Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e Shqipërisë Empty Shtetasit e Kosovës përjashtohen nga shtetësia e Shqipërisë

Fri 5 Jul 2013 - 13:56
Vendimi më i fundit i qeverisë ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkomasit që jetojnë në hapësirën Shengen. Prej këtij procesi përjashtohet Kosova. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shqiptarët e Kosovës janë banorë të një shteti të pavarur.

"Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit, transmeton AS. Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë", tha kryeministri.

Aplikimet për ata që dëshirojnë nënshtetësinë do të nisin në 1 gusht, që përkon edhe me rritjen e fluksit të emigrantëve për pushime në atdhe.



P.S. Dukët që Kryminstri i Shqiperis në largim, Sali Berisha gjith at blof që beri për Bashkimin e Shqiptarve në Shkup sebashku me Hashim Thaqin dhe Ali Ahmetin e ka bere vetem për fushaten zgjedhore që kaloj ditët që shkuan, të thuash që Shqiptaret.

Të thush se rruga dhe udhrrefyesi për Shqiptaret e Kosovës duhet të jte Brukseli dhe jo Tirana, esht Idiotizem dhe Antikombtare, Shqiptaret duhet njeher e përgjithmon të krijoin Politika që u shkojn përshtati qëllimeve Kombtare andej dhe kendej Kufirit dhe shume gjera me Brukselin duhet te jene vetem diplomatike dhe juridike dhe në shume raste vetem formalizem.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi