Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave  Empty Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave

Tue 19 Mar 2013 - 13:25
Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave  Lypes

Urdhri i nxjerrë disa muaj më parë për mbrojtjen dhe largimin e fëmijëve nga rruga ka mbetur vetëm në letër. Të vegjlit e komunitetit rom jo vetëm që detyrohen të shtrijnë dorën për të lypur, por dhunohen sistematikisht nga familjarët e tyre. Në të gjithë semaforët e Tiranës gjen me dhjetëra fëmijë të tillë. Ministria e Punës dhe ajo e Brendshme i bënë jo pak bujë urdhrit të përbashkët të firmosur nga dy drejtuesit e këtyre dikastereve. Mbrojtje 24 orë për fëmijët që lypin e punojnë në rrugë. Këtë parashikon urdhri i përbashkët. Me anë të urdhrit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të cilët janë të ekspozuar ndaj formave të abuzimit ndaj tyre”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimit social shtetëror duhet të marrin në mbrojtje të menjëhershme çdo fëmijë që gjendet në situatë emergjente. Urdhri parashikon që këto struktura të funksionojnë 24 orë në ditë dhe mbrojtja e fëmijëve të garantohet në çdo moment të ditës dhe të natës, menjëherë pas identifikimit të rastit abuziv. Urdhri përcakton gjithashtu se çdo fëmijë në rrezik, pas tërheqjes në mënyrë të menjëhershme nga rruga dhe strehimit të tij në një qendër publike sociale për fëmijë, duhet të referohet pranë njësive për mbrojtjen e fëmijës në njësinë vendore të vendbanimit apo Njësinë për të Drejtat e Fëmijëve në qark./panorama
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave  Empty Re: Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave

Tue 19 Mar 2013 - 13:38
Ketu sbehet fjale vetem per Romet por per popullsine e tere,,,Te vjen keq kur lexon te tilla deformime duke u munduar te nxjerrin ne pah si problem Romet si rrace e jo si nje problem i Shoqerise Shqiptare pergjithesisht...
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave  Empty Re: Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave

Tue 19 Mar 2013 - 14:06
Urdheri qenka bere per te gjithe femijet por s'eshte zbatuar as per Romet as per te tjeret...Nuk funksionon as policia e as sherbimet sociale....
Sponsored content

Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave  Empty Re: Fëmijët e rrugës, shkelet urdhëri i dy ministrave

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi