Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nevoja për të ardhura, shtyn nxënësit në shkolla profesionale Empty Nevoja për të ardhura, shtyn nxënësit në shkolla profesionale

Mon 18 Feb 2013 - 3:25
Arsimi profesional, në vitin e ri arsimor do të hapen 6 degë të reja. Prindërit po i orientojnë fëmijët drejt shkollave të profilizuara. Arsyeja lidhet me nevojën për t’i nxjerrë sa më shpejt në punë.
Vitet e fundit po i kushtohet vëmendje arsimit professional, pasi vetë prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të dalin më shpejt në tregun e punës.
[img]http://www.shekulli.com.al/web/timthumb.php?src=http://shekulli.com.al/website/images/images4/Dorina%20Rapti.JPG&w=350&zc=1&a=t[/img
]Emanuela Sako- Arsimi profesional në vend do të pasurohet në vitin e ri mësimor me 6 degë të reja, të cilat do t’i shtohen gamës aktuale të lëndëve në shkollat e mesme të profilizuara. Donika Rapti, drejtoreshë e Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave, informoi se shtimi i degëve lidhet me kërkesën në rritje të tregut të profesioneve. “Vitet e fundit po i kushtohet vëmendje arsimit professional, pasi vetë prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të dalin më shpejt në tregun e punës” Degët që do të shtohen në vitin e ri arsimor janë në shkollat profesionale bujqësore dhe në atë profesionale ekonomike. “Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar që në fushën e bujqësisë të hapen 4 profile të reja të cilat janë Ekonomia Bujqësore, Mekanika Bujqësore, Agro, Teknologjia Ushqimore dhe Hortikultura. Ne kemi disa shkolla bujqësore, të cilat janë në Kamëz, Fier, Berat, Shkodër etj. Në shkollat që kanë pasur Teknologji Ushqimore do të futet profili Agro. Të gjitha këto janë në përputhje me tregun e punës. Në të gjitha shkollat e mesme profesionale që kanë profilin e Hidraulikës do të hapet profili i ri, Montimi dhe Mirëmbajtja e Pajisjeve Fotovolative. Ndërsa në Shkollën Ekonomike, do të hapet profili “Sigurime”.” Aktualisht, arsimi profesional është ristrukturuar dhe këtë vit del brezi i parë në përputhje me ndryshimet që janë bërë. Sistemi i shkollave profesionale u ndryshua. Diplomë mund të marrësh në sistemin 2-vjeçar dhe nëse nxënësi kërkon që të vazhdojë më tej studimet dhe kualifikimit mund të ndjekë 1 vit tjetër dhe të marrë diplomë të më lartë të kualifikimit, e cila konsiderohet si kryerje eciklit të dytë të shkollës profesionale. Po kështu, nxënësi mund të vazhdojë edhe 1 vit tjetër për të kryer të gjitha ciklet e shkollës profesionale ku mund të cilësohet si teknik i lartë. Në këtë rast mund të vazhdojë edhe studimet e larta. “Shkolla profesionale është e ndarë në tre nivele. Në nivelin e parë 2- vjeçar, nxënësit marrin deftesën dhe certifikatën në profesion, ku edhe me këtë certifikatë mund të dalin në tregun punës. Ose mund të ndjekin nivelin e dytë ku marrin sërish dokumentin që kanë dhe të shkojnë në tregun punës, por mund të vazhdojnë edhe nivelin e tretë ku rrisin profesionalizimin.” Mundësitë e punësimit për këta të rinj janë kompanitë private, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme. Prandaj, këto shkolla i kryejnë praktikat profesionale në punishte, kompani, firma ndërtimi etj, të cilat përveçse mund të ofrojnë mbështetje në praktikën mësimore, mund të marrin edhe pjesën më të mirë të nxënësve dhe t’i punësojnë në strukturat e tyre. Vitet e fundit, MASH po i mëshon gjithmonë e më shumë orientimit të nxënësve drejt shkollave profesionale. Drejtoresha e Arsimit Profesional tha se po punohet për të shtuar numrin e nxënësve në shkollat bujqësore dhe në atë të ndërtimit, pasi është shumë e nevojshme punësimi i të kualifikuarve. “Për të hapur vende të reja ne konsultohemi edhe me zyrën e punës. Ka një përputhje mes asaj që kërkohet dhe asaj që prodhohet. Më pak të preferuara në krahasim me të gjitha shkollat profesionale është bujqësia dhe ndërtimi, pasi aktualisht nuk preferohen nga të rinjtë. Ne u ofrojmë të rinjve që vijnë nga rrethet bursa studimi. Janë rreth 1650 bursa për nxënësit e këtyre shkollave”, shprehet drejtoresha Rapti.



Shkolla “Karl Gega”, Automekanika më e preferuara

Profili i Automekanikës, ose mekanikës siç jemi mësuar ta dëgjojmë rëndom, është një nga degët më të preferuara në Shkollën e Mesme Profesionale “Karl Gega”. Drejtori Agim Jaupi, shprehet se të rinjtë orientohen drejt automekanikës sepse kërkesat e tregut janë në rritje, pasi shtimi i automjeteve detyrimisht kërkon edhe profesionistë. Prandaj, nxënësit që vijnë në këtë shkollë kërkojnë të studiojnë për këtë profil. E veçantë është sepse të gjithë nisen për të kryer dy vjet studime dhe më pas i vazhdojnë të 4 vitet. Shkolla e Mesme Profesionale “Karl Gega” ka degët; Teknik Ndërtimi, Teknik Gjeodet, Teknik Përpunim Druri, Hidraulik, Teknik konfeksionesh (stilist), Teknik Automekanik. “Shkolla jonë në total ka 750 nxënës. Kemi 10 klasa të vitit të parë. Dega më e preferuar është Automekanika. Këtë vit kemi 150 nxënës. Mungesa e teksteve në shkollat profesionale është ende një problem sepse nxënësit e konsiderojnë si një profesion të mirë dhe fitimprurës, pasi automjetet sot janë shtuar së tepërmi. Gjithashtu, duke pasur parasysh se ata dalin shumë shpejt në tregun e punës dhe nuk u duhet shumë kohë dhe para, këto degë janë gjithmonë më të preferuara.” Mungesa e teksteve në shkollat profesionale është një problem ende i pazgjidhur për shkollat profesionale. Shtëpitë botuese nuk kanë interes që të botojnë tekste për një numër të kufizuar nxënësish se nuk kanë fitim. Por, mësuesit këtu operojnë me module. Pra, tekste të cilat hartohen nga vetë ata dhe inxhinierët që japin mësim në këyo shkolla, të cilët konsultohen edhe me specialistët e kompanive ku kryejnë praktikën për të rejat e fundit të teknologjisë.



Matura Shtetërore, “Teoria e Profesionit” me koeficientin më të lartë

Një pjesë e nxënësve të shkollave profesionale synojnë që të vazhdojshnë studimet e larta. Sidomos degët e Ekonomisë, Elektrikës dhe Elektronikës, kanë numrin më të lartë të nxënësve që konkurrojnë çdo vit në universitete. Për këtë, Ministria e Arsimit, u ka dhënë mundësinë që në lëndët me zgjedhje ata të kenë prioritet lëndën “Teori e Profesionit”, e cila ka koeficientin më të lartë e cila u jep mundësi për të qenë fitues. Këtë vit, kjo degë është vendosur që të ketë koeficientin më të lartë. “Matura ka fillimisht provimet e detyrueshme dhe lëndët me zgjedhje, por favorizuese është se nxënësit duhet të zgjedhin lëndën “Teori e Profesionit”, pasi ka koeficientin më të lartë se sa lëndët e tjera. Kjo lëndë ka 8 kredite dhe ka nivelin maksimal për universitetin. Përshembull një ekonomist nëse ka mbaruar të mesmen profesionale ka më tepër mundësi për të fituar shkollën e lartë për degën e profilit”, tha drejtoresha Rapti.



Studimi, në maternitete përmirësime në raportin mjek-pacient

Vazhdimisht marrëdhëniet mjek-pacient janë kritikuar. Madje në shumë raste ato kanë përfunduar në dhunë. Por, një studim i fundit i USAID, nxjerr se në maternitet këto marrëdhënie janë të mira mes palëve. Sipas rezultateve të studimit, organizimi i shërbimit në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” realizohet 57 për qind shumë mirë dhe vetëm 1 për qind shumë keq, ndërsa nevojat e pacientëve 71 për qind shumë mirë dhe 2 për qind shumë keq. Monitorimi u krye në dy vitet e fundit në pacientë që kanë hyrë dhe kanë dalë nga materniteti. Projekti i USAID “Mbështetje reformës në shëndetësi “, u mbështet në përgjigjet e një pyetësori të thjeshtë të kryer në 2 mijë pacientë. Projekti ka për qëllim, që në bazë të opinionit të pacientëve të rrisë performancën e shërbimit, duke fuqizuar rolin e pacientit në shërbimet e ofruara. Në takim morën pjesë Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, drejtori i maternitetit “Nënë Geraldinë” Halim Kosova si edhe Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi