Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Fotografia që më shpëtoi jetën" Empty "Fotografia që më shpëtoi jetën"

Sat 3 May 2014 - 14:51
Rrëfim, marrë nga "DailyMail""Në vitin 2011 unë bëra një “selfie”, e cila më shpëtoi jetën. Në fakt, ajo ishte një fotografi e frikshme, pasi tregonte masën e plotë të trupit tim. Fotografinë ia dërgova një shoqeje për humor, por kur e mendova mirë atë që kisha bërë, imazhi i trupit tim më “goditi”. Unë duhet të ndryshoja. Mirëpo në fillim nuk e kisha idenë se misioni do të përfshinte mijëra foto të tjera dhe krijimin e një reviste të re, të quajtur “Man V Fat”. Stresi i punës dhe i familjes (kisha dy djem për të cilët duhet të kujdesesha), më ndikuan në shtimin e jashtëzakonshëm në peshë. Zgjedhjet e mia ushqimore përfshinin ushqime si sanduiçe, patate të skuqura, çokolaltë dhe birrë. Për shkak të këtyre zhvillova fibrilacion trial (një ritëm zemre të çrregullt, i cili përmban rrezikun për ishemi). Po ashtu nuk luaja më asnjë lloj sporti dhe besimi im kishte rënë përtokë.
"Fotografia që më shpëtoi jetën" BeG4hfA"Fotografia që më shpëtoi jetën" B1jGHCD"Fotografia që më shpëtoi jetën" U3TgbcN
Ajo “selfie” më bëri të mendohesha dhe të vendosja se duhej ndryshuar gjendja, mirëpo ajo për të cilën nuk isha përgatitur, sipas industrisë së rënies në peshë, ishte se “burrat nuk mbajnë dietë”. Pavarësisht përpjekjeve që bëra, nuk munda të gjej diçka që mund të më ndihmonte, një person normal që të më këshillonte për rënien në peshë. Dietat, revistat dhe grupet e rënies në peshë ishin vetëm për femra.

Unë u përfshiva në disa kurse për rënie në peshë, por aty kishte vetëm gra. Ajo që mësova ishte se në vend të fjalës “dietë”, për burrat duhej përdorur termi “të bësh trup”. Në vend të këshillave për reduktimin e ushqimit dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme, unë u bombardova me mesazhe mbi “si të bëhem muskuloz” dhe të “bëj shpatulla të gjera”. Fillova të vrisja mendjen se sa shumë burra të tjerë mund të ishin bombarduar me mesazhe të tilla.

Unë rashë në peshë me një ritëm të ngadaltë, duke bërë gjithnjë e më tepër zgjedhje të shëndetshme. Mësova për ushqimet dhe shkencën e rënies në peshë. Kur arrita në peshën ideale, ndihesha si një njeri i ri, nuk më shqetësonin më fotografitë dhe fillova të ushtroj jogën dhe të shkoja në palestrën lokale.

Mirëpo unë nuk mund ta injoroja faktin që shumë burra ishin “të braktisur” në shpresat e tyre për t’u dobësuar, ndaj krijova biznesin tim “Man V Fat”, një revistë dixhitale që mbështet dhe bën fushatën për dobësimin e meshkujve. Numri i parë del në maj dhe përmban gjithçka që u nevojitet meshkujve për rënien në peshë.

Në Britani, janë rreth 20.4 milionë burra mbipeshë ose obezë dhe sipas parashikimeve, më tepër se gjysma e tyre do të bëhen obezë në vitin 2030. Kjo është çështja kryesore e shëndetit publik, për të cilën duhet të bëjmë diçka. Miliona jetë mund të shpëtohen duke përmirësuar mbështetjen që mund t’u jepet atyre."
"Fotografia që më shpëtoi jetën" KVuPd3Q"Fotografia që më shpëtoi jetën" Zf5gfDE"Fotografia që më shpëtoi jetën" Pjki2EI
Andrew Shanahan, 36 vjeç, Angli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi