Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pastrim i shpirtit me anë të forcës? Empty Pastrim i shpirtit me anë të forcës?

Mon 4 Feb 2013 - 0:35
Pastrim i shpirtit me anë të forcës? LE-M%C3%ABsues-Kung-Fu-6-200x300
Nëse Kung Fu-në e keni menduar si një sport të luftimit të rëndë, duhet të korrigjoheni pak: Zotëruesit e kësaj teknike thonë se Kung Fu-ja shërben për pastrimin e shpirtit, frymëmarrjen e brëndshme, si dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Një shfaqje mbresëlënëse e Kung Fu-së u organizua këtë të enjte në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Personazhin e këtij numri të rubrikës sonë, e takuam pikërisht aty.



Po mësohet gjuha kineze

LE është administratori i qendrës për mësimin e gjuhës kineze “Orient”. Jeton në Shqipëri prej 4 vitesh dhe ka mësuar shumë mirë shqip. Por ai bën përpjekje maksimale që edhe studentët shqiptarë të qëndrës së tij të mësojnë sa më mirë gjuhën kineze.
“Kemi rreth 35 persona në qëndrën tonë, të cilët po mësojnë gjuhën kineze me shumë pasion. Një pjesë e tyre po e mësojnë për të vazhduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Kinë, sepse çdo vit është mundësia e 30 bursave për Shqipërinë, një pjesë e e mëson për biznes”, – rrëfen LE. “Gjuha kineze është gjuha e dytë më e folur në të gjithë globin”, thotë krenar LE.



Kung Fu, ‘nëna’ e Karatesë

“Kung Fu? Është sporti që ka paraprirë sportin e Karatesë. Është më i vjetri në Kinë, ka lindur 2000 vjet më parë. Në fillim njerëzit e përdornin Kung Fu-në për luftime trup më trup, ndërsa tani ai është kthyer në një stërvitje që shërben për shëndetin në tërësi të njeriut”, na tregon LE.
Edhe në shfaqjen e së enjtes në mbrëmje, sportistët e këtij arti marcial, treguan se forca fizike është e parëndësishme përballë forcës së brendshme shpirtërore. “Kung Fu-ja ndahet në dy versione, në Sheuling dhe Utang. Sheuling i jep prioritet stërvitjes me duar, ndërsa utang ka kriter stërvitjen me këmbë. Por të dy këto stile ndihmojnë pastrimin e ajrit të brendshëm të atij që e aplikon, – shpjegon personazhi ynë.



Krenari, jo vetëm sportive

Në Kinë Kung Fu-në e aplikojnë vetëm 0.1 e popullsisë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, thjeshtë e shikon atë si pjesë argëtimi. Edhe LE është realist, kur vjen puna për renditjen e sporteve të shumtë që preferohen në Kinë. “Futbolli është sporti që po ndiqet masivisht në Kinë, por në sportin e pingpongut jemi të parët në botë”, thotë ai dhe shton: “Kung Fu-ja nuk është ende pjesë e olimpiadave, por shpresohet që në olimpiadën e ardhshme ajo të jetë pjesë e saj”
*****

Një skenë me mbrojtje dhe dashuri

Në shfaqjen e së enjtes në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve u duartrokit shumë nga publiku sidomos një nga aktrimet që sportistët realizuan në ushtrimin e këtij sporti. Një vajzë sulmohet nga dy persona, të cilët i rrëmbejnë çantën. Një djalë aty pranë hidhet në sulm për të mbrojtur vajzën dhe për t’i kthyer asaj çantën e grabitur. Ai u ndesh me rezistencën e agresorve, të cilët e sulmuan, por me anë të Kung Fu-së, ai u kundërpërgjigj duke mbrojtur vajzën. Në fund të luftimit, agresorët u mundën duke dorëzuar çantën e grabitur. Ky akt i djalit simbolizoi lidhjen e fortë të Kung Fu-së edhe me ndjenjat njerëzore, dashurinë midis njerëzve në përgjithësi, por edhe atë sentimentale në veçanti.
*****

Tempulli i Shaolinit

Tempulli i Shaolinit në provincën e Henanit në Kinën veriore, konsiderohet si zanafilla e arteve luftarake. Murgjit e këtij tempulli filluan ta praktikonin rregullisht për vetëmbrojtje dhe shendet, e cila më vonë u quajt KUNG FU. 1500 vjet më parë në Kinë erdhi një murg budist nga India, i cili solli me vete edhe disa njohuri të tjera mbi artet marciale dhe budiste, ai quhej Budidarma. Ky murg udhëtoi nga jugu i Indisë deri në veri të Kinës për të arritur në tempullin e malit i quajtur Shaolin në provincen e Henanit.



Nxënësit e Budidarmës

Budidarma filloi të mësonte nxënësit e tij si të meditonin dhe të praktikonin arte luftarake për të zhvilluar mendjen dhe trupin e tyre. Dy nga dishepujt Seng Chou dhe Hui Guang, i perfeksionuan aftësitë e tyre dhe sipas rekordeve historike, Seng Chou ishte i aftë të ecte në mure dhe të hipte në çati me një kërcim. Për Hui Guan thuhet se ai mbante në ajër një shami duke e shqelmuar 500 herë pa ndaluar, në të njëjtën kohë ai mbante dhe ekuilibrin në rrethin e një vazoje.kosovalbaner.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi