Arkeologët zbulojnë qytezën Maja në xhunglën meksikane
Sat 22 Jun 2013 - 15:12
Një skuadër arkeologësh kanë zbuluar një qytet të lashtë të civilizimit Maja që kishte qëndruar e fshehur për shekuj me radhë në pyjet e dendura në Meksikën lindore, brenda një rezervati të vërtetë natyror.
Sipas Reuters, ekipi i arkeologëve, i drejtuar nga Ivan Sprajc, një profesor i asociuar në Akademinë Sllovene të Shkencës dhe Artit, e pagëzuan këtë qytezë me emrin “Chactun”, që do të thotë “Gur i Kuq” ose “Gur i gjerë”.
Arkeologët zbuluan 15 piramida, mure të gurta, sheshe dhe struktura të tjera që janë karakteristika të qytetërimit Maja, përfshirë edhe një piramidë të lartë 23 metra. Ata presin që një zbulim i tillë të hedhë dritë rreth mënyrës se si ky civilizim u zhduk rreth mijëra vjet më parë.
Chactun është i shtrirë në një sipërfaqe prej 22 hektarës h dhe gjendet rreth 120 kilometra në perëndim të qytetit Xpujil. Përpara se të binin në gjurmët e tij, arkeologët ishin duke fotografuar pamjen e mrekullueshme të xhunglës, më pas ata kaluan 6 javë për të sajuar një rrugë rreth 10 milje të gjatë përpara se të mbërrinin në qytetin e humbur.
/ Top Channel
- Arkeologët zbulojnë varrin e “Mona Lisa”
- Arkeologët thyejnë mitin e njëbrirëshit, zbulojnë folenë e tyre!
- Befasohen arkeologët, zbulojnë dhemb të mbushur me moshë 6.500-vjeçare!
- Arkeologët befasohen, zbulojnë strukturë misterioze gjigande më të madhe se sa piramidat e Egjiptit
- Vodkë meksikane me shqiponjë e Shqipërisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|