Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Një miliardë gra që ngrihen” në bulevard, Topalli: Eshtë revolucion i dashurisë  Empty “Një miliardë gra që ngrihen” në bulevard, Topalli: Eshtë revolucion i dashurisë

Mon 18 Feb 2013 - 17:08
“Një miliardë gra që ngrihen” në bulevard, Topalli: Eshtë revolucion i dashurisë  021420131231TOPALLI-PROMOVIM-LEVIZJE-ONE-BILLION-RISING-300x200Sikundër ndodh në të gjithë botën, edhe vajzat dhe gratë shqiptare i janë bashkuar ditën e sotme lëvizjes globale “One billion rising”. Kjo lëvizje që thërret për “ngritjen” e grave, synon ndërgjegjësimin e tyre për të luftuar dhunën dhe diskriminimin ndaj grave. Qindra gra dhe vajza kënduan dhe kërcyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në emër të dashurisë, nën ritmin e këngës simbol të luftës kundër dhunës ndaj grave “Break the chain” (këput zinxhirët).

Kryeparlamentarja Jozefina e Topalli, nismëtare e kësaj iniciative në Shqipëri, iu drejtua qindra grave dhe vajzave të pranishme në bulevardin “Dëshmorët Kombit” se mbledhja e tyre kundër dhunës është një revolucion.

“Një miliardë gra në botë apo 1 në tre gra, përjetojnë dhunën gjatë jetës së tyre. Një miliardë gra që dhunohen është një barbari dhe një miliardë gra që ngrihen është një revolucion. Çdo grua, çdo nënë, çdo e re, transmeton të gjithë forcën që secila prej nesh ka për ndryshimin. Të gjitha bashkë jemi ngritur për jetën, për dashurinë, në ditën e dashurisë. Sot është vetëm fillimi, deri sa dhuna të marrë fund. Sepse dhuna është e papranueshme, ajo është mizori. Një miliardë që ngrihen në botë ështe revolucioni i dashurisë. Mijëra që ngrihen sot në Tiranë, është një premtim për t`i dhënë fund dhunës. Mijëra nëna të bashkuar këtu është thirrja më fisnike. Dashuria fiton mbi çdo gjë, ne do të fitojmë”- tha Topalli.AL
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi