Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri Empty Në 24 orë, 6 000 kosovarë në Shqipëri

Sun 23 Jun 2013 - 12:28
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri.

“Përsa i përket fundjavës, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth 3 mijë automjete dhe 6 mijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, deklaroi oficeri i policisë, Ismed Hodaj, në mesditën e së shtunës, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim, transmeton "Top Channel".

Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Mundësi manipulimi

Ndërsa pak orë më parë gazeta e përditshme kosovare, ‘Express’ bëri të ditur se qeveria shqiptare do të përdorë nesër turistët për manipulimin e zgjedhjeve. Turistët do të përdoren në vend të disa kosovarëve që tashmë kanë marrë shtetësi shqiptare.

"Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turistë. Thelbi qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera", ka thënë një burim qeveritar për të përditshmen kosovare 'Express'.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi