Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nxënësit morën pjesë në protestë, drejtori i përjashton nga shkolla Empty Nxënësit morën pjesë në protestë, drejtori i përjashton nga shkolla

Mon 18 Nov 2013 - 21:59
Nxënësit morën pjesë në protestë, drejtori i përjashton nga shkolla GjimNxënësit e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin, pasi drejtoria e shkollës i ka përjashtuar, nxënësit që morën pjesë në protestën kundër armëve kimike.

Mësimi është bojkotuar në shenjë proteste ndaj drejtorit të shkollës, Vladimir Bodeci, i cili mori vendimin për përjashtimin e nxënësve. Vladimir Bodeci është emëruar drejtor shkolle nga qeveria demokrate. Sipas nxënësve, drejtori u ka vendosur masë disiplinore dhe disa prej tyre rrezikojnë të humbasin provimet e maturës.

Drejtori i “Çajupit” Vladimir Bodeci përjashtoi nga shkolla rreth 200 gjimnazistë dhe sot gjithë nxënësit janë në protestë kundër drejtorit të shkollës. Nxënësit kërkojnë rikthimin në shkollë të shokëve të përjashtuar, gjithashtu kërkojnë shkarkimin e drejtorit të shkollës, Vladimir Bodeci. Nxënësit jo vetëm që kanë bojkotuar sot mësimin, por kanë firmosur edhe një peticion, për t’i kërkuar drejtorit të shkollës të rishikojë masat ndaj tyre, me pretendimin se e kanë lënë mësimin për të marrë pjesë në një protestë për të drejtën e jetës. Nxënësit deklarojnë se do të vijojnë protestat në oborrin e shkollës, deri sa t’u hiqet penalizmi.

“Më është cenuar liria ime, unë kam të drejtë të bëj 6 mungesa pa arsye dhe nuk mund të më vendoset thyerje të notës. Duhet të dal në komision që të më vlerësojnë. Këshilli i Etikës nuk është mbledhur. Drejtori na ka shtyrë përgjigjen, nuk na ka dhënë përgjigje për peticionin”,- deklaroi një prej maturanteve të shkollës.

Organizatorët e protestës së të rinjve bënë të ditur se drejtori i shkollës “Çajupi” nuk e ka pranuar peticionin e nxënësve. Ata bëjnë apel për heqjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, pasi të gjithë kanë të drejtë të protestojnë.

“Janë mbi 200 nxënës që janë penalizuar sepse ishin pjesëmarrës në proteste. Kanë kërkuar të hiqen të gjitha vërejtjet në regjistër, por drejtori i ka larguar. Peticioni i është dërguar drejtorit, stafit pedagogjik dhe këshillit të prindërve”,- deklarojnë organizatorët e protestës.

Ndërkohë drejtori i shkollës, Vladimir Bodeci deklaroi për mediat se qëllimi i vërejtjes ndaj nxënësve ka qenë forcimi i disiplinës në institucion, ndërsa siguroi se asnjë nxënësi nuk i është thyer nota në sjellje.



“Nuk do të marrim masa dhe nuk do të vëmë as mungesë për atë ditë. Asnjë nxënësi nuk u është thyer nota në sjellje. Masat që kemi menduar ne kanë qenë vetëm qortim, vërejtje”,- u shpreh drejtori Bodeci, duke u përpjekur të rikthejë nxënësit nëpër klasa.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi