Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ajo i dha udhëzime, ndërsa ai i shpëtoi jetën! Empty Ajo i dha udhëzime, ndërsa ai i shpëtoi jetën!

Thu 30 Aug 2012 - 15:09
Edhe pse duket si përrall, është një histori e vërtet!Ty Warner, pronari i shoqërisë Ty Warner Inc. Që prodhon Beanie Babies, kishte “humbur” nëpër rrugët e Santa Barbara të Los Angeles dhe vendosi të futej në një parking për të kërkuar ndihmë. Aty gjeti Jennifer Vasilakos.Ajo, citon alb-observer.com, ndodhej në parking sepse po ndante disa fletushka reklamash. Mundohej me këtë mënyrë të mblidhte para për një terapi për trajnimin e qelizave embrionale. Ajo vuante nga një sëmundje e rrallë në veshka dhe se ishte e vetmja mënyrë për t’u shëruar, kështu i kishin thënë mjekët.

Në Amerikë, transplantimi është ndaluar për shkak të historikut të rëndë të kancerit të lëkurës. Kështu, Jennifer vendosi të gjejë mënyra se si të grumbullonte sa më shumë para dhe filloi të shpërndante fletushka reklamash, me qëllim që të udhëtonte jashtë SHBA-ve ku dhe lejohej kjo terapi që të shërohej.

Por, kur miliarderi e pyeti atë se nga duhej të shkonte, ajo nuk e refuzoi atë, përkundrazi u tregua e gatshme ta ndihmonte dhe e bëri, shkruante Huffinton Post duke i ofruar udhëzime.
Atëherë, ai i dha asaj në moment një çek 50 dollarësh amerikanë dhe i premtoi se do të “rikthehej” së shpejti me më shumë.Ajo i dha udhëzime, ndërsa ai i shpëtoi jetën! Jenifer-Ly-300x195Dhe kështu bëri, nuk e shkeli premtimin e tij. Pak kohë më vonë, Jennifer mori me post një tjetër çek me shumën prej 20.000 dollarësh dhe plasi në të qarë…

Pas një procedure “burokratike”, që të siguroheshin se çeku nuk kishte rënë në duar të gabuara, autoritetet përkatëse i lejuan asaj të marrë parat.

Nga ana e tij, citon alb-observer.com, miliarderi amerikanë, shpjegoi me anë të një njoftimi me shkrim se dhurata e tij, pra gjesti human, nuk i përkiste vetëm Jennifer, por ishte një tentativë për sensibilizimin e njerëzve ndaj alternativave të ndryshme për terapinë e qelizave embrionale./alb-observer.com/Ajo i dha udhëzime, ndërsa ai i shpëtoi jetën! Ly-300x224
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi