Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Empty Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks

Sun 12 May 2013 - 1:37
Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Jorida_RustemiPsikologija e njohur, Jorida Rustemi ka denoncuar në polici nje 26-vjeçar nga Ballshi I cili e ka persekutuar për mëse një vit. Kështu, nëpërmjet kallëzimit të saj në polici mësohet se Kreshnik Maksim Mehmetaj që prej verës së vitit 2012 e ka shqetësuar Rustemin nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve, rrjetit social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj madje i ka kërkuar deri lidhje intime.

“Jorida Rustemi, e datëlindjes 24.11.1978, lindur dhe banuese në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, me arsim të lartë dhe e padënuar, ka sqaruar se personi e ka shantazhuar me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të. Që nga shtatori i vitit 2012, i dyshuari Mehmetaj i ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe me telefon dhe email-e Jorida Rustemit, të cilat janë deklaruar si shqetësuese nga ana e saj”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Empty Re: Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks

Tue 14 May 2013 - 13:27
Lirohet manjaku nga Vlora që i kërkon seks Jorida Rustemit, psikologia kërkon sërish ndihmë në polici
Pas lirimit të 26-vjeçarit nga Vlora, Kreshnik Mehmetaj, psikologia e e njohur Jorida Rustemi ka kërkuar për herë të dytë ndihmë nga Policia e Tiranës. Kështu sipas saj, i riu vlonjat vazhdon sërish ta shqetësoje në telefon, këtë herë në formë hakmarrje për denoncimin e parë që ajo i ka bërë. Sipas denoncimit te pare, Kreshnik Maksim Mehmetaj që prej verës së vitit 2012 e ka shqetësuar Rustemin nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve, rrjetit social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj madje i ka kërkuar deri lidhje intime.

“Jorida Rustemi, e datëlindjes 24.11.1978, lindur dhe banuese në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, me arsim të lartë dhe e padënuar, ka sqaruar se personi e ka shantazhuar me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të. Që nga shtatori i vitit 2012, i dyshuari Mehmetaj i ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe me telefon dhe email-e Jorida Rustemit, të cilat janë deklaruar si shqetësuese nga ana e saj”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e pare penal. Ndërkaq, gjykata e ka cilësuar si një person që nuk përbën rrezikshmëri dhe e ka lënë të lirë. /alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Empty Re: Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks

Wed 15 May 2013 - 13:23
Flet 26 vjeçari vlonjat: Ja pse iu “ngjita” nga pas Jorida Rustemit!
Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Jorida_Rustemi
Kreshnik Mehmetaj, i riu nga Vlora i cili ishte i fiksuar pas psikologes së njohur, Jorida Rustemi, ka folur në një intervistë mediatike për përndjekjen që i ka bërë për pothuaj një vit. Ai pranon se e ka shqetësuar 34 vjecaren por pa i kaluar caqet dhe gjithcka ka qenë pasi ka ndjenja për të. Megjithatë përsa i përket padisë së dytë ai shprehet se nuk ka pasur arsye, pasi ai nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj psikologes. Sipas tij, ai i ka telefonuar asaj për t’i kërkuar falje për të gjitha shqetësimet që i kishte sjellë.

“Unë nuk kisha asnjë dijeni që ajo më kishte denoncuar sërish për herë të dytë. Mendova se u mbyll ajo histori pas kallëzimit të parë dhe i kam telefonuar thjesht për respekt dhe për t’i kërkuar falje. Gjithashtu do i premtoja që nga ana ime ajo nuk do kishte asnjë lloj shqetësimi më herë tjetër tani e tutje.”, është shprehur 26 vjecari i cili që prej datës 2 maj është i detyruar të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës çdo ditë të hënë, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”./alb-observer.com/
Sponsored content

Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks Empty Re: Manjaku nga Ballshi persekuton Jorida Rustemin, e ndiqte që prej një viti duke i kërkuar seks

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi