Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Bashkia e Tiranës, numër falas për denoncimin e dhunës në familje Empty Bashkia e Tiranës, numër falas për denoncimin e dhunës në familje

Fri 8 Mar 2013 - 14:01
Bashkia e Tiranës, numër falas për denoncimin e dhunës në familje IMG_4103

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të uruar 8 Marsin, duke vënë në dispozicion një numër falas për të denoncuar dhunën në familje.

Këtë nismë e ka bërë publike nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, e cila së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së, Zineb Touimi Benjelloun, ambasadoren gjermane Carola Müller Holtkemper dhe ambasadoren franceze, Christine Moro dhe së bashku me të tjera gra diplomate, udhëtuan sot në një prej autobusëve të qytetit, për të treguar solidaritet dhe mbështetje për reagimin publik ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ndërkohë që shumë gra e zonja festojnë, ne jemi këtu për të treguar se shumë zonja të tjera janë akoma duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe për këtë arsye, në bashkëpunim me UNDP-në dhe zonjat ambasadore e njëkohësisht me shoqërinë civile që ka qenë një ndër iniciuesit e kësaj iniciative, ne jemi përpjekur të bëjmë të dukshëm numrin e gjelbër që ka Bashkia e Tiranës, numër i cili është i disponueshëm për të gjitha zonjat që janë subjekt i dhunës.– u shpreh Nënkryetarja e Bashkisë znj. Tabaku.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, shumë linja të autobusëve qytetës të Tiranës mbartin mesazhin “Tirana kundër dhunës ndaj gruas” dhe bëjnë të ditura linjat telefonike falas ku mund të kërkosh ndihmë kundër dhunës në familje.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi