Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqit?! Empty Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqit?!

Sun 14 Apr 2013 - 20:47


Edhe një ‘margaritar’ të radhës e kanë nxjerrë mediat serbe lidhur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe takimet që po i zhvillon ai në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke e shikuar përkthyesen e Daçiqit, Tijana Vasilijeviq Damjanoviq.

Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqiq” – ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa fotografi nga takimi ‘i relaksuar’ në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim’.

Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës ‘e kishte shikuar përkthyesen e Daçiqit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”. “Derisa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiqit, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë. /Zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi