Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vihet në dyshim origjina e shtatores së Enver Hoxhës, që disponon Partia e Punës së Riorganizuar Empty Vihet në dyshim origjina e shtatores së Enver Hoxhës, që disponon Partia e Punës së Riorganizuar

Mon 10 Jun 2013 - 14:30
Vihet në dyshim origjina e shtatores së Enver Hoxhës, që disponon Partia e Punës së Riorganizuar 68818_3nës së Riorganizuar
10 Qershor, 2013 | Postuar në: Kulture | Shkruar nga: TemA
Επιλογή γλώσσας​▼

Shtatorja e Enver Hoxhës, realizuar nga Odise Paskali dhe Janaq Paço duket se ka mbirë nga hiçi. Aktualisht ajo posedohet nga Partia e Punës së Riorganizuar e Marko Dajtit dhe mund të zënë vend në një shesh të Tiranës, me të dhënë lejen këshilli bashkiak i Tiranës.

Busti i Enver Hoxhës që aktualisht posedohet nga Partia e Punës së Riorganizuar e Marko Dajtit, e ka të paqartë origjinën pasi institucionet shtetërore nuk pranojnë të ketë qenë pjesë e fondeve të tyre.

Zëdhënësja e Galerisë Kombëtare të Arteve, Malva Tasho, ka deklaruar zyrtarisht se vepra në fjalë nuk ka qenë kurrë në galeri.

“Ne nuk kemi pasur kurrë një vepër të tillë në fondet tona. Kemi disa shtatore të Hoxhës, që janë realizuar nga Paskali, por asnjëra prej tyre nuk është në bashkautorësi me një skulptor tjetër”, tha Tasho.
Shtatorja që posedojnë komunistët, për nga përshkrimi ngjan me një vepër që ruhet, ose ka qenë pjesë e muzeut të luftës në Gjirokastër. Sipas drejtores së Muzeut të Armëve në Gjirokastër, Teuta Kallajxhi, një shtatore të Enver Hoxhës, si ajo e komunistëve, e kanë në inventar dhe në magazinë.

“Ne e kemi ende një objekt të tillë, por nuk më kujtohet autori i saj, apo autorët. Nuk besoj se është shtatorja jonë”, tha jo.

Nga ana tjetër, çdo vepër arti, sipas ligjit të trashëgimisë, duhet të jetë e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, pavarësisht kohës kur është realizuar. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as busti i Hoxhës.

Jaho Brahaj, specialist pranë kësaj qendre, ka konfirmuar për “GSH” se ajo nuk është e regjistruar.

“Ne nuk e kemi të regjistruar atë vepër të Paskalit e Paços. Sipas ligjit, çdo vepër duhet të kartelizohet tek ne, pavarësisht kohës kur është krijuar. Poseduesit duhet të paraqiten tek ne për regjistrimin e saj“, thotë Brahaj.

Ai kujton se mbas 1990-ës, doli një urdhër që kërkonte që të gjitha skulpturat apo veprat e artit, që hiqen nga sheshet e institucionet për qëllime politike, duhet të dorëzohen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

“Urdhri kërkonte që veprat si ajo e Hoxhës duheshin dorëzuar nëpër institucione nga të gjithë, pavarësisht se ku kishin qenë më herët, që të bëheshin pjesë e fondeve të kohës. Në rastin e shtatores për të cilën ju pyesni, nuk është respektuar ky urdhër. Është për t’u vënë në dyshim shumë origjina e skulpturës së Paços dhe Paskalit“, deklaron Brahaj,/A.XHgazetatema
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi