemit, që ende përcillet sot në mesha, gjatë predikimeve dhe kjo gjë i ka kushtuar mjaft deri më tani popullit hebre. “Në këngën XXIII Dante dënon Sinedrion që, sipas të krishterëve, i bëri komplot Jezusit, dënon Caifas, Annën dhe Farisejtë, të gjithë këta marrin të njëjtin dënim: për shembull Caifas është lakuriq dhe i kryeqëzuar në tokë, në mënyrë që të dënuarit e tjerë ta shkelin me këmbë”, - shpjegon Sereni. Sipas kësaj organizate, homoseksualët në “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit, kanë marrëdhënie “kundër natyrës”. Sereni shpjegon se sot në botë ka ligje që dënojnë racizmin dhe se është detyra e kësaj organizate të paralajmërojnë autoritetet kompentente, ku ajo përfshin edhe ato gjyqësoret, që “Komedia Hyjnore” përmban mesazhe ofensive, raciste, ndaj të cilave duhet thelluar dhe të cilat duhet të njihen”.

Gazeta Shqiptare.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin Empty Re: OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin

Tue 29 Jan 2013 - 22:01
Mqs nuk e kisha lexuar kete lajm dhe u informova nga ana e nxenesve sepse si veper ua dhash t'a lexoni dhe disa prej tyre me kundershtuan se nuk do ta lexonin sepse fyhet profeti Muhamed, tani eshte paksa shqetesuese nga ana ime kjo, sepse kam arritur deri ne nje konflikt me nxenesit sa me eshte dashur qe ceshtjen te drejtoj ne drejtori...

Une nuk mundem te dal jasht rregullave shkollore dhe planprogramit qe na e ofron ministria, deri sa nuk kam nje planprogram qe nuk duhet dhene si veper te lexohet atehere me apo pa deshiren time duhet t'a beje kete gje...


Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin Empty Re: OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin

Tue 29 Jan 2013 - 22:19
ne nje shkoll ku jan 96% nxonsa musliman dhe ofendohet muhameti a,s, po dhe ne shkolla te kosoves nuk lejohet shamija a ne gjermani ne angli lejohet shapi ne shkolla
Sponsored content

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin Empty Re: OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi