Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në luftë e në paqe! Empty Në luftë e në paqe!

Sat 2 Mar 2013 - 15:48
Në luftë e në paqe! Pa-1-236x300Në luftë e në paqe!
Nga Elvi Sidheri
Ky shkrim nuk kishte sesi të niste ndryshe pa frazën hyrëse të shqiptuar nga goja e bashkudhëtarit tim në këtë udhëtim të gjatë memorie, sadoqë të përmbledhur vërtetë në disa orë bisedë,fjalë të cilat ishin këto saktësisht: “Lufta është diçka që të imponohet, por që askush nuk e pranon me dëshirë”!
Mjaftojnë këto fjalë sa të mençura,aq dhe të urta,që neve si spektatorë që luftën dhe tmerret e përjetimet e saj ekstreme as I kemi parë (veçse në TV) apo aq më keq provuar,që ne pra,të realizojmë në trurin tonë të çlodhur e të mësuar me streset tona ditore,që të kuptojmë se për luftën nuk flitet lehtë qoftë edhe në një distancë kaq të madhe nga përfundimi I saj,në rastin për të cilin po flasim.
Sepse,duke cituar bashkëbiseduesin tonë:”Vetëm kur hyn në luftë,njeriu,I riu,plaku,gruaja apo djali adoleshent që është detyruar të shtrëngojë armën… e kupton se çfarë lufta është me të vërtetë”!
Sot Lufta e Kosovës e 1998-1999-ës duket larg, ajo është si një kujtim I zbehtë për të shumtët,si një ngjarje traumatike për ata që në Kosovë e jetuan atë në lëkurën e tyre, apo si një humbje të turpshme, të cilën përpiqen t’a mbulojnë ende me lavdi megalomane prej dështaku përsëritës, për ata që e shkaktuan atë masakër.
Në luftë e në paqe! Pa-2-300x125
Por ajo luftë ndodhi!
Arsyet nuk duam t’ua sqarojmë me këtë shkrim,kjo është tej kufinjve të mundësisë tonë, pasi përballja historike serbo-shqiptare siç e dimë nuk ka nisur kurrsesi në vitin 1998-ë,por shumë më parë se aq.
Ai vit, megjithë rrethanat e tij sa specifike, aq dhe unike,ishte thjesht momenti që fati apo Zoti,pati zgjedhur që vullkani të eruptonte dhe me vete të griste njëherë e përgjithmonë një rend të turpshëm botëror,I cili në emër të stabilitetit të paqenë, ruan kufij e zgjedha të zgjatura,vetëm sepse 2/3 e shteteve të planetit tonë, gëzojnë kufinj të pamerituar!
Qëlloi që mjeti për të goditur këtë rend të mbrojtur fort nga një organizëm politik si OKB-ja, një lidhje paqësore që nevojitet të shtyjë shtetet që të bisedojnë e negociojnë para se të luftojnë, por edhe njëkohësisht një mostër gjigande, e hapërdarë mes të drejtash Vetoje e prirjesh filo-terroriste e anti-perëndimore, por e bashkuar si përherë, rreth objektivit për të ruajtur sa më me forcë, formën e hapësirën territoriale të vendeve diktatoriale e jo rrallë terroriste, si edhe ish-Jugosllavia.
Jugosllavi që kishte lënë zyrtarisht pendët prej vitesh, që kishte parë t’i fironin një e nga një republikat dhe që pati përfunduar si një union i vetëm Serbisë e Malit të Zi, ku akoma ndërkohë mbahej me dhunë nën fre një popull i tërë jo-sllav, shqiptarët e Kosovës.
Në luftë e në paqe! Pa-3-300x213
Dhe në të vërtetë, situata në terren para shpërthimit të luftës, sipas fjalëve të matura të bashkëbiseduesit tonë shqiptar nga Kosova,por edhe duke gjykuar nga të dhënat e pavarura ndërkombëtare të kohës,ishte e mbushur me një pasiguri totale, me provokime të gjithëçfarëllojshme dhe ku popullsia vendase shqiptare e Kosovës po shikonte t’i arrinte kulmi i durimit.
Zgjidhja në dukje e mençur e kosovarëve për të rezistuar në paqe ndaj brutalitetit, shtypjes e represionit serb, në një kohë që të tjerë, si kroatët e sllovenët kishin rrëmbyer armët e sadoqë në kondita të pafavorshme,ishin përleshur për vdekje me ushtarët e çetnikët e Beogradit, kjo zgjedhje pra,për këtë popull, kishte rezultuar pjesërisht e gjetur, po aq sa edhe kundërproduktive.
Kjo sepse gjaku shqiptar në Kosovë, nuk ishte derdhur lumë si ai kroat apo boshnjak, por sidoqoftë, çështja e popullit të kësaj ish-krahine autonome jugosllave,të aneksuar padrejtësisht nga Serbia në fillimshekullin e XX-të,kishte mbetur totalisht e pazgjidhur,duke kaluar në Kalendat Greke, përsa i përket agjendës ndërkombëtare lidhur me të.
Nga ana tjetër,sipas të dhënave të provuara me fakte e dokumente të cilat Perëndimi, i cili shpesh mbyllte jo një, por dy sy para mizorive serbe, për shkak të lidhjeve miqësore e gjeostrategjike, sipas këtyre dëshmive pra,gjak shqiptar në Kosovë, nga të paktën 1878-a, 1912-a,vitet 20-ë të shekullit të kaluar, paslufta e dyte botërore e më tej, ishte derdhur rrëke dhe tokat pjellore të Kosovës, ishin larë deri në thellësi me limfën jetësore të banorëve të saj shqiptarë.
Ndërkohë që frytet e kësaj toke,me pak përjashtime të periudhës 1968-1974-1990, vileshin ekskluzivisht nga kolonët serbë dhe nga regjimi Beogradas, i cili që në vitet 90-të pati instaluar një sistem “aparteidi” kundrejt shqiptarëve vendas, të cilët ishin fluturuar me forcë jashtë institucioneve publike, vendeve shtetërore të punës, shkollave dhe në përgjithësi vendit të tyre.
Kthehemi dhe njëherë tek biseda me mikun tonë, i cili zgjuarsish, si një njeri që atë kohë e ka parë e jetuar personalisht, na thotë se përmbledhtas: “Shqiptarët e Kosovës, në atë kohë para shpërthimit të luftës, ishin vënë me shpatulla pas muri”.
Këto fjalë e japin të gjallë e reale situatën e atëhershme dhe komentet e mëtejshme të një treguesi asnjanës apo gazetari në këtë rast,nuk do të mundej kurrë t’i shtonin me jetë e patos një momenti të tillë.
Në luftë e në paqe! Gjergj-300x225
Siç tregon I ftuari ynë, aspak letrarisht, por në realitetin e mynxyrshëm të atyre ditëve,në një nga postblloqet e shumta serbe edhe në fshatrat më të thellë të Kosovës, udhëtarët shqiptarë të një autobusi, ishin detyruar edhe të hanin me të vërtetë bar përpara syve plot hare të policëve serbë, të cilët me siguri po ndiheshin më krenarë për veten pasi kishin ndjekur me besnikëri këshillat dhe gjurmët e gjyshërve të tyre, të cilët dhjetëra vite më parë,nga këto anë kishin çarë barqe nënash e therur foshnjat e palindura mirë.
E kush të ketë qenë faji i shqiptarëve brez pas brezi në këndvështrimin e devijuar të serbëve të thjeshtë apo liderëve e akademikëve të tyre?
Sipas një arsyetimi të thjeshtë të bashkëbiseduesit tonë nga Kosova, shpjegimi i kësaj mërie të verbër ndaj shqiptarëve, e shfaqur me vepra makabre sa në Kosovën e sotme, në Shqipëri dikur,në tokat e IRJ-Maqedonisë së sotme etj, qëndron tek mëkimi që në moshë të mitur, i brezave serbë, me këtë lloj urrejtje dhe përçmimi kundrejt shqiptarëve.
Vepër kjo e realizuar me anë të një makinerie mirëfunksionuese, e cila ushqehet nga mite e legjenda fallso, që shohin përherë tek shqiptari armikun,njeriun e egër,indigjenin vendas, i cili ngaherë përbën antagonistin përfaqësues të një race më të ulët, e cila në rastin më të mirë meriton nënshtrimin e në më të keqin për të, zhdukjen përfundimtare!
Lojë kjo e filluar shumë shekuj më parë kur paraardhësit e serbëve të sotëm, lanë pas trojet e tyre të origjinës dhe vërshuan në atë që sot quajmë Ballkan e aty takuan një popullsi vendase ilire,pra shqiptare,të cilën e panë menjëherë si të shfarosshme dhe me të cilën sot e kësaj dite sillen po njëlloj, si i ardhuri që ndihet përjetë i huaj në tokën që ka konkuistuar, ndaj vendasit që deri në fund është i ndërgjegjshëm se tokën e tij mund t’a ndajë bujarisht më ardhacakun, por kurrsesi t’a falë atë që i takon nga Zoti.
Në këtë shkrim nuk duam të merremi me data,antropologji, ADN etj.
Por historia, gjuhësia e shkencat e tjera flasin vetë, shumë më mirë se gojët e liga dhe duart e gjakosura të akademikëve e historibërësve që nga Beogradi, me tezat e tyre, përgatitën varret e jo vetëm shqiptarëve, por dhe të qindra-mijëra kushërinjve të tyre të tjerë sllavë kroatë apo boshnjakë.
Në luftë e në paqe! Shqipja-279x300
Kjo shpëlarje trush e realizuar mizorisht aq sa edhe perfektësisht nga media e inteligjenca serbe ndaj popullit të vet, të kujton jo pak homologët e tyre nazistë në Gjermaninë e viteve 30-të të shekullit që lamë pas.
Hebreu me hundë të madhe, tregtar i pabesë, tradhëtar, shkaktar i çfarëdo të keqe që kishte dhe i kanosej Gjermanisë, raca e tyre inferiore, ishin të gjitha klishe që regjimi dhe përpunuesit e mendjeve të popullit gjerman,i njihnin mirë dhe ua përshpërisnin në vesh sa here mundeshin banorëve të Rajhut të Tretë.
E shtetasit e tyre,e mirëpritën aq shumë këtë gjë, sa 6 milion hebrenj e 500 mijë ciganë, si dhe dhjetëra milionë Europianë të tjerë vdiqën e u shfarosën nga dora naziste.
Pra elita intelektuale serbe,kishte pasur nga të mësonte,në mos shpesh këto “bëma” i kishte kryer vetë në kurrizin shqiptar & Co, shumë më parë se gjermanët nazistë t’u binin në qafë hebrenjve e gjithë botës.
Kjo do të thotë që, jo aq Millosheviçi që mori me vete në varr fajet e tij, por mbi të gjitha bota akademike e elitare serbe,është përgjegjësja numer 1, për mbi një shekull luftërash, masakrash, zjarrvënie e miliona të vdekurve si pasojë e bajonetave e plumbave serbë,por dhe si shkak i politikës agresive antinjerëzore të hierarkëve intelektualë të Beogradit.
Bashkëbiseduesi ynë, luftëtar lirie për popullin, familjen e vendin e tij tashmë të lirë,na thotë edhe tre fjalë lakonike si përshkrim i luftës: “Tmerr-shkatërrim-vuajtje”.
Por pas tyre,ai shton dhe fjalët e tjera të dala nga goja e dikujt që luftën e njihte mire: “Lufta për popullin e tij, është gjëja më e mirë e fisnike që mund të bëjë njeriu”.
Ai është i bindur, tashmë që lufta nga shumë dhe brenda Kosovës, ka nisur të harrohet e duket si një memorie e turbullt, pra që luftën ushtria çlirimtare e nisi vetëm, por atë e fitoi me të drejtën njerëzore dhe ligjore që qëndronte në anën e saj e jo të armikut, po aq sa dhe me ndihmën e pakursyer të armëve të NATO-s.
Sepse siç ai na thotë: “Flaka në atë pikë mund të mbahej ndezur vetëm me pushkë”!
Kjo ndërkohë që në një terren ku ekzistonte vërtetë një vijë fronti,armiku ishte dukshëm shumë më i mirëpajisur me teknikë ushtarake dhe i mirëpregatitur e trainuar për betejë.
Një terren ku bashkëbiseduesi ynë, përballej çdo ditë,së bashku me shokët e tij të luftës, me mijëra trupa të rregullta e të çrregullta (çetnikë) armike,me qindra tanke, mjete të motorizuara e autoblinda armike.
Në luftë e në paqe! Pa-4-300x210
Një armik që përherë sipas fjalëve të tij dhe tregimeve të kujtdo dëshmitari kosovar, të huaj, ushtarak apo civil të atyre ngjarjeve,kishte si synim kryesor vetëm civilët shqiptarë,të cilët i bombardonte pareshtur nga distanca e sigurisë që i lejonin mjetet e tij më të përparuara ushtarake.
Por mes vështirësive, pabarazive, armatimit më të dobët, objektivi kryesor i çlirimtarëve shqiptarë, ishte dhe mbetej mbrojtja e civilëve shqiptarë.
Dhe që numri i civilëve të vrarë e masakruar nga makineria ushtarake e Beogradit,nuk kapi shifra edhe më të tmerrshme se mbi 10 mijë zyrtarisht, i detyrohet veç ndërhyrjes ajrore të NATO-s edhe sakrifikimit në fushëbetejë të mijëra heronjve të Kosovës,të cilët dhanë jetën për të mbrojtur njerëzit dhe vendin e tyre, në një luftë totalisht të pabarabartë,me një armik të pamëshirshëm e në kushte ekstreme luftimi.
Dhe kur bashkëbiseduesin tone e pyesim se si shkojnë motivimi përballë armatimit modern, ai na përgjigjet se: “Shkojnë bashkë, pasi kurajë para grykës së pushkës, dihet si përfundon”!
Por ky vetëmohim e kurajë e shqiptarëve, bënë që armët e Beogradit,të mos ia dilnin në përzënien e shfarosjen finale të një populli të tërë, siç ndodhi sidomos pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, (kujtojmë prapë domosdo “zgjidhjen finale” naziste, aspak koinçidence”).
Kjo gjë sepse, në bindjen e bashkëbiseduesit tonë, si dhe besojmë të çdo luftëtari tjetër shqiptar në ato kohë,lufta do zgjaste, por do të fitohej në fund, qoftë edhe po të kishte qenë nevoja të luftohej deri në njeriun e fundit.
Ky moral i lartë e vetësakrifikim,vinte dhe në kohë urie e skamje,mungese armatimi e qënie dëshmitar në masakra nga më makabret e imagjinueshme.
Aq sa bashkëbiseduesi ynë,vetë e ka kuptuar sipas tregimit të tij, mbylljen e luftës vetëm gjatë muajit të fundit të konfliktit.
Në luftë e në paqe! Pa-5-300x187
Por po qe se truri fikej e hynte në transin e gjendjes mes jetës e vdekjes që shoqëron çdo luftëtar, megjithëse ushqimi ishte kthyer në ndonjë gram sheqer e kripë, trupi ishte sfilitur e gjymtyrët ishin rraskapitur, sërish shpirti qëndronte vigan dhe bashkëbiseduesin tone e shokët e tij të luftës i bënte të vazhdonin përpara deri në çlirimin e tokës së tyre nga okupatori i vjetër shekullor.
Siç thotë ai vetë: “Lufta është me keq se ç’ai kishte imagjinuar para se t’i hynte asaj, më vrasëse e traumatike për trupin,zemrën e shpirtin”!
Situatën e sotme pas 14 vitesh nga fundi i luftës dhe largimit të hordhive armike, ai e përshkruan me një fjalë lapidare, e cila e tregon gjithë mendimin e tij dhe të shqiptarëve të Kosovës e ajo është: “LIRI”!
Si një largim përfundimtar nga pasiguria esenciale për jetën e gjithçka tjetër.
Ai vetë na tregon se kohët e para pas çlirimit nga pushtimi,vetëm ideja se nuk do të kontrollohej nga ndonjë postbllok policor serb,qoftë edhe për të shkuar të blejë bukë e bënte të ndjente habi e lehtësim.
Ajo e lirisë së fituar ishte një ndjesi e papërshkrueshme, të cilës ai as sot nuk është i aftë t’i japi një konotacion të formueshëm vetëm me fjalë, por ndjenja e lirisë atij i lexohet sido që të jetë në sy.
Kjo gjë ka bërë që në sytë e shqiptarëve të Kosovës, të mos vihen re shumë prej mangësive të pasluftës e kështu shpjegohen dhe mjaft prej prapambetjeve të vendit deri tani.
Por shqiptarët në këtë vend, ende po çmësohen me luftën dhe shtypjen e po mësohen me lirinë e të mirën.
Siç ky njeri, ky luftëtar e bashkëbisedues na thotë: “Kur s’e ke shijuar lirinë,s’ia di as vlerën”.
Ndërkohë ai na thotë i bindur,nga lartësia e eksperiencës së tij, se tashmë në Serbi edhe populli i thjeshtë nuk do t’ia dijë më për Kosovën, ndërsa edhe vite më parë persona kyç në Beograd e kanë ditur që Kosovën e kishin humbur, por përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga bisedimet e procedurat e heqjes dorë tashmë dhe “de jure” përveçse “de facto” nga Kosova.
Pyetjes sonë, në kishte qenë lufta zgjidhja më e mirë, ai na përgjigjet se kjo ishte e vetmja zgjidhje e mundur në ato rrethana.
Kjo pasi vetëm në fillim të viteve 90-të, si pasojë e nivelit të papranueshëm të shtypjes serbe, nga Kosova janë detyruar të largohen qindra-mijëra të rinj shqiptarë, gjë që solli në alternativën e rrezikshme që: “Mos kishte më kush të kapte armën për luftë”!
E mbyllim këtë bisedë me frazën që bashkëbiseduesi jonë,na jep si përgjigje ndaj pyetjes sonë lidhur me mendimin e tij për realitetin e sotëm në vendin e tij.
Na përgjigjet kështu: “Realiteti është ai që duhet të pranohet, jo ai që duhet të jetë”!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi