Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Porosi, udhëzime dhe mendime mbi jetën Empty Porosi, udhëzime dhe mendime mbi jetën

Mon 27 Dec 2010 - 17:01
Porosi, udhëzime dhe mendime mbi jetën Këshilla dhe mendime me anë të cilave e bëjmë jetëm e lumtur e pa brenga


1. Është e mundur të ndryshojmë krejtësisht jetën duke ndryshuar sjelljet tona.

2.Fati qëndron një jetë të gjatë, vetëm atëherë kur e çmojmë, e zgjasim, dhe nëse dijmë se si ti përsërisim gëzimet e jetës.

3. Një njeri i vetëm mund të na pengoj në shkurjen atje ku kemi dashur të mbërrijmë.

4. Periudha e urimeve është rast i volitshëm për të rifilluar marrëdhëniet, duke informuar qeniet më të dashura dhe duke iu dërguar lajme dashurie.

5. çështë bërë njëherë nuk mund të zhbëhet më. Duhet pranuar njëherë e përgjithmonë dhe ti jepet fund së ardhuri keq për atë çka nuk ka qenë e mundur të bëhët ashtu si kemi dëshiruar.


6. Shumica e halleve tona janë cikërrima që mund të rregullohen aq shpejt sa janë paraqitur: rrëmuja në shtëpi, pengesa në qarkullim, vonesa, pagesë faturash, një grindje kalimtare. Ti pranojmë këto ndodhi me mospërfillje, si rrjedhë normale e jetës. Atëherë do të ishte e mundshme ta ruajmë disponimin për çfarëdo që të ndodhë.

7. Është fat i madh që ti bëjmë të tjerët të lumtur për inat të halleve të tyre.

8. Është vëmëndja që ia kushtojmë cikërrimave prej të cilave mvaret suksesi i jetës.

9. Buzëqesh! Bile pa arsye. Buzëqesh edhe atëherë kur qëndrimi i të tjerëve në pikëpamjet tona ndryshon. Sepse asgjë tjetër s'ka më së shumti që të zbut se sa një buzëqeshje.

10. Të planifikosh ditën dhe të organizosh përparësit e saja, mundëson ta lehtësosh vetvetën. Kështu mëndja lirohet, bëhet më e mprehtë dhe më krijuese Atëherë mund të mendojmë me gjakftohtësi dhe të shkojmë përpara në drejtim të duhur.


11.Mos synoni shumë lartë, e shumë shpejt. Në këtë mënyrë rrezikojmë që të mos arrijmë objektivat dhe të mbesim i zhgënjyer. Më së miri është që të veprohet nëpër etapa, së pari të caktohen qëllimet shkallë-shkallë. Sepse çdo fitore e vogël përgatit një fitore të madhe.

12. Përballë një dileme, mundohuni që të mos kundërveproni i rrëbyer.Tërhiquni për të bërë të dukshme pasojat e vendimeve. Edhepse kushton shumë më shtrenjtë në atë moment, zgjidhe gjithmonë atë që shkon në drejtim të qëllimeve tuaja.

13. Kurrë mos u dëshproni, sepse në kujtimet tona disfatat e vogla mund të dalin një ditë një fitore e madhe
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi