Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fakte historike:Tërmeti i 1963-ës, ja si maqedonasit pastruan shqiptarët nga Shkupi Empty Fakte historike:Tërmeti i 1963-ës, ja si maqedonasit pastruan shqiptarët nga Shkupi

Fri 19 Jul 2013 - 13:20
Autoritetet sllave kanë përdorur tërmetin katastrofal të 1963 për të larguar shqiptarët nga Shkupi, kështu flasin dokumentet e arkivuara historike.
Fakte historike:Tërmeti i 1963-ës, ja si maqedonasit pastruan shqiptarët nga Shkupi BF2BF64E8D1D15AF17356E9E3CDF45ED
Autoritetet sllave kanë përdorur tërmetin katastrofal të 1963 për të larguar shqiptarët nga Shkupi, kështu flasin dokumentet e arkivuara historike.
Këtë e thanë sot historianët shqiptarë në tryezën e rrumbullakët me teme ‘Fytyra e Shkupit para dhe pas tërmetit, të cilën e organizoi Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, në prag të shënimit të 50 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup.
Nebi Dervishi, historian foli për mënyrën se si maqedonasit shfrytëzuan fatkeqësinë për të pastruar Shkupin nga shqiptarët.
‘Deri në vitin 1963 Shkupi ka qenë me numër më të madh shqiptarësh në trevat shqiptare, pas tërmetit të 26 Korrikut ndihmat që i afrohen nga bota e civilizuar pas katastrofës kanë theksuar qartë se strukturat maqedonase pastruan qytetin e Shkupit nga shqiptarët me zëvendësimin e tyre me sllavë. Pra pas tërmetit të 26 korrikut filluan të shkojnë shqiptarët në Anadolli, dhe paralelisht me këtë filloi migrimi i maqedonasve në Shkup. Për këto flasim dokumentet zyrtare të kohës që rruhen në arkivin e shtetit’ tha Dervishi.
Zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror, Qerim Lita, tha se Shkupi me rrethinë në vitin 1945 numëronte 145.260 banorë, ndërsa vetëm qyteti 67.743 banorë. Numri më i madh i këtyre ishin shqiptarë, apo popullsia shqiptare përbënin 47 për qind.
‘Po të bëjmë një dallim të regjistrimit të popullatës në vitin 1948 dhe 1953, shpesh herë histografia maqedonase kur flet për numrin e shqiptarëve në Maqedoni e mohon regjistrimin e 48 por mbështetet në atë të 53-ës që ka qenë i falsifikuar, imponuar për shkak të marrëveshjes mes Josip Broz Titos dhe ambasadorit të atëhershëm turk Kypryli. Sipas kësaj marrëveshje ishin parapa të shpërngulen nga këto vise 400.000 mysliman, shqiptarë’ u shpreh Lita.

Sipas dokumenteve të Arkivuara që i shpalosi Lita, ja se si ka qenë numri i popullatës në vitin 1948 dhe si është ndryshuar në 1953-ën.
Ja si ishte dallimi në katër Komuna të rrethit të Shkupit


Regjistrimi 1948

Butel; maqedonas 7408, shqiptarë 4755, turq 14
Draçeva; maqedonas 7763, shqiptar 7006, turq 178
Rakotinci; maqedonas 8467, shqiptarë 2494, turq 60
Gjorçe Petrovi; maqedonas 5549, shqiptarë 12443, turq 48
Do të thotë në Komunat për rreth Shkupit kishte 29.087 maqedonas, 26.698 shqiptar dhe 300 turq, të dhëna zyrtare të regjistrimit të vitit 1948.
Regjistrimi 1953

Buteli – maqedonas 8480, shqiptarë 2953, turq nga 14 dolën 2204
Draçeve- maqedonas 5238, shqiptarë 5745, turq 5195
Gjorçe Petrov- maqedonas 7382, shqiptar 8827, turq 4783 (pra nga 48 turq, dolën mbi 4700)
Rakotinci -5554 maqedonas, shqiptar 1362, turq 4538
Gjithsej, maqedonas 26654, shqiptar 18887 dhe turq 16720./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi