Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pavdekshmeria e shpirtit Empty Pavdekshmeria e shpirtit

Sun 10 Jul 2011 - 17:59
Shen Justini ne vepren e tij "Dialog me Trifonin", na tregon historine e kthimit te tij ne te krishtere. Gjate kerkimit te tij per te Verteten, ai shkoi se pari tek filosofet, edhe per nje fare kohe ishte i kenaqur me mesimet e platonisteve. "Perceptimi i gjerave te patrup pothuajse me perpiu, edhe teoria platonike e ideve i dha krahe mendjes sime." Me pas ai u takua me nje mesues te krishtere, nje ne moshe edhe te respektuar. Nje nga pyetjet e dala gjate bisedes se tyre, ishte ajo e natyres se shpirtit. Ne nuk duhet ta quajme shpirtin si te pavdekshem, pohoi i krishteri. "Pasi, po te ish i tille, atehere do te na duhej ta quanim po ashtu si te palindur", (i athanatos esti ke agenitos). Kjo ishte pa dyshim edhe teza e platonisteve. Tashti, i vetmi i "Palindur" edhe i pavdekshem eshte Perendia, edhe per kete arsye Ai eshte edhe hyjnor. Bota, nga ana tjeter, eshte "e lindur", edhe frymerat jane pjese e saje. "Ndoshta ka patur nje kohe, kur ato nuk kane ekzistuar." Edhe qe keshtu, i bie qe ato te mos jene te pavdekshme", pasi edhe bota na eshte e shfaqur si e lindur. "Shpirti nuk ka jete ne vetvete, por eshte vetem pjesemarres i jetes. Vetem Perendia eshte Jete, ndersa shpirti nuk mundet vecse te kete jete. Pasi pushteti i te jetuarit nuk eshte atributi i shpirtit, sikunder eshte i Perendise. Per me teper, Perendia u jep Jete shpirteve, ashtu sikur i pelqen. Te gjitha gjerat kane natyren e te renit, edhe jane te tille sa qe mund te zhduken e te pushojne se ekzistuari. Krijesat si te tilla, jane te korruptueshme (te prishme, te kalueshme) - Dialog 5 edhe 6

Provat kryesore klasike te pavdekshmerise erdhen prej Faedos edhe Fedrusit, edhe jane te nxjerra su gabim edhe kane skaduar, ndersa konkluzionet e tyre kryesore jane refuzuar tashme. Ne greqisht, qe te thuhet se "shpirti eshte i pavdekshem" eshte sikur te thuash se eshte "i pakrijuar", dmth i perjetshem edhe "hyjnor". Cdo gje qe ka nje fillim eshte po ashtu edhe me nje fund. Me fjale te tjera, per nje grek "Pvdekshmeria" e shpirtit do te thosh automatikisht se eshte i "perjetshem", dmth nje "para-ekzistence" e perjeteshme. Vetem ajo qe nuk ka fund, do te mund te zgjaste ne pafundesi. Te krishteret nuk mund te luanin me kete konkluzion "filosofik", pasi besonin ne Krijimin, edhe keshtu qe u duhej te mohonin "pavdekshmerine" (ne kuptimin grek te fjales). Shpirti nuk eshte nje qenie e pavarur apo vetedrejtues, por eshte pikerisht nje krijese, qe ia dedikon te gjithe ekzistencen e vet, Perendise, Krijuesit. Sipas kesaj, i bie qe te mos jete "i pavdekshem" prej natyre, dmth nga vetevetja, por vetem prej "Pelqimit te zotit", dmth prej Hirit.. Argumenti "filosofik" per "pavdeksesine" (natyrore), ishte i bazuar ne "domosdoshmerine" e ekzistences.

Ne te kundert, qe te thuash se bota eshte e krijuar, para se gjithash, do te thote te theksosh varesine e saje, ne munyre qe te kezistoje. Me fjale te tjera, nje bote e krijuar eshte ajo qe mund te mos kishte mundur te ekzsitonte asnje here. Kjo do te thote se bota eshte krejtesisht nje ab alio edhe ne asnje menyre nje a se.
Ka disa qenie qe jane radikalisht te ndryshme prej Zotit, te pakten ne ate se ndrushe prej tij, ato mund te mos kishin qene, edhe mund te mos jene, ose ne nje fare kohe te pushojne se qeni. "Te pushuarit se qeni", sidoqofte, nuk do te thote se patjeter "dote pushojne se qeni".
Shen Justini nuk ishte nje "kondicionalist" (i varur nga kushtet), edhe emri i tij eshte permendur se koti nga mbrojtesit e "pavdekshemrise se kushtezuar". "Une nuk po them, ne fakt, se te gjitha shpirterat vdesin". i gjithe debati ishte polemizues, edhe qellimi i tij kishte per qender theksimin e besimit ne krijimin. Te njetin arsyetim e gjejme edhe ne shkrimet e shekullit te dyte. Shen theofili i antiokise kembengulte ne karakterin neutral te njeriut. "Prej natyre", njeriu nuk eshte as "i pavdekshem" e as "i vdekshem", por per me teper, i nenshtruar ndaj te dyjave (Deitikon amforeton). Pasi, nqs Perendia do ta kishte bere njeriun te pavdekshem qe prej fillimit, Ai do ta kishte bere ate nje Perendi, ose "nje lloj perendie te adoptuar" (deus assumptus, Theos anadihthis) - Ad autoculylum II, 24 edhe 27

Tatiani shkoi edhe me larg. "Shpirti nuk eshte i pavdekshem ne vetvete, o Greker, por i vdekshem. Gjithsesi, ai ka mundesine e pavdekesise" (Oratio ad Graecos, 13 - Predikimi ndaj grekeve 13).
Mendimet e apologjetikeve te hershem nuk ishte i shkeputur nga ndonje kontradikte, edhe as nuk ishte i shprehur gjithnje me saktesi. Por sidoqofte, permbajtja kryesore ishte shprehur gjithnje qartazi:[u] Problemi i pavdekshmerise njerezore duhej pare ne kontekstin e doktrines se Krijimit. Ndokush do te mund te thosh po ashtu: Jo vetem si nje problem metafizik, por gjithashtu si nje fetar, para se gjithash, "pavdekshmeria" nuk eshte nje atribut (karakteristike) e shpirtit, por eshte dicka qe varet krejtesisht prej marredhenies aktuale te njeriut me Perendine, Mjeshterit edhe Krijuesit te tij. Jo vetem destinimi pefundimtar i njeriut, mund te arrihet nepermejt bashkesise me Zotin, por gjithashtu, edhe vete ekzistenca edhe "mbijetesa" e njeriut, varet nga vullneti i zotit.

shen Irineu vazhdon me te njeten tradite. Ne betejen e tij kundra gnostikeve, ai kishte nje motiv te vecante te te theksuarit te krijimit te shpirtit. Ai nuk vjen prej "nje bote tjeter", pervcse prishjes. ai i perket krejtesisht kesaj bote te krijuar.

Eshte pranuar, thote shen Irineu, se qe te mbesin ne ekzistence, shpirterat duhet te jene "te palindur" (**Shenim klod - dmth qe shpirti te quhet i pavdekshem, duhet te mendohet se ka ekzistuar prej perjetesise, pasi sipas botkuptimit filosofik grek, pavdeksesia i perkiste vetem perjestesise) [sed oportere eas aut innascibiles esse ut sint immortales], ndryshe, atyre iu duhej te vdisinin bashke me trupet (vel si generationis initium accperint, cum corpore mori).

Ai e hedh poshte kete argument. Si krijesa, shpirterat jetojne aq sa Zoti deshiron qe ato te jetojne. (perseverant autem quoadusque eas Deus et esse, et perservarare voluerit). Peresevantia (**Shenim Klod - dihet qe Shen Irineu shkroi ne latinisht) ketu, i korrenspondon ne greqisht diamoni. Shen Irineu perdor pothuajse te njetat fraza me Shen Justinin vete. Shpirti nuk eshte vete jeta ne vetvete. Merr pjese ne jete ashtu sic ia jep Perendia (sic et anima quidem non est vista, participatur autem a Deo sibi praestitam vitam). Vetem perendia eshte Jeta edhe i vetmi Dhenes i Jetes. (Kundra Herezive II, 34 - veper e Shen Irineut).
Madje edhe Klementi i Aleksandrise, megjithe platonizmin e tij, do te permendete ndonje here qe shpirti nuk ishte i pavdekshem prej "natyre" (Adumbrationes in I Petri 1:9: hinc apparet quoniam non est anima incorruptibilis, sed gartia Dei....perficitur incorruptibilis).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi